EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT (IV)

0
1441

Fotografia e parë e hartës së Evropës – në të cilën kanë luajtur rol të madh ilirët e të tjerë…

Brahim AVDYLI:

Pjesa IV

Kështu, nuk mund të dihet mirë e vërteta. Me gënjeshtra e me tradhëti ka filluar jeta prej Odiseut. Shkatërrohet e vjetra e zëvendësohet padiktueshëm me të renë. Valë pas vale shkojnë njëra pas tjetrës, duke i mbuluar gjurmët e vërteta. Ndërrojnë qëllimisht emrat e etnive, grupeve, ndërrojnë gjuhët, etj. por, nuk ndërrohet origjina e kombeve. Çdo gjë shkon artificialisht, “kjo ka qenë, jo kjo nuk ka qenë…” etj., të pa shkëputura, sepse gjurmohet jashtë fushave të shkencës, pa prova të mirëfillta të studimeve…

Të mos e harrojmë se të gjithë popujt e Evropës e kanë origjinën e tyre prej Polifemit, të martuar me Galatenë. Ai i ka lënë tre djemtë e tij: Ilirin, Galin e Keltin, prej të cilëve janë themeluesit e kontinentit. Gjeneratën e Polifemit e kanë quajtur mbinjerëz, hyjni, me trup shumë më të lartë se sa njeriu i ynë, ndërsa gjeneratat tjera i kanë quajtur gjysmë-hyjni. Në atë kohë njeriu ka qenë shumë më i besueshëm në të panjohurën, në formën e besimit, dhe nuk ka qenë aspak materialist. Bota ka qenë e ndarë në Lindje e Perëndim dhe jo sa duhet “e njohur”. Qytetërimi njerëzor ka filluar prej Ciklopit lab (nga Labëria, Shqipëri), me emrin Polifem dhe janë prirur prej Yjeve. Nuk kanë pasur tjetër njohuri. Ata janë quajtur Yllirët/Hyllirët.

Popullatat në zhvillim e sipër janë të titulluara me emrin “pellazgo-illire”. Në të folurën e përditshme e kanë përdorur shqipen. Shqipja, shqiponja janë më të shenjtat. Se si jetonin në tokë e përcjellnin shqiponjat te Hyjniu. Të gjithë provoheshin me gjëra të jetës e konsideroheshin se janë “të ardhur prej Yjeve”. Për t`a shpjeguar më bindshëm origjinën e tyre, janë mitologjitë. Prejardhja e tyre ishte “hyjnore”. Pra, lidheshin me Zotat.

Alfabeti diellor nga Besir Bajrami – marrë prej profilit të tij në FB…

I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!1 – thotë Dhimitri Pilika. Të parët tanë, që jetonin atëherë në trojet e quajtura si sot. p.sh.: “Tuqi”, “Bullgari”, “Rumani”, “Serbi”, “Bosnje e Herzegovinë”, “Mal të Zi”, “Kosovë”, “Shqipëri”, “Greqi”, “Maqedoni”, e më gjërë, në të tërë Evropën, ju besonin të gjitha shenjave të natyrës dhe i faleshin trupave të qiellit, diellit, hënës, yjeve, reve, erës, detit, e të tjera.

Të parët tanë i kishin të shejtërura në shpirt të pastërt të gjitha çka kishin të bëjnë me qiellin, si p.sh. vetëtima, rrufeja, uturima, apo të gjitha shenjat e natyrës. Kjo ishte besa e të parëve tanë2, jo e të tri fiseve të ardhura si pushtues, shumë më vonë në parahistori, bashkë më bijtë e mërguave tanë, të shkuara deri atje. Prej tri fiseve, të cilat kanë ardhur si pushtues, merren së pari dorët, assirianët dhe fenikasit, të cilët përpiqeshin të përvetësonin gjuhën e të gjitha çka grumbulloheshin nëpër mitologjitë tona.

Sipas Dymonit, të cituar nga Sulejman Mato, shkruan: “Në Evropë nuk ka racë më të vjetër se shqiptarët”3. Të gjithë shkencëtarët në të gjithë botën, e më së pari të ashtuquajturit armiq më të rrezikshëm rreth e më rreth këtij kombi, po spekulojnë me shkencë të shpikin një “paraardhës” të tyre, më mirë se të pranojnë shqiptarët, si paraardhës të tyre, por harrojnë se kombi shqiptar është më i vjetri në Evropë dhe gjuha e vetme që është mëmë e të gjitha gjuhëve, është gjuha shqipe.

Dy monedha dadano-ilire prej Dardanisë së Azisë së Vogël e prej Damastit të Kosovës

Harrojnë po ashtu që “paraardhësit” e botës së gjërë janë gjyshërit tanë, jo të atyre që dëshirojnë të thirren mbi ta. Edhe njëherë po e themi se “pellazgët” janë gjyshërit tanë, e kjo është një thirrje hipotetike e atij kombi që mbanë mbi kokë plisin e bardhë, si trashëgimtar të baballarëve hyjnorë, të cilët jetonin më gjatë, dhe këtu nuk ka vend të thirren kombet e tjera si trashëgimtarë, të cilët, kurrë nuk e kanë mbajtur plisin e bardhë, e as të ashtuquajturit “grekë” e “sllavë”.

Por, po e shpjegojmë njëherë emrin e gjyshërve tanë “pellazgëve”. Ky emër, është vënë si emër hipotetik. Nuk ka mundësi që të jetë “një komb tjetër”.

“Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës… Pellazgë, ilirë, arbër, alban, shqiptarë janë pesë emra të ndryshëm, por e bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pa-ndërprerë…”- thotë Dhimitri Pilika4. Sigurisht se ka edhe emra të fiseve, të cilët ndonjëherë përpiqen t`i ngritin më lart, në vend të origjinës.

Emri pellazg është një emër që mbështetet në një hipotezë e hipoteza nuk është teori e mirëfilltë shkencore. Padyshim se përsëritet mija herë nga ata që janë shqiptarë, por edhe të kombeve të tjera. Ai është pikë së pari një emër tepër i pasigurtë, që është i dhënë për shqiptarët (hyllirët/yllirët). Shqiptarët janë besimtarë, janë të prirur që të besojnë, dhe të gjithë të tjerët i kanë shfrytëzuar këtë dobësi të tyre. Ata ishin përherë besimtarë; besonin në fatin e tyre, në hyjnitë dhe hyjnizimet e njeriut.

Fotografi nga dardanët – duke mbledhur ndihmë

Të përdorim një shpjegim të Sulejman Matos, i cili bazohet në një të dhënë të historianeve të vjetër, se faltorja e Dodonës ishte një tempull kulture dhe ishte pronë e fisit kaon të thesprotisë. Ajo ishte e origjinës ilire dhe tempulli që ushtronte magji, frikë e respekt. Aty shpjegoheshin të gjitha enigmat jetësore. Fiset që ktheheshin aty, p.sh. të huajtë, të ashtuquajturit “grekë”, ndër të parët dorët, e morën njohurinë dhe kulturën apo traditën vendase5.

“Pellazgët kanë qenë fetarë dhe të prirur të besonin” – thotë Su-lejman Mato. “Syri” i Dodonës është “sy” hipotetik i pellazgëve hyjnorë dhe mund të ketë lidhje me dhuntinë e për shpjegimin e enigmave. Në lashtësi këta njerëz të veçantë që kishin dhunti të veçantë për deshifrimin e enigmave i quanin “hyjnor” apo quheshin “pellazgë”; e dinin të shpjegonin këto cilësi, e fatthënat e tempujve të tyre. Perënditë e përzien gjakun me vdekatarët6.

Gjuha shqipe ka qenë e shpërpjestuar. Secila gjuhë tjetër, në kohën kur ka lindur, i ka rrënjë prej gjuhës shqipe dhe nuk “e mbajnë në mendje” apo bëshin sikur “nuk e dinë” se prej cilës gjuhë e kanë ato fillimin. Sikur nuk u intereson atyre se cili është “ajo” që i ka “pjellur” ato gjuhë…

Orakulli i Zeusit – Perëndi pellazgo-yllire – e kopjuar prej faqes elektronike së Një Komb-FB

Shqiptarët, ilirët, yllirët apo hyllirijanët kanë qenë të besuar te krijuesi i madh i kësaj bote; ka pritur prej tij se do të thuhet e vërteta, apo do lëjë zëvendësit e vet në çdo anë, e nuk e ka menduar se do të lë kaq shumë gënjeshtarë, që thonë “diçka”, por vrapojnë në mosdije nga mosdijet e tjera paraprake. Të themi shkurt, prej Odiseut ka rrjedhur gënjeshtra. Gabimi i parë i njeriut është gënjeshtra. Kush gënjen nuk e thotë të vërtetën. Kush gënjen, nuk është “hyjnor”. Ai vret edhe pa faj e me tradhëti. Prej gënjeshtës e deri në vrasje pabesisht, as pa e merituar këtë vrasje, si Polifemi, që ishte me të vërtetë hyjnor, lidhen pabesitë palë pas pale. E keqja shtresohet prej këtu, e edhe në gjuhë.

Çdo gjë fillon me gjuhën që e kanë folur hyjnitë dhe ajo shtresohet e përpjesëtohet deri në fund, për mos e njohur askush se cila është origjina e vërtetë e tyre. Dalin artificialisht alfabete të tjera, shkrime të ndryshme, fjalë të përpunuara, deri në të ashtuqajturat “gjuhë artificiale”.

Ne po bëjmë prova që ta gjejmë të vërtetën, sepse është mundësia e jonë. E vërteta nuk do lake, do fakte dhe artefakte. Po i mbledhim, nga të gjitha.

Përmendore e Ganymedit të Trojës – e bërë në Zürich – që luan me shqiponjën e shenjtë

Këtu është pikëpyetja e madhe e njeriut, d.m.th. “pikëpyetja më e madhe”- siç shprehet Kastriot Melyshi, në fillim të veprës së tij, nga ky ngërç, në të cilën kanë mbetur të ngërthyera provat dhe çdo lider i shkencës:
“Rruga e nisur është ajo e duhura dhe vërtetë evolutive, siç na pëlqen ta quajmë, apo pa e ditur se ç`bëjnë, të mbetur në vend, po shkojnë drejtë një evolucioni raskapitës dhe vetasgjësues?!”7

Problemi më i madh i joni, i cili shtohet si problem më emergjent, është të shpjegojmë se përse gjuha e jonë, gjuha shqipe, është “mëma gjuhë”, prej të cilës kanë dalur të gjitha gjuhët e tjera. Praprakisht duhet të tregojmë se kjo gjuhë është e lindur prej Zotit, por ai “e fshehu të vërtetën”8.

Me fjalë të tjera, është një “nyje” e pazgjithshme në jetë e nëpër histori, në shkenca e nëpër dije, nga dija më madhe e njeriut, dhe janë të ngërthyera edhe sot e kësaj dite. Unifikimi i Trinisë së Shenjtë, të nxerra nga Bibla, ku çdo gjë shpjegohet se “është vepër e Zotit”, është shpikur nga njeriu.

Tokat e para të një pjese të Evropës Jugore – ku nuk përfshihet askund Greqia
– e marrë nga Nagual Guaci

Duhet të theksojmë me këtë rast se nga gërmimet arkeologjike të deri të sotme, vendbanimi i një bashkësie fisnore, që i përkiste 10`000-7000 viteve p.e.s. (para Krishtit), është zbuluar në këto gërmime arkeologjike, të kryera në Sovjan, afër Korçës, i cili kosiderohet si një nga më të vjetrat vendbanime të zbuluara në tërë Evropën. Në mbështetje të shkrimit nëpër Evropë, e këtu siç thotë M. Gimbutas, ka krijuar shkrimin simbolik, afërsisht në vitet 5300-5200 p.e.s., d.m.th. rreth 200 vjetë më përpara të shkrimit sumer9.

Si thuhet zakonisht, njeriu farkëtar ishte dardano-ilir dhe dëshmonte lidhjen me Zotin, të cilët, si sot, e mbanin Plisin e Badhë apo Qeleshen (Qylafin) dhe ishte “njeriu i ditur i të diturve”, besimtarë apo adhurues i Zotit, Krijuesit të kësaj bote. Kjo gjë e forcon bindjen tonë, të mbështetur në shkrimet shkencore, se të gjitha lëvizjet e popullatave nuk kanë ardhur nga Lindja në Evropë, por nga Evropa në Lindje dhe nga Dardania, nëpërmes të Kaonisë (Epirit), territori i dytë që e kanë mbajtur gjallë Shqipërinë10.

Një ndër qendrat më të lashta të Dardanisë dhe qendra e vetme minerale në Evropë, ka qenë miniera Damasti (jo Demasti!), në Daradinë e lashtë11.

Kjo gjë është keqinterpretuar nga shkencëtarët e pseudoshkencëtarët e botës e të shqiptarëve, ose nga ata që nuk e dinin rolin e Dardanisë ilire, ku dard+an është bashkim i këtyre dy pjesëve të këtij emri të besimit tonë e të historisë, në të cilën “an” (anë) do të thoshte anën në të cilën banojnë dhe veprojnë ata (pra, shpjegon anën, si p.sh. shkodran, lezhian, etj.), dhe gjuha e parë e Evropës kanë qenë gjuha simbolike. Janë të gabuara konsideratat e shkencëtarëve të ndryshëm të botës e shqiptarë që e lidhin me dardhat, dhe me Dardaninë e Frigjisë, te Troja, e jo të shjegojnë se prej Dardanisë sonë janë nisur udhëtimet apo ekspeditat drejt Lindjes e deri në Indi, duke e shfrytëzuar territorin e sotëm të Greqisë.

Vendi ku është miniera e argjendit Damasti – Straboni e quan Demastion – në malet e Sharrit-Luboten-Kosovë – marrë nga libri i Prof. Dr. E. Zenelajt…

Damasti ka qenë në Kosovën e sotme, në rrezë të Bjeshkës së Sharrit, jo në territorin e Greqisë, dhe ka mbetur deri më sot e pazbuluar. Vetë Apolloni ishte hiperboreanë dhe vinte nga trevat e Sharrit, nga Dellosi i Boreasit, rrethi i Prizrenit, e jo nga ishulli i Dellosit, pjesë e ishujve kiklade12.

Meqë Mbretëria e Dardanisë nuk na e ka lënë dhe as ne nuk e njohim deri më sot ndonjë kult të “dardhës”, ne besojmë se shigjeta ishte dard dhe ishte një simbolikë e Zotit, krijuesit, personifikim i orakullit, prej të cilit rrjedhë Dardania, nga dard-shigjeta13. Dardania, që ishte një superfuqi metalugjike dhe përfshinte një bashkësi të tërë fisesh, të cilat e mbanin tërë Gadishullin Ilirik, e edhe Dakinë, të gjallë, prej filimit e deri më sot.

Për të ilustruar këtë fuqi të mistershme e të vjetër të Dardanisë, e cila na shprehet “pa libra”, vetëm me simbole, të cilat mund të njihnin këtë gjuhë speciale vetëm përmes besimit dhe intuicionit, bashkë me ketë edhe të gjuhës sonë arbërore, po e sjellim një fakt thelbësor se romakët, përtej detit Adriatik, pra në Gadishullin Ilirik, për të pushtuar edhe botën, duhet të kalonin krahun lindor të Adriatikut, për të marrë ato minerale që kishte nevojë për derdhjen e armëve të saj pushtuese.

Romakët flasin për “Metalla Ulpiana” e “Metalla Dardanica”, etj. të cilat i shpjegojnë këto të dhëna14. Romakët nuk kanë ditër të flasin shqip, nuk do mend, por të mbajmë në mendje se ajo i ka kënduar Epirit, jo “greqisë”, edhe kur e ka njohur mbretin e Epririt, Pirro Burri, atëherë, kur e ka themeluar “Magma Graecia”, në Gadishullin Italik. Gjuha e ashtuquajtur “greke” është themeluar shumë vonë dhe pas revidimit të tretë nga gjuha paraprake, në vitin 1000 të e.s. e cila e përdorte alfabetin fenikas mbi gjuhën shqipe, pra me kaligrafinë fenikase të Kadmit.

Ndër të parat po e themi se popullate etruske (toske) e territorit italian është shkatërruar e asimiluar në shekullin e IV p.e.s. dhe Magma Graecia është themeluar në shekullin e III p.e.s, prandaj të tjerët që janë latinë nuk e kanë kuptuar gjuhën shqipe të Pirros e as të Aleksadrit, sepse ata kanë foluar shqip, por nuk është shkruar kjo gjuhë, d.m.th. nuk kemi ende “të gjetur” se si është shkruar, vetëm simbolikisht. Një letër është e gjetur dhe e përkthyer nga shkencëtarja italiane Lucia Nadin prej Aleksandrit të Madh, drejtuar Shkodrës, qytetit kryesor tregëtar të Evropës së vjetër dhe e kam botuar në artikujt e mi për Maqedoninë15.

Alfabeti i dytë që mbetet i shkruar është alfabeti etrusk (toskë). Ai është tjetër nga alfabeti fenikas. Zakonisht gënjëjnë veten shkencëtarët e Evropës dhe të botës së gjërë, të cilët thonë sikur ky “është alfabeti grek”, por nuk është fare “grek”. Nuk kanë ekzistuar atëherë ky lloj i çuditshëm i specieve me emrin artificial “grek”. “Alfabeti i vjetër i Evropës” është alfabet artificial me vet gjuhën shqipe, i përdorur nga fenikasi Kadmi, që ka bërë prova për të dhënë këtë gjuhë me një alfabet tjetër. Ata që nuk e njohin këtë gjuhë dhe nuk janë studius të historisë së vjetër e antike, i thonë “gjuhë greke”, por kjo është vetëm gjuha shqipe16.

Nëse duan, le të shikojnë pak edhe polemikën time me ish-Kryeministrin apo ish-Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Theodor Pangallos, rreth gjuhës së tij “arvanitika”, që është i rrejshëm, sepse është dialekt i gjuhes shqipe. Arvanitët është fjalë greke për Arbërit. Babai i tij i ka shkruar Mbretit Zogu letra shqipe të shkruara me shkonja të alfabetit fenikas të Kadmit17. Mund të them se ai është një alfabet për të shkatërruar gjuhën shqipe, sikurse gjuha latine, një gjuhë e dytë artificiale.

“Shqipja, -na thotë Ernest Lev, nga vepra e Sulejman Matos,-me tiparet e saja tipologjike, është gjuha vendimtare e arealit ballkanik (Gadishullit Ilirik, B.A.), domethënë e përfaqëson më qartë se gjuhët fqinjë <> (tipin e Gadishullit Ilirik, B.A.)18.

Së dyti, po e marrim një konkludim shkencor të filozofit gjerman, me famë botërore, Gottfried Wilhelm Leibnitz, albanologut të mirëfilltë, i cili thotë:
“Doni të dini origjinën e gjuhës shqipe? Zhvisheni atë nga elementet e huaja, studiojeni mirë çfarë ka marrë dhe nga i ka marrë, dallojeni mirë elementin e shqipes; pra, me një fjalë, zbulojeni vetë skeletin e gjuhës shqipe dhe do të dalë qartë origjinaliteti i saj”19. Kjo ka qenë gjuha e parë europiane, të cilën edhe sot e kësaj dite përpiqen ta zhdukin nga lista e saj të ashtuquajturit “shkencëtarë” europianë, politikanë e udhëheqës të botës.

Me të gjitha disa tejkalime të studimeve të deritashme qytetërimi trojan-dardan na është më i studiuari nga antikiteti dhe quhet qytetërimi i parë evropiano-perëndimor. Qytetërimi “grek” dhe romak nuk janë më shumë se disa derivate të këtij qyterëtimi. Nga disa shkencëtarë të vjetër dhe të rinj, populli dardano-trojan i Azisë së Vogël është quajtur “populli i parë” që ka banuar në atë vend, që nga përmbytja e madhe.

Dardanët e Trojës ishin në Kryeqendrën më të pasur nga dardanët e kësaj kohe të antikitetit, e cila i përfshinte të iliro-dardanët që nga Azia e Vogël, në Gadishullin Ilirik e deri në Evropën Perëndimore. Popullsia Trojane ka qenë dardano-albane. Faktet që tregojnë këtë punë nga gjurmimet arkeologjike e deri në të dhënat e historisë dhe e historianëve antikë, popullsia e Azisë së Vogël është direkt i fisit ilir, të mbiquajtur dardano-albane20.

Konsiderohet se alfabetin e parë (jo ai i Thotit!) e kemi prej Yjeve, dhe ai alfabet na quhet alfabeti diellor. Prova të tilla ka pak të lëna në rrjetin e internetit, por njëra është prova e parë e këtij alfabeti, Besir Bajrami21, edhe pse ai e ka të vështirë një punë kaq të madhe.

Pra, Besir Bajrami e meriton provën e parë të këtij alfabeti. E kam thënë disa herë në shkrimet e mija se Alfabeti i Manastirit (1909) shënon rastin e tretë (3) të shkrimit të gjuhës shqipe, ndërsa prova e dytë (2) e shkrimit të kësaj gjuhe, është alfabeti etrusk (toskë), në të cilin jeni në studimin e këtij shkrimi (B.A.) Shikoni faqet e mia e do të keni sadopak njohuri22.

Alfabeti diellor i zë vitet e para, prej 25`000 e deri në vitin 1707 p.e.s., kur ka ndodhur përmbytja e fundit e madhe23, por po të logaritet shkrimi simbolik i ilirëve të Gadishullit Ilirik, i cili është dokumentuar në mes të viteve 5300-5200 p.e.s. atëherë shkrimi diellor është edhe shkrimi simbolik, të cilët janë hiq më pak se 200 vite përpara shkrimit sumerik. Shkrimi sumerik është një shkrim iliro-pellazg i Lindjes.

Edhe njëherë vëtetohet se Gadishulli Ilirik është qendra e lëvizjeve të këtij kombi në drejtimet Lindje e Perëndim dhe na vërteton edhe të dhënat prore të historianit Aref Mathieu (Arif Matit), për qendren e këtij qytetërimi24.

Besir Bajrami e ka bërë proven e parë të alfabetit të njerëzimit, ashtu siç prireshim të rinjët të drejtonin sytë ka qielli, sepse prej andej kishin ardhur.

Meqë sytë i drejtonin tërë njerëzit nga Yjet e Dielli25, pra, prireshin nga Yjet e veten e quanin Yllir/Ilir/Hyllir, të cilët pseudoshkenca dhe shkenca e verbuar nuk i njeh, respektivisht mirëfilli nuk i ka studiuar si të tillë.

Më tutje, do të flasim në shkrimet e tjera…

Referencë:
1. Dhimitri Pilika, „Pellazgët, origjina jonë e mohuar“, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.
2. Sami Farshëri, „Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet“, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 30-31.
3. Sulejman Mato, “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, Pa shtëpi botuese, Tiranë, 2015, faqe 42.
4. Dimitri Pilika, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike”, Tiranë 2005, faqe 430.
5. Sulejman Mato, „Në kërkim të rrënjëve“, të cituar, faqe 74.
6. Po aty, faqet 82-83.
7. Kastriot Melyshi, „Shqipja dhe e vërteta biblike“, GEER, Tiranë 2014, faqe 7.
8. Po aty, faqe 8.
9. Shikoni shkrimin e vënë në „Kosovas Arkeologie“, të datës 12 dhetor 2018, „Misteret e Dardanisë antike “Dardania e pazbuluar”, historia antike shqiptare“, në http://www.facebook.com/Kosovas Arkeologie.
10. Shikoni po aty, në mbështetje të këtij mendimi.
11. Shikoni në veprën historike të Prof. Dr. Eqrem M. Zemelaj, „Pelazgët, ilirët, shqiptarët/Historiografia e lashtësisë dhe vazhdimësisë së një populli pro selenë-Burime arkivore të vendeve të huaja“, Botimet Artini, Prishtinë 2017, faqe 339-340.
12. Po aty, faqe 334.
13. Shikoni në „Kosovas Arkeologie“, më tutje.
14. Po aty, më tutje.
15 Shikoni po qese dëshironi shkrimin tim „Maqedonia në vorbullën e armiqve antishqiptarë, Pjesa e I“, te http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-1 , ku shihet për testamentin e lënë nga Aleksandri i Madh, i cili është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, në librin e saj, Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, Giogno 2002, Romë.
16. Shikoni për këte gjë të gjitha studimet e kësaj kohe, në faqen time provizore http://www.brahimavdyli.ch.
17. Intervistë me Theodor Pangallos-in, e dhënë në http://www.brahimavdyli.ch/polemikë-me-pangallosin.
18. Shikoni librin e Sulejmon Matos, “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, faqe 109.
19. Po aty, faqet 129-130.
20. Shikoni shkrimin e datës 22 korrik 2017, „Trojanët ishin iliro-dardan“, në Gazeta Info Press, në http://www.gazetainfopress.com/historia_arkeologji/trojanet-ishin-iliro-dardan.
21. Shikoni në rrjetin elektronik të Besir Bajramit apo të Amy Beuty, sepse e ka hedhë edhe tek ajo, që quhet Alfabeti Diellor, pra shkoni te http://www.facebook.com/Besir Bajrami…
22. Shikoni faqet e mia provizore, http://www.brahimavdyli.ch dhe sidomos këto dy vepra: Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010 dhe Nermin Vlora Falaski, “Pellazgët, ilirët, etrusket, shqiptarët”, Faik Konica, Prishtinë 2004.
23. Shikoni librin historik të Prof. Dr. Eqrem M. Zenelaj, „Pellazget-ilirët-shqiptarët…“, faqe 31.
24. Shikoni ilustrimin e Arif Matit në artikullin: http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-8-1/ .
25. Shikoni faqen e Besir Bajramit, në http://www.facebook.com/Besir Bajrami.