Drejtësi me kunatin e Mimit, kunatin e Xhafajt, vëllain e Gjermenit, motrën e Ballukut

0
414
Drejtësia e re

Faktor.al, 14 nëntor 2019

Socialistët e kundërshtojnë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit për gjyqtare kushtetuese, jo duke i bërë vërejtje profesionale, por ngaqë sipas tyre bashkëjeton me demokratin Enkelejd Alibeaj. Por brenda socialistëve ka disa raste të ngjashmë, që janë akuzuar, por që gëzojnë postet, si kreu i KLP-së Gent Ibrahimi që është kunat i Mimi Kodhelit, apo kunati gjyqtar i Xhafajt, e deri tek vëllai i Eglantina Gjermenit.

Qysh prej seancës së të hënës, socialistët kanë akuzuar Marsida Xhaferllarin si të papërshtatshme për të qenë gjyqtare kushtetuese.

Socialistët nuk kanë paraqitur ndonjë vërejtje mbi formimin e Xhaferllarit, e cila ka një karrierë të gjatë si ish drejtuese e kodifikimit në ministrinë e drejtësisë apo kryesipektore e Këshillit të Lartë Drejtësisë. Mëkati i vetëm që i përmendet, është jeta e saj sentimentale. Madje për këtë, Arta Marku dhe Ardian Dvorani, i kanë vënë pikë minimale në vlerësim, duke e renditur të fundit në vakancën ku kandidon së bashku me Arta Vorpsin.

Por socialistët nuk janë mbas në sisteminin e të afërmve të tyre në sistemin e drejtësisë, dhe disa herë janë akuzuar nga opozita, por nuk ka ndryshuar asgjë.

Gent Ibrahimi drejton tani Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai është i martuar me motrën e Mimi Kodhelit dhe demokratët e kanë cilësuar emërimin e tij në qeverinë e prokurorëve si një dëshmi e kapjes së drejtësisë nga PS.

Fatmir Xhafaj është akuzuar herë pas herë për vëllain e gruas së vetë, Sokol Berberin, që arriti të bëhej gjyqtar Kushtetues.

Po ashtu Xhafaj është akuzuar që bashkëpunëtorin e tij të vjetër kur ishte ministër i drejtësisë, Ardian Dvoranin, e mbështeti duke e mbajtur si gjyqtar të lartë jashtë mandatit e duke e vendosur në krye të KED-së.

Rastet nuk mbarojnë këtu. Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, është aktualisht Avokat i Shtetit. Metani njëkohësisht kandidon për një nga postet më të rëndësishme të drejtësisë së re, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Edhe për këtë, opozita nuk i ka kursyer akuzat.

Familjarët e ministrave socialistë nuk mungojnë as në trupën e vettingut.

Pamela Qirko, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe njëherazi është motra e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. /abcnews.al