Edhe shoqata Pro Kosovo në përkrahje të ambasadores Lama

0
483
Alma Lama

MË: 4 QERSHOR 2019BOTASOT.INFO

Shoqata Italo-arbëreshe Pro Kosovo, e cila është krijuar në fillim të viteve 90 në palermo të Italisë, me misionin për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës si dhe për vetëdijësimin e institucioneve italiane për dhunën dhe represion serb, gjatë ditës ka dalë me një komunikatë për media, në mbështetje të ambasadores Alma Lama në Itali, e cila së shpejti do të lërë misionin, për shkak të vendimit të Presidentit Thaçi, për ta larguar para kohe.

Megjithëse kanë kaluar disa muaj, ende nuk është bërë i ditur për publikun motivi zyrtar i këtij largimi në mes të mandatit, dhe për të cilin edhe vetë zonja Lama është shprehur se nuk e di. Gjatë paradites, “Bota Sot” publikoi letrën e hapur të një tjetër personaliteti italo-arbëresh, z. Anau, gjithashtu i angazhuar në çështjen e Kosovës që prej viteve 90.

Shoqata Pro Kosova, gjithashtu ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndryshojnmë mendim ndaj Zonjës Lama “duke pasur parasysh punën e shkëlqyeshme qe ajo bën në Itali për të mirën dhe prosperitetin e Shtetit të Kosovës.”

Publikojmë të plotë deklaratën e shoqatës Pro Kosovo: Në emër të Komitet Italian “PRO KOSOVO”, po e mbeshtes kërkesën e arbereshit tonë, Z. Francesco Arnau lidhur me largimin parakohe të Ambasadores se Kosovës në Rome, Zonjës Alma Lama. Zonja Lama para një muaji ka vizituar Siçilinë.

Ajo ka marrë kontakte me Presidentin e Krahinës Autonome, me Kryebashkiakun e Palermos, me të cilin është marrë veshë për binjakëzimin me një qytet të Kosovës dhe ka perkrahur idenë tonë për një qendër kulturore shqiptare në Palermo. Poashtu i kemi mundësuar nje takim me Odën Ekonomike për shkëmbime në të ardhmen.

Vizita e Ambasadores me Arbereshet, qoftë në Palermo, qoftë në Hore të Arbereshëvet, ka zgjuar interes dhe simpati për Kosoven e lirë, të cilën në verën e ardhshme do ta vizitojnë për turizëm me shumicë. Prandaj nuk e shohim me vend largimin e saj nga detyra para kohe, duke mohuar që ajo mund të ketë bërë ndonjë “mëkat” që e meriton një vendim të tillë. I lusim qeveritarët dhe Presidentin Thaçi ta ndërrojnë mendimin e tyre karshi Zonjës Lama, duke pasur parasysh punën e shkelqyeshme qe ajo bën në Itali për të mirën dhe prosperitetin e Shtetit të Kosoves. Prof. Zef Chiaramonte, sekretar i Komitetit.