Edita Tahiri: Ja oferta që na dha Serbia për Veriun e Kosovës gjatë okupimit

0
444

MË: 8 SHKURT 2019BOTASOT.INFO

Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri në një lidhje për “360 Gradë”, tha se Serbi u bërë ofertë që të lëshonin veriun e Kosovës, në mënyrë që Kosova të ishte e pavarur dhe pa luftë.

Pjesë nga biseda:

Tahiri: Tua përkujtoj një pjesë të historisë në kohën e okupimit. Na kanë ardhur oferta nga Serbia në atë kohë, që lejeni veriun, jeni të pavarur dhe nuk ka luftë. Ne si Lidhja Demokratike e Kosovës e kemi refuzuar, sepse nuk ka vlerë pavarësia pa atë pjesë të pasur. Prej asaj kohe ndodhën shumë e shumë vrasje.

Tani kur Kosova është e njohura nga pjesa më e madhe e botës, kur është anëtare e shumë organizatave, filloi pazari. Me ia dhënë fitoren Millosheviçit dhe Putinit, kjo cenon nderin kombëtar. Prej 100 vjetësh ne kemi vuajtur për shkak se Serbia e ka dashur gjithmonë veriun.

Edita Tahiri: Zvicra me dekada nuk ishte anëtare e OKB-së dhe lulëzoi

Edita Tahiri: Edhe në Shqipëri ka një përkrahje të madhe në mbrotjen e kufijve të Kosovës, në një anë Rama në anën tjetër të gjithë të tjerët në mbrojtje të Kosovës: Meta, Berisha, madje kam dëgjuar dhe brenda PS kanë nisur zërat në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Situata nuk është si në kohën e Rambujesë ku të gjithë ishim së bashku. Kemi një pakicë që do të dëmtojë Kosovën dhe kombin me copëtim dhe ndryshim kufijsh dhe shumicën në mbrojtje të Kosovës dhe ndryshimit të kufijve në raport me Serbinë.

Kosova mund të jetë shtet edhe pa njohjen nga Serbia edhe pa u bërë anëtare e OKB-së. Zvicra nuk ka qenë anëtare e OKB-së me dekada dhe ka lulëzuar. Pra nuk duhet të lidhet ekzistenca dhe prosperiteti jonë me njohjen nga Serbia si disa kanë prirje ta theksojnë duke menduar se çelësi për integrimin e Kosovës në OKB është në duart e Serbisë. Nuk është ashtu. Rasti i Mongolisë, e cila ka qenë në konflikt me Kinën. Arritën marrëveshje paqësore. Kina e njohu Mongolinë edhe 10 vjet të tjera nuk ja mundësoi anëtarësimin në OKB. Kur Kina pati një problem në një shtet në Afrikë dhe Rusia e ndihmoi për ta zgjidhur atë problem, në atë moment u bë kushti që Mongolia të bëhet anëtare e OKB-së.

Të dalim tek integrimi europian. Mos njohja nga Spanja varet nga Serbia apo problemet e brendshme të Spanjës?! Nuk është mirë ti thjeshtojmë këto gjëra pse dikush do të bëj një marrëveshje paqësore për ndonjë interes eventual. Duhet të shikohet dhe pritet momenti i favorshëm politik dhe gjeopolitik. Fundi fundit paqja mes Kosovës dhe Serbisë është në interes të dyja shteteve. Serbia është problemi i Ballkanit, janë mësuar të jenë aktorë destabilizues dhe destruktiv. Prandaj gjoja se çelësi i paqes së Kosovës apo njohjes së Kosovës nga shtetet e tjera është Serbia, është gabim strategjik i disa politikanëve.