Si shihet atdheu nga larg
Atdhe!
Pak pushim, e shtunia seç me sjell vërdallë në livadhet me lulet dremiqare rë Drenicës! Në makinë dëgjoj këngët e Ilir Shaqirit, të Shaqir Cervadikut(Shaqës), të Shkurte Fejzës… dhe malli po me bren në shpirt. Nuk po na vijnë habere të mira këndej detit… Dëgjoj këngët dhe tingulli i çiftelisë me “dhuron” lotët …!E lexova kur thotë fjala e popullit …Nuk asht marre me qajt për Atdheun…!
Iliri, Shaqa dhe Shkurta këndojnë… e unë dhe e shtunia, mendojmë për livadhet e Drenicës, për njerëzit e mi që, si thoshte shkrimtari R. Kukaj sa të ëmbël që janë dhe mos të ishte Drenica, unë nuk do të isha unë…!
E shtunia në mërgim… larg në Amerikë, këndej detit dhe me djeg një mall për ty Atdhe!
E shtunia u bëftë dita e mirëqenies për popullin tim! Na dërgoni habere të mira, për të lumen Tokë jallane të Atdheut!
E shtunia në mërgim dhe këngët e Ilirt, të Shaqës, të Shkurtës…
Këngët si vaji i burrit (Populli).
Çikago, 12 maj 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com