DY KUPTIME TË NACIONALIZMIT

1
295
Nikë Gashaj

Nikë Gashaj

Shpërbërja e federatave socialiste evropiane, luftërat ndëretnike të viteve 1990 në ish Jugosllavi, tensionet ndëretnike në një numër vendesh të Europës Perëdimore, ngritën pyetjen se si të dallohen lëvizjet nacional-emancipuese nga secesionizmi, ndjenjat kombëtare dhe respektimi i vlerave kombëtare nga shovinizmi, domethënë nga shfaqje e intolerancës dhe urrejtjes ndaj kombeve të tjera. Me një fjalë, si të dallojmë parimin kombëtar si një formë(moderne) e  formimit(organizimit) të bashkësisë njerëzore nga nacionalizmi si një ideologji e”gjakut dhe tokës”.

Kjo pyetje, nuk është plotësisht e thjeshtë pasi në literaturë ekzistojnë dy mësime të plota të nacionalizmit. Disa autorë, veçanërisht nga ish Jugosllavia, e kuptojnë termin nacionalizëm ekskluzivisht në konotacionin negativ, siç janë shovinizmi,  hegjemonia, unitarizmi nacional.

Megjithatë, në vender e Evropës Prëndimore, termi nacionalizëm përdoret në kuptimin negativ dhe pozitiv. Ajo që kuptohet në Ballkan si një ndjenjë kombëtare, në Perëndim konsiderohet si nacionalizëm në një kuptim pozitiv.

Filozofi i mirënjohur kroat Millan Kangrga i gjen rrënjët epistemologjike të nacionalizmit etnik në “ngritjen e veçorive në nivelin e përgjithësisë”. Këtu, vetem individualiteti dhe veçoritë rriten si vlera të vetme. Ndërgjegja nacionaliste, thotë ai, këmbëngul në veçoritë kundër gjeneralitetit si universaliteti i njerëzimit, i drejtuar vetëm nga ajo e vetja (thjesht e lindur, klanore dhe fisnore dhe e mbyllur në vetvete), dhe kundër gjithçkaje tjetër dhe të ndryshme.  Me anë të kësaj, njeriu është më afër llojve të kafshëve, se sa racës njerëzore”.

Dy llojët e nacionalizmit rrjedhin nga natyra e dyfishtë e vetë kombit. Është një formë e emancipimit dhe një formë e tjetërsimit. Që kombi nuk është apriori prodhues i shovinizmit dhe hegjemonisë konfirmohet nga shembuj të sjelljeve të ndryshme të Italisë dhe Gjermanisë në situata të ndryshme historike. Këto dy vende, midis dy luftërave botërore, kishin sisteme totalitare, ndoqën një politikë të nacionalizmit agresiv dhe racizëm. Ndërsa sot ato janë në majën e vendeve demokratike.

Nacionalizmi, pra nuk është  apriori as i mirë as i keq. Domethënë mund të jetë edhe i mirë dhe i keq. Ai uk është gjithmon vetëm pozitiv dhe as nuk është gjithmonë negativ. Për shembull, kemi nacionalizmin ekstrem, shovinist në fushatën koloniale të luftës së Ushtrisë së Jugosllavisë , apo të Serbisë në sulmin e armatosur në Kosovë në vitet 1998-1999, si dhe krimet masive dhe spastrimi etnik i popullatës shqiptare në Kosovë. Ajo ka pas të bëj me një katastrofë humanitare të rrezikimit masiv të të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë, për çka ka intervenua dhe NATO. Ajo paraqet një nacionalizëm si ideologji fashiste dhe ideologji okupuese  “e gjakut dhe tokës”.

Në anën tjetër kemi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka pëfaqësuar një luftë mbrojtëse, dmth. mbrojtja i mbijetesës të popullit shqiptarë në Kosovë, si dhe mbrojtja e lirisë e pavarësisë kombëtare dhe territoriale të Kosovës. Andaj, nacionalizmi i shqiptarëve në Kosovë ka kuptim të nacionalizmit mbrojtës të jetës, lirisë, pavarësisë nga lufta dhe politika imperiale serbe. Pra, nacionalizmi në Kosovë ka rol çlirimtar, i cili i ka sherbyer qëllimit të barazisë kombëtare dhe fitimit të lirisë dhe demokracisë.

Më tej, nacionalizmi nuk ka të njëjtën kuptim për anglezët dhe për komunitetin katolik të Irlandës së Veriut. Për popujt e Amerikës së Jugut, nacionalizmi ka një kuptim mbrojtës, ndërsa nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai mund të interpretohet si anti-amerikanizëm, anti-globalizëm, madje edhe si anti-demokraci.

Prandaj, nacionalizmi nuk është i njëanshëm, i thjeshtë dhe gjithmonë i njëjtë, pavarësisht nga hohërat e ndryshme dhe rrethanat historike. Sipas disa autorëve proceset e modernizimit dërgojnë nacionalizmin në histori. Sipas autorëve të tjerë( Karl Deutsh, Ernest Gelner), janë pikërisht proceset e modernizimit ato që inkurojnë ringjalljen e nacionalizmit.

Teoricienti i njohur Will Kimllika argumentoi se proceset e institucionalizmit dhe konsolidimit të normave liberal-demokratike nuk ulin rëndësinë e identiteteve etnokulturore në shoqëri. Përkundrazi, ato madje janë intensifikuar në Perëndim, pavarësisht nga efektet e demokracisë(Kvebek në Kanada, Flamanci në Belgjikë, Baskët dhe Katalonasit në Spanjë, etj.).

Prandaj, shkaqet e nacioalizmit të orijentimit shovinist(etnonacionalizmit) nuk duhet të kërkohen te kombi në vetvete, por të rrethanat e ndryshme brenda shteteve të veçanta kombëtare. Së pari, në pabarazinë e kolektiviteteve kombëtare, dmth. në shtypjen e identitetit të kombësive individuale brenda shteteve të përbëra nacionale. Por mund të supozohet me siguri të konsiderueshme se në vendet me zhvillim të vonuar kombëtar,  në të cilat  klasa qytetare(civile) dhe vetëdia qytetare janë  në fillimet e tyre, ka theks më të madh etnik sesa në demokracinë, dhe se ka mundësi më të mëdha që çëshja kombëtare të shëndërrohet në një nacionalizëm agresiv dhe shovinizëm(shembuj janë luftërat etnike të vitit 1992 në territorin e ish -Jugosllavisë).

Përfundim:  në teorinë politike ka pajtim për dallimin midis nacionalizmit etnik(shovinizmit) dhe parimit kombëtar emancipues. Nacionalizmi kuptohet në dy mënyra themelore: si ideologji e emancipimit kombëtar dhe barazisë së popujve në një anë, dhe si ideologji e “gjakut dhe tokës”, si shovinizëm dhe rasizëm, në anën tjetër.

Domethënë, të gjitha ato përmbajtje sikurse janë intoleranca etnike, spastrimi etnik, shovinizëm dhe të ngjajshme, janë shënuar si etnonacionalizëm në mjediset e Evropës Perëndimore ose nacionalizmi në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Na duket racionale për arsye kategorike dhe historike, që varësisht nga qëllimet kombëtare dhe cilat metoda të realizimit të tyre janë në përdorim, dallohen nacionalizmi nacional-emancipues dhe nacionalizmi etnik(etnonacionalizmi).

Ky lloji i dytë i nacionalizmit, Habermas e quan fundamentalizëm, i cili, meqënëse çon në në intolerancë, është i papajtueshë me kushtetutën e një shteti demokratik.

Shtrohet pyetja: cilat mund të jenë karakteristikat themelore të nacionalizmit të prejardhjes emancipuese? Ato janë:  dashuria për vlerat kombëtare të popullit të vet dhe respekti për vlerat e popujve të tjerë;  hapja ndaj botës dhe hyrja në asociacione integruese; hapja ndaj proceseve të modernizimit dhe demokratizimit;  pavarësia dhe barazia në marrëdhëniet midis popujve  dhe gatishmëria për të zgjidhur mosmarrëveshjet me kombe e tjera ekskluzivisht me mjete paqësore, duke lidhur liritë e brendshme të qytetarëve me liritë e jashtme të kombit; hapja për bashkëjetesë me  nacionalitete të ndryshme (multikulturalizmi).

Të cilat mund të jenë karakteristikat e etnonacionalizmit: madhërimi i vetvetes dhe poshtërimi i popujve të tjerë; gjuhë urretjeje, fajëson kombet e tjera dhe botën e jashtme për të gjitha fatkeqësitë e  e popullit të tij”(teoria e komplotit); lufta për territoret; spastrim etnik; “ hapësirën e jetesës së kombit të vet e kërkon në varrezat e një kombi tjetër”; identiteti i individit zvogëlohet në një dimension të vetëm, në origjinë etnike; neveri ndaj demokracisë, prirje për tirani; të drejat kolektive mbi të drejtat dhe liritë individuale, etj.

1 KOMENT

  1. Ajo çka ju e quani nacioalizem ne RSFJ, në realitet eshte OKUPIM qe kombi Serb e beri ndaj SLLOVENEVE, KROATEVE, SHQIPTARVE, MALAZEZEVE si dhe te gjithe banoreve te VOJVODINES, qe ishte e popullzuar me GJERMANË, HUNGAREZË, SERBË PROPERENDIMORË dhe te tjere… si dhe Maqedonine e populluar me SHQIPTARË dhe BULLGARË, qe u konvertuan ne Maqedonë.

    DMTH ne RSFJ s’ka pase kurrfarë nacionalizmi, por ka pase LUFTE ÇLIRIMTARE te popujve te okupuar kunder okupatorit SERB.

    Kjo eshte e tera, qe ka ndodhe dhe po ndodhë.

Komentet janë mbyllur.