E vërteta shkëlqen edhe kur askush nuk e kërkon

0
1840

Kryeministri Haradinaj fyen Gjergj Kastriotin me dekorimin e dom Fran Kolaj, të shkarkuar për abuzime me fondet e kishës së shën Palit në Detroit, SHBA

Ai (Dom Anton Kçira) punoi me përkushtim dhe me vizion për të ringritur një kishë më të madhe, e cila qendron sot si një ndër kishat më të mëdha në Amerikë. Kisha e “Shën Palit” u bë pikë referimi, duke u shquar në të gjitha nismat kombëtare. Sëbashku me Teqenë e drejtuar nga Baba Rexhepi dhe me Xhaminë e Imam Vehbi Ismailit, krijuan trekëndëshin mitik të nacionalizmit shqiptar në botë.” – Alfons Grishaj “Illyria”, New York, 8 korrik 2015

Gjergj N. Vukli

Ne, jemi një grup bashkëatdhetarë dhe besimtarë katotik shqiptaro amerikanë nga trojet e ndryshme shqiptare, si: Malësia e Madhe, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria, të cilët jetojmë dhe punojmë në shtetin e Michigan-it, ku prej shumë dekadash është ngritur dhe shërben rregullisht kisha katolike e shën Palit dhe shën Pjetrit.

Kisha në fjalë, qysh nga themelimi i saj dhe deri në ditët tona, ka shërbyer si vatër e rëndësishme e fesë dhe atdheut, duke mbajtur të bashkuar komunitetin tonë, i cili prej shumë dekadash jeton e punon në shtetin e Michigan-it.

Historia e kishës sonë në Detroit, MI, filloi me nismen e një grupi besimtarësh të kryesuar nga meshtari dom Prenk Camaj, në vitin 1980. Historikisht, viti 1981 njihet si fillimi i aktivitetit fetar e atdhetar. Bashkëatdhetarët tanë mblodhën rreth një 1 milion dollarë për fillimin e punës.

Priftërinjtë, që kanë shërbyer në kishën tonë, kanë qenë amerikanë dhe shqiptarë nga trojet e ndryshme etnike shqiptare, duke filluar me dom Prenk Camaj (që më vonë e la meshtarinë), meshtarët amerikanë: Fr. Robert Keller (Father Bob), father Duglas, dom Anton Kçira, don Fran Kola dhe së fundi dom Alfred (Fred) Kalaj.

Qysh në fillim Arqipeshkëvia Metropolitane dhe Arkidioqeza e qytetit të madh të Detroit-it së bashku me kardinalin e saj për shtetin e Michigan-it, kanë menduar gjithmonë për të mirë të komunitetit shqiptaro amerikanë.

Eprorët dhe prelatët e kishës, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit tonë, famullisë dhe kishës katolike, janë kujdesur për besimtarët shqiptaro amerikanë, duke emeruar një meshtar shqiptarë, të sjellë nga trojet etnike, në mënyrë që mesha të thuhet në gjuhën shqipe, duke na ruajtur kështu gjuhën, traditat, zakonet dhe mbi të gjitha për të na mbajtur të bashkuar si komunitet shqiptarët këtu.

Nuk ka, dhe nuk do të ketë kurrë një fe më e lartë se sa e vërteta

Këto ditë lexuam dhe mësuam nga gazetat në internet, se në Kosovë, dhe në faqen e tij personale në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj, ka dekoruar priftin e përzënë nga kisha katolike shqiptare shën Palit dhe shën Pjetrit, ish meshtarin dom Fran Kolaj.

Si ka mundesi të ndodh një skandal i tillë në Kosovë në një kohë kur Kisha Katolike, Arqipeshkvia e shtetit dhe arkidioqeza e Detroit-it, MI në SHBA, e ka hequr (përjashtuar) nga detyra në vitin 2015 priftin shqiptar dom Fran Kolaj, për arsye të abuzimeve me fondet financiare të kishës katolik shqiptare të shën Palit dhe shën Pjetrit.

Prifti në fjalë, në mënyrë kontranversale është vlerësuar nga kryeministri i Kosovës zoti Haradinaj me medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!? Vërtetë zoti kryeministër nuk e di këtë fakt!? Kërkimi për të vërtetën, ka më shumë vlerë sesa posedimi i të vërtetës.
Prifti dom Kolaj, ka qendruar në Detroit vetëm 4 vjet, kohë e cila është e pamjaftuar për të dhënë kontribut për çështjen shqipare dhe të Kosovës në tërësi. Kosova, ka pasë nevoj për bijtë e vet para çlirimit dhe disa vite mbas lirisë.

Kushdo e di se sot në Republikën e Kosovës po ndertohet shteti i së drejtës nga vetë kosovarët, po përparon liria dhe demokracia, diversiteti i mendimeve të lira etj.
Mbas 4 vjet shërbimi si meshtar në kishën e shën Palit dhe shën Pjetrit në Detroit, dom Fran Kola dha “dorëheqjen” me datën 29 Prill 2015.

Dihet se akiodioqeza e pranoj “kërkesën” e tij, të firmosur direkt prej arqipeshkvit të Detroit-it imzot Allen H. Vigneron, duke u zëvendësuar nga meshtari shkodran dom Fred Kalaj, i cili, po shërbente në një kishë katolike amerikane.

Meshtari shqiptar nuk ka bërë kërkesë për dorëheqje, por është ndaluar të shërbej në kishën katolike shqiptare. Populi thotë, se nuk mbulohet Dielli me shoshë.

E vërteta sado thellë që të zhytet ajo del në sipërfaqe një ditë. Është turp për disa bashkëatdhetarë tanë, që janë munduar me propagandë hipokrite të fshehin të vërtetën, që shumë lehtë mund të verifikohet duke shkuar në arkidioqezin e Detroitit, pjesë e së cilës është edhe famullia e jonë.

Ajo që shpesh na pengon të themi të vërtetën është se, është shumë e ngjashme me gënjeshtrat e përhapura të të tjerëve.

Po a është e vërtetë se ai ka dhënë dorëheqjen!? Jo! Ai është përzëne nga SHBA dhe çështja e tij është mbyllur për të ruajtur reputacionin e mirë të komunitetit dhe kishës katolike shqiptare të shën Palit dhe shën Pjetrit.

Ajo që shpesh na pengon të themi të vërtetën është se, është shumë e ngjashme me gënjeshtrat e përhapura të të tjerëve.

Duaje të vërtetën, por fal gabimin

Arkdioqeza e Detroit-it falë zemergjërësisë së saj, për të ruajtur priftin dom Fran Kolaj nga ndonjë skandal i madh mediatik dhe për të mos fyer komunitetin e devotshëm katolik shqiptar këtu, pa bërë zhurmë në media, është mjaftuar në vendimin e saj vetëm me pushimin nga detyra të dom Fran Kolaj, duke mos ia kaluar çështjen e gjykimit të tij organëve të specializuar shtetërore hetuese të FBI.

Të gjithë e dimë rezultatin negative, që do të kishte fakti dhe perfundimi, nëse FBI do ta merrte në hetim abuzimin financiar të priftit dom Kolaj.
Ai për shkelje të ligjeve amerikane do të përfundonte në burg dhe presitigji i komunitetit tonë këtu në SHBA do të demtohej shumëfish.

Prifti Kolaj në Detroit pranë kishës katolike shqiptare të shën Palit dhe shën Pjetrit, ka sherbyer vetëm pak kohe dhe nuk ka pasur mundësi të meritoj këtë vlerësim fallco të dhënë në emër të shtetit të Kosovës nga kryeministri i vendit.

E vërteta për shumicën, është ajo që lexon dhe dëgjon vazhdimisht

Për fat të keq, për ne shqiptarët historia përsëritet si për të mirë dhe keq. Edhe ish Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i cili, ka vizituar kishën tonë disa vite më pare, bëri dekorimin me të drejtë të kontributit të kishës sonë.

Ai nga padurimi si turist në SHBA, harroj të dekoroi meshtarët pararendës dhe meshtarin, aktivistin e palodhur dom Anton Kçirën. Nishani, arriti të dekoroj kishën e shën Palit dhe shën Pjetrit me titullin e lartë “Nderi i Kombit” e cila u dorëzua nga vetë ai gjatë vizitës turistike në SHBA.

Si mundet Nishani të dekoroj kishën dhe jo meshtarin atdhetar Kçira, i cili, pa u lodhur dhe pa kursyer asgjë për shumë dekada ka shërbyer në këtë kishë dhe komunitetin tonë shqiptaro amerikanë deri sa doli në pension!?

Eshtë fat i mirë për popullin shqiptar të salvuar nder shekuj, se meshtarët tanë gjithnjë i janë përkushtuar edhe Atdheut, duke mbajtur të bashkuar trinomin udhëheqës të tyre: Fe – Atdhe – Perparim.

Është absurd të mendosh së vetë Kryeministri Haradinaj, lajmin e bëri të ditur në faqen e tij në Facebook, ku shkroi: “Për kontributin e tij madhor në shërbim të atdheut dhe kombit, në kultivimin e vlerave të traditës shqiptare dhe në forcimin e unitetit të popullit tonë, pata kënaqësinë ta nderoj Dom Franë Kolaj me medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.”

Kjo papërgjeshmëri dhe fyerje për komunitetin tonë dhe meshtarët e mëparshëm tregon se në Kosovë dhe Shqipëri dekorimet bëhen me miqësi dhe jepen me urdhër të peshkut, me njëanshmëri të skajshme.

Në shkrimin e shkruar nga një anonim, nuk thuhet se dom Fran Kolaj është shkarkuar nga detyra si prift në Detroit të SHBA-së por, media vazhdon të mashtroj vetën dhe publikun, kur pa pikë turpi gënjën, se ai ishte dhe “mbetet një mik e bashkëpunëtor i devotshëm i vatranëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kur ishte në Famulline e Kishës së Shën Palit në Detroit ai bashkëpunoi ngushtësisht me degën e Vatrës atje. Po ashtu ai ka mbajtë marrdhënie të ngushta me Federatën Vatra, qendrën e saj në Nju Jork. Dom Frani ka marrë pjesë në shumë veprimtari të Vatrës dhe Diellit. Ai ishte pjesë edhe i koferencës shkencore kushtuar 100 vjetorit të gazetës Dielli, organizuar në qershor 2009 dhe në veprimtari të mëvonshme të Vatrës.”

Të marrësh pjesë si dëgjues pasiv në mbledhjet apo tubimet e Vatrës, dega e Detroitit nuk është ndonjë punë e madhe. Prania në këto tubime pensionistësh, është thjeshtë argëtim dhe kalim kohe. Ato takime nuk janë sikurse dikur demostratat për lirinë e Kosovës nga ish kolonizatorët serb apo për lirinë fetare dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri etj.

Dom Frani, nuk ka qenë asnjëherë në Washington D.C., apo në Selinë e OKB-së për lirinë e Kosovës apo rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, detyrë patriotike të cilën e kanë bërë vazhdimisht me përkushtim dhe vendosmëri anti komunistët: mons. dr. Zef Oroshi, dom Prekë Ndrevashaj, dom Anton Kçira.

Mos u mashtroni nga fjalët e mëdhaja, leri sjelljet e tyre të flasin për të vërtetën. Gënjeshtrat dhe meshtrimet mediatike vazhdojnë vrudhshëm dhe po bëjnë viktime naivët. Kushdo e di nga ne, që jeton këtu se meshtar në kishën e shën Palit në Detroit nuk ka qenë dom Fran Kolaj në vitin 2009, por dom Anton Kçira deri sa doli në pension në vitin 2011.

Si ka mundësi që dom Kolaj të ketë marrë pjesë në emër të kishës katolike të shën Palit dhe shën Pjetrit, në tubimin kulturor të vitit 2009 dy vjet përpara se dom Antoni të dalë në pension (2011)!?

E vërteta historike na kujton faktin se në këtë konferencë të organizuar në qershor të vitit 2009 (kushtuar 100-vjetorit të gazetës Dielli), dom Fran Kolaj nuk ka qenë prifti ynë!? E vërteta, ka aq vlerë të madhe, sa që si mbrojtje duhet të ketë vetëm të vërtetën!

Dërgoi për publikim, Gjergj Mullaga, gazetar