Duhet të lindë një Kosovë shumë më ndryshe

0
87
Prishtina

Skënder MULLIQI

Sot në Kosovë, menquria dhe guximi iu ka mbetur një kategorie bukur të vogël. Dihet, së truri dhe menquria janë pakicë, kurse budallallëku shumicë! Kështu ndodhë kur nuk dimë dhe as nuk dëshirojmë ta kujtojmë të kaluarën tanë. Gjithëçka që është e mirë duhet përvetësuar, kurse çka është e ërrët duhet groposur sa më thellë. Nuk ka gjë më tragjike për një shtet dhe për një komb kur model bëhën banditizmat ! Kosova është bërë hapësirë e lëshuar, është bërë hapësirë e kaosit..!

Populli për shumë kohë u mbajtë në gjendje të frikës për të ardhmën. Po dominojnë në shoqërinë tonë më shumë hajnitë dhe korrupcioni, të cilat i legalizuan regjimet që i patëm. Nuk patëm strategji të qartë së si të ecët përpara. Nese populli u detyruan t’i mbajnë maskat kundër pandemisë, politikanët moti i kan hequr ato, duke paraqitur fytyrën e tyre të ftoftë si akulli! Në Kosovë po dominojnë paknaqësitë e mëdha.

Do të duhej të bëhën ndryshime sistematike, që jetësa të mbrohet nga pa përgjegjësia! Çmimi i mos përgjegjësisë dhe kriminalitetit është shumë i lartë. Mungesa e guximit dhe empatia shumicën e ka lënë në terr. Errësira mbi Kosovën hiqët kur shumica levizin fuqishem përpara për të bërë ndryshime pozitive.

Duket së ende nuk ka ardhur ajo kohë. Duhet të lindë një Kosovë më ndryshe. Një Kosovë në të cilën bëhët një jetë e vërtetë, një jetë shumë më active shoqërore politike, që do të ishte hap revolucionar në realicion më 20 vitet që i lamë mbrapa….!