EDNA O’BRIEN: SHKRUAJ PËR TË KUPTUAR SE KUSH JANË

0
235
Edna O'Brien - Country girl

Flet tregimtarja më e madhe e gjuhës angleze

Philip Roth tha se «O’Brien është tregimtarja më e madhe e gjuhës angleze». Ka debutuar me «Vajza nga fshati», pasi jeta nuk jetohet në rast se nuk tregohet, tani del «Vajza»: larg nga Irlanda, ajo futet në ferrin nigerian të skllaveve të Boko Haram.

Përgatiti: ARMIN TIRANA

Biseda me Edna O’Brien është zhvilluar me dy episode midis gushtit dhe shtatorit, nëpërmjet postës elektronike dhe videotelefonatës. Takimi do të duhej të zhvillohej
tërësisht fizikisht në shtëpinë e saj në Londër, i anulluar më pas prej rreziqeve lidhur me Covid. Në të dyja dialogët O’Brien ka theksuar se kur ishte vajzë, në Irlandë, konsiderohej si soft in the head, «një shprehje e bukur që do të thotë pak e krisur, një çikë budallaqe, pasi kërkoja gjithmonë të formoja shprehje lidhur me atë që më ndodhte. Nuk kishte libra në shtëpi ku të frymëzohesha, ama kisha shumë fantazi: tregoja për retë, për myshkun në një gur, pa u përqëndruar mbi pproblemet e familjes time sepse do të ndëshkohesha. Të shkruarit ushqehej me një dimension shpirtëror që më shtynte në kishë, edhe kur nuk kishte meshë: isha shumë e përkorë. Ndërkaq mësoja edhe mirësjelljen».

Kush ta mësonte?
– «Kishim në fermë një punëtore që
kishte ardhur përpara se të lindja unë. Ka
qenë njeriu që më ka treguar se çfarë është
mirësjellja. Të shtunën, kur merrte paratë e
javës – nuk paguhej kushedi se çfarë – më
blinte një çokollatë dhe unë e vendosja në
një valixhe të vogël ku mbaja një kukull dhe
gjëra të tjera të vogla. Herëpasëhere i jepja
një të kafshuar kësaj çokollate që natyrisht
ndërkohë ishte vjetëruar dhe, për pasojë,
ishte bërë e keqe, pasi qëndronte aty për 3
apo 4 javë. Ishte shenja e parë e një vetmie që
do të më shoqëronte». Mendoj për protagonisten
e «Shumë karrige të kuqe të vogla».
«Ajo vetmi. Kur isha e vogël, ja një shenjtë
tjetër, do të më kishte pëlqyer shumë të më
përqafonin. Isha dhe jam akoma në antitezë
me vetëveten, sikur të kisha brenda vetes dy
persona: njëri që dëshironte izolimin dhe
tjetrin që ëndërronte një përqafim. Të dy në
pritje të çlirimit». Çlirim. Nëse mendoj për
fillin që lidh «Vajza nga fshati», debutimin
tuaj, me të gjitha veprat tuaja, deri tek «Vajza», romanin tuaj të fundit, më vjen në
mendje detyrimi që Flannery O’Connor i
ngarkoi letërsisë: predispozimi ndaj lirisë.
«Thuhet se tregimet e mia kanë kontribuar
në çlirimin e vajzave dhe grave
irlandeze në vitet ‘60. Shpresoj t’ia kenë
arritur: mendoj sidomos për një tregim të
shkurtër, të titulluar Një grua skandaloze.
Në këtë vepër flas për tokën tone si një
tokë grashë të shtypura dhe të sakrifikueshme,
gjë që pati si rezultat ndalimin
e romaneve të mia dhe reçensione shumë
të ashpra të veprave të mia në vitet në vazhdim.

Mund të thuhet sesi njeri deridiku
jam çliruar; por jam edhe krijesë pjellë e
ambientit tim ku kam lindur dhe e ndjenjës
së fajit të trashëguar, që nuk braktis kurrë
askënd. Ndoshta ka një vlerë në qenien diçka
kundër të cilës të rebelohesh dhe për të cilën
të shkruash. Midis trilogjisë së Vajzave nga
fshati dhe Vajzës kam ndryshuar si njeri
dhe preokupimet e mia, shtuar indinjatës
time, kanë të bëjnë tani me barbaritë e të gjithë botës. Vajza dhe Shumë karrige të
kuqe të vogla, romanet e mia më të fundit,
merren me tema që shkojnë përtej kufijve
të jetës time të mëparshme. Përtej konceptit
të çlirimit, do përmendja edhe nevojën e
pasjes së një vetëd ijeje respktivisht asaj që
ndodh në botë. Për t’i çliruar dhe qenë të
vetëdijshëm shpesh duhet të jesh praktikisht
i pamëshirshëm».
-Po ju keni qenë?
-«Kur isha e re, kur shkrova Vajza nga
fshati, e shkrova thuajse si sonambule.
Kisha ardhur në Londër me tim shoq dhe dy
fëmijët e vegjël, kisha marrë një paradhënie
50 stërlinash për të shkruar një roman dhe,
pasi i shpenzova menjëherë të gjitha paratë,
romani duhej shkruar. Largimi nga Irlanda
më ka dhënë liri: liri nga kisha, nga komuniteti
dhe nga familja. Kurajo. Besoj se kjo
do të thotë të jesh e pamëshirshme». Brenda
teje, përveç inkoshiencës, çfarë kishte në
atë debutim të jashtëzakonshëm? «Mprehtësia
se jeta nuk ishte e jetuar krejtësisht
në rast se nuk shkruhej. Për të qenë, duhej
të shkruaja. Vajza fshati vjen nga këtu dhe
nga disa libra të munguara si lexuese, të tilla
si Fëmijëria, Adoleshenca, Rinia e Tolstojit.
Do të më mësonin aq shumë».
-Çfarë tjetër?
-«Liria e madhe e lidhur me atë kohë,
kohën e debutimit. Nënkuptonte se nuk
duhej të vuaja ankthin e kritikëve, e intervistuesve
dhe të miriadës së nndëprerjeve që
më kanë ndodhur në vitet ku kam shkruar
25 libra. Është një roman që ndërsa e shkruaja
e ka bërrë më të shpejtë e më të gjallë
kujtesën time, kështu që mund ta rijetoja
imazhet dhe përvojat e lëna menjanë.
Fushat rreth shtëpisë, pemët dhe përrenjtë
qenë të gjallë të gjitha stinët. Fëshfërima
dhe forca e erës qenë shumë të qarta në
mendjen time, ashtu si magjia kur shikoja
dëborën të binte prapa xhamit të dritares
dhe deri vështirësitë e ndryshme shtëpijake.
Nuk harroja asgjë dhe në 3 javët që shkrova
me dorë Vajza nga fshati, pasi kisha çuar
fëmijët në shkollë, fjalët dhe emocionet e
nevojshme më rridhnin spontanisht. Them
gjithmonë se u shkruajt vetë».
-Po në vijim të kësaj vepre të parë?
-«Në vijim ka ardhur përvoja e krijuar
nga mosha, ndjeshmëria e nxjerrë nga
gjithçka që kisha lexuar dhe absorbuar. Pa
reshtur kurrë së ndjekuri atë ekstazë të parë
të shkujdesur të ëmbël të debutimit: sepse
është ajo ekstazë që I mundëson ndërgjegjes
të jetë e çliruar. Të shkruarit
është një martesë midis të ndërgjegjshmes
e të pandërgjegjshmes, dhe
më pas të rishkruarit, që është një pjesë e
konsiderueshme, kërkon që të spostohet
nga gjendja e ëndërrës në një rreptësi më
të madhe». Për rreptësinë. Marguerite
Yourcenar priste me ankth momentin
e rishkrimit për «fshikulluar veset»:
shkruante me laps. Philip Roth shkruante
gjithmonë në këmbë, prej dhimbjes
së kurrizit dhe për të saktësinë. Melville
kalonte në revistë të dhënat e doganës ku
punonte për të shkarkuar tensionin midis
një rishikimi dhe tjetrit. Edna O’Brien?
«O Zot. Mirëserdhe më shtëpinë e kaosit.
Kaosi i parë: shkruaj me dorë. Kaosi i dytë:
në dorën e parë shkruaj shumë shpejt pa e
rilexuar atë çka kam shkruar dhe duke mos
e vrarë mendjen se ku e lë fletën e sapombushur.
Kaosi i tretë: kam qindra faqe të
shpërndara kudo në sirtarë të panumërt –
më është dashur tëë blej tavolina të tjera për
t’i mbledhur të gjitha. Nuk përdor kompjuter
sepse të shkruarit është trupi im dhe një
fill drejtues midis trurit dhe dorës time. Por
gjëja më e rëndësishme është të jem e rreptë
me vetëveten».
E theksonte jashtëzakonisht shumë
Hemingway. «Sa më ka mësuar puna e këtij
njeriu. Hemingway pushonte se shkruari
në momentin më të mirë, kur të shkruarit
arrinte fuqinë maksimale të tij. Lamtumirë
armë është një roman i jashtëzakonshëm
dhe, kur i jam përkushtuar veprës time
të parë, përveç Joyce dhe bardëve të tjerë
irlandezë, e kam rilexuar këtë libër që më
ka mësuar rëndësinë e gjuhës karshi një
historie të caktuar. Akoma sot ma mëson
ta bëj. Ditë apo natë: të qënit i pranishëm
në libër që ndodhet në punim e sipër, duke
përdorur fjalë që e gjallërojnë. Ditë e natë.
Nuk është një ekzistencë kushedi se çfarë e
lumtur ajo e shkrimtarit, anipse unë jam e
E shtunë, 3 korrik 2021 15
CMYK
esse •••
lumtur». Tek «Vajza» perceptohet kjo lumturi
e tregimit. Lumturi e nënkuptuar edhe
si drejtësi për të nxjerrë lakuriq një ndodhi
të dhimbshme. «Le ta paraqesim në këto
terma: më është dashur ta tregoj historinë
në mënyrën më realiste të mundur dhe kjo,
sipas meje, është të legjitimosh fatet njerëzore.
Mëngjesin e parë që zbrita nga avioni
në Abuja, kryeqytetin e Nigerisë, pasë një
turmë laramane, burra, gra e fëmijë, si nga
Kulla e Babelit. Isha praktikisht e shokuar,
por në njëfarë mënyrë e mora veten, gjeta
njerëzit e gatshëm të më ndihmonin, gjeta
organizata të ndryshme vullnetarësh që më
këshilluan se ku të shkoja, motra mjekësore,
mjekë, specialistë traume, nëna, gjyshe dhe
disa vajza që kishin qenë me mjaft fat të
arratiseshin nga burgjet e Boko Haram,
duke sjellë me vete këtë ndjenjë terrori».
Frika është kolona mbajtëse e «Vajzës»,
por i bëhet një forcë motorike më e fortë e
indinjatës.
«Frika e këtyre vajzave buron bashkë
me kurajon e tyre të pashtruar. Panorama
e fshatit, në dukje bosh, kopetë e dhive,
fulanët që drejtojnë bagëtinë, nënat që
mbajnë fëmijët e tyre mbi shpatulla dhe
drutë në duart e tyre kanë qenë të gjitha
burim i madh frymëzimi për mua. E fshiva
jetën time të Londrës apo të Irlandës dhe u
zhyta krejtësisht në gjithçka asistoja përditë
në qytete, në fshatra, në fusha». Më vjen
çudi t’ju imagjinoj të shkëputur nga Irlanda.
«Për t’ia arritur, për ta fshirë Irlandën,
më është dashur të qëndroj larg nga bota
që më rrethonte. Është motivi për të cilin
shkrimtarët shndërrohen në eremitë». Dhe
ky është ndoshta motivi për të cilin kemi
qëndruar edhe një herë akoma jashtë nga
retorike, nga qarjet, nga letërsia që dëshiron
të mësojë. «Është një çështje besimi, fati
dhe këmbënguljeje, por edhe lodhjeje. Për
Vajzën u ktheva nga Nigeria me 20 blloqe
shënimesh të shkruara me dorë dhe punova
3 vjet për romanin. Vendosa që të rrëfeja
historinë e shumë grave nëpërmjet zërit të
një gruaje që ndoshta do t’i përfshinte në
mënyrë më intime lexuesit e mi. Nuk ishte
vetëm kujtimi im që më përcillte atje: ishte
përkatësia në atë lloj ulërime denoncimi që
dëshiroja ta sillja në këtë botë. Efekti nuk
duhej të iishte moralizues, por shqetësues
dhe nxitës. Për ta bërë ekziston gjithmonë
ndihma e të mëdhenjve: tri librat që rilexova
në atë kohë qenë Zemër errësire i Conrad,
Duke pritur barbarët i J. M. Coetzee dhe
Hija e diellit I Kapuscinski».
Çfarë libra të tjerë të mëdhenjsh keni
lexuar dhe lexoni? «James Joyce. Libërthi i
parë më ra në dorë kur ishte ende një studente
e çinteresuar e Farmacisë. E bleva në
Dublin të përdorur për 5 qindarka: titullohej
Introducing James Joyce i T. S. Eliot dhe
kujtoj se e kisha hapur në faqen ku
Eliot flet për Portret të artistit kur ishte
i ri dhe për momentin në të cilin rrëfen për
një darkë ku shfaqet bukuria e përgatitjes
e tryezës së Krishtlindjes, me gota të
gjitha kristali, oxhakun shumë të bukur
të ndezur, flakën në blu të alkoolit për të
karamelizuar ëmbëlsirën e festës. Lexoja
këtë atmosferë dhe papritmas u ndodha në
pjesën klasike irlandeze ku plas sherri për
seksin dhe politikën. E lexova dhe më transformoi
si tregimtare. Në atë kohë po kërkoja
të shkruaja pa rezultat dhe ky që momenti i
së vërtetës: kuptova se rrënja e vërtetë e të
shkruarit ishte komuniteti im, shtëpia ime,
familja ime, vetja ime. Aty nuhata se do të
duhej ta gjeja në përvojat e mia, thuajse si
për osmozë, burimin e frymëzimit. Anipse
akoma nuk e dija mirë si ta bëja».
Ja pse «Vajza nga fshati» është kirurgjikisht
autobiografik. «E saktë. Në një farë
kuptimi, Joyce ka qenë, si të thuash, iniciimi
im dhe më pas i janë shtuar shumë libra të
tjerë. Për shembull Çehovi: të lexosh histori
kaq të vërteta dhe t’i kuptosh, sikur të isha
vetë unë pjesë e asaj historie, sikur të isha
e ulur aty në krah të autorit. Janë të shumtë
njerëzit që flasin e shkruajnë për emocione,
por vetëm Çehovi I priste deri sa të arrinte
tek e vërteta. Edhe vëllai i tij donte të tregonte
dhe Çehovi i tha: “Ajo që duhet të
bësh është nshkruash çdo gjë, perizazhin,
panoramën, një event, nëpërmjet syrit
emotiv të personazhit. Për shembull, sikur
të ishte një dhomë e arreduar me mobilje
vetëm nëse protagonisti i historisë i shikon
vërtet këto mobilje».
Joyce, Cechov dhe, nëse nuk gabohem,
Beckett. «Në Irlandë është damkosur si
“blasfemi”. Kur e kam lexuar Beckett kam
kuptuar se librat e tij enë shumë afër me
Librin e Zhoelit. Gjuha e Ungjijve, në kontrast
më gjuhën e Dhiatës së Vjetër, që nuk
është e drejtpërdrejtë, por
medituese, më ka ndihmuar në shumë
mënyra të ndryshme. Sot më pëlqen Roberto
Bolaño. Dhe gjithmonë Virginia Woolf,
Sylvia Plath me poezitë e saj. Për sa i përket
vendit tuaj, kam admiruar shumë Alberto
Moravia që ka qenë I ndaluar në vendin tim,
si unë dhe si shumë të tjerë. Kujtoj se gjatë
një bisede me të ka bërë shaka sesa qemë të
dy imoralë».
-Pastaj Philip Roth, që tha për ju:
«Shkrimtarja më e madhe e gjuhës
angleze»?
-«Ah, Philip! Ka qenë një shkrimtar i
jashtëzakonshëm sepse ia ka arritur tek e
pamundura: turpi, seksi, denoncimi… ka
bërë gjithçka me një regjistër argëtues, interesant,
jetik, ndryshe nga bashkëkohësit
e tij amerikane. Fjala që do të përdorja
në rastin e Roth është menjëhershmëria.
Ishte i menjëhershëm: lexo një faqe të tij
dhe gjendesh menjëherë ay. Një herë më
ka thënë: “Ty të ecën mirë sepse në Irlandë
ke gjithë ato shtigje për t’i përshkruar, për
t’i futur në historitë tuaja. Kurse unë vij
nga Neë Jersey ku panoramat janë të gjitha
të kota dhe nuk më shërbejnë për asgjë”».
Irlanda. Kur e pyetën Faulkner se pse e
kishte shpikur Yoknapataëpha, kontenë e
tij imagjinare, ai u përgjigj se për të shkruar
një libër është e nevojshme të kesh kujtesën
e tokës tënde apo të krijosh një tjetër që
e përmban. «Toka ime ka qenë një “nënë”
psikopate. Edhe nëna ime e vërtetë paksa
ishte. Ama më ka transmetuar dëshirën,
vullnetin dhe aftësinë për t’u bërë fshehurazi
shkrimtare. Si fëmijë, librat nuk qenë
pjesë e jetës time, në shtëpi nuk ekzistonin,
por kisha akses tek përrallat, mitologjia dhe
tekste të tjera të zhanrit. Pa e kuptuar, këto
kanë injektuar tek unë vullnetin për të qenë
e egër në aspektin narrattiv dhe, njëherazi,
e matur në fjalor». Si ka qenë lënia e
Irlandës, transferimi në Londër, bërja
pjesë e «swinging London» me festat
dhe revolucionin e saj?
«Kur kam ardhur të jetoj në Angli mendoja
deri se zogjtë do të ishin ndryshe
nga ata nga vija unë, aq e ndryshme ishte
natyra. Më mungontte peisazhi irlandez
dhe pikërisht për këtë kujtesa ndaj vendit
tim u rigjallërua. Ndarja nga rrënjët është
e dobishme për kujtimin pasi tregon objektin
e mungesës me brutalitet. Me kusht që
të mos i cedojë retorikës së nostalgjisë.
Përkundrazi, kam dhembshuri të madhe
për njerëzit që harrojnë». Gratë e librave
tuaja nuk harrojnë kurrë.
-«Thua?».
-«Fillimisht isha vajzë, tani jo më», hyrja
e «Vajzzës» përmban sipas meje edhe këtë
pasazh të dhimbshëm drejt një zhgënjimi
adult, nëpërmjet kujtesës, drejtuar një epikë
maskiliste që plagos.
«Nuk mendoj se zhgënjimi im i drejtohet
ekskluzivisht burrave. Kam ndjesinë
se ndarjet e botës janë pasoja e asaj sesa
qqeniet njerëzzore janë larguar nga gjendja
e mirë me të cilën, supozohet, se lindim.
Duke folur për përvojën time, kam vuajtur
për shkak të burrave, natyrisht, por jam
ringritur dhe kam vazhduar të shkruaj,
pavarësisht gjithçkaje, siç kisha vendosur të
bëje qysh kur kam qenë shumë e re. Sigurisht,
vazhdoj të mendoj se artistet femra nuk
marrin me të njejtën frekuencë si ata meshkujt
mirënjohjen, famën apo vendet më të
mira në panteonin e letërsisë. Megjithatë,
për ironi të fatit, gratë dine të jetë shumë
të padrejta, jokorrekte dhe ngurruese ndaj
grave të tjera po aq sa burrat».
-Keni dashuruar burra apo keni pasur
modele që ju kanë paqëtuar në këtë
kuptim?
-«Kur isha vajzë tejmase romantike,
dashuritë e mia ideale vërtiteshin nga
Jezùsi, tek Heathcliff i Majave të stuhishme,
deri tek Dracula dhe shumë të tjerë
në mes; mund të thuhet se tendencaat e mia,
për pasojë pasionet e mia, qenë mjegullisht
gotike. Por më duhet të thet se ka qenë
rritja e dy fëmijëve — nganjëherë, ndoshta
më shumë indlugjencë — ajo që më duket
se më ka afruar me botën mashkullore apo
ndoshta se e kem kuptuar më mirë. Kisha
një frikë të madhe nga burrat, një frikë që e
kisha ndjerë gjithmonë: në vitet ’30 dhe ’40
kur jam rritur në Irlandë, burrat dhe gratë
jetonin krejtësisht të ndarë, shpesh kishte
grindje nëpër shtëpi, në familje. Në kishë
burrat dhe grate uleshin veçmas, në zona të
ndryshme. Kështu që kisha frikë nga burrat,
nga dhuna e tyre, por edhe nga vullneti për
kontroll i tyre. Jam martuar me një burrë të
prirur nga kontrolli që nënkupton se jam
martuar me një person qëi frikësohesha,
mendo se sa jam perverse. Të themi se nyjen
e ka zgjidhur mëmësia: aty kam nisur ta
kuptoj botën mashkullore».
Edhe e keni celebruaar, i referohem
shumë prej tregimeve tuaja të shkurtëra.
«Mbi të gjitha njërit, Mbreti i lopatës, që
paraqet gjendjen e vështirë fiziko – emotivve
e një djaloshi fshatar irlandez, që duke
u transferuar në Londër për të punuar si
punëtor në rrugë e në kantiere, e gjen veten
të mbyllur përgjithmonë në këtë rol. Përtej
femërore dhe mashkullore, ajo që më pëlqen
të bëj është të marr dikë, një burrë, një vajzë,
një grua, diçka të prekshme, dhe më pas ta
fus ndodhinë e tij në një konketks politik.
Një histori njerëzore, pa bërë psikanalizë».
Megjithatë, psikanaliza qe për ju një
përvojë çliruese. «Po dhe në mënyrë të
veçantë puna e çuar përpara me psikanalistin
Ronald Laing, që ka pasur një influencë
të madhe mbi jetën dhe psikikën time.
Laing ishte një njeri kompleks i gatshëm
ta duartrokiste shëndetin mendon dhe të
luftonte për ta eliminuar çmendurinë. Më
ka formuar me heshtje dhe me kurajo. Bile
dua të jem absolutisht i qartë: I kam kërkuar
unë që të më jaoë LSD, nuk ma ka imponuar.
Ndjeja, mendoj në mënyrë të justifikueshme,
se do t’I zgjeronte horizontet e mia. Ajo që
injoroja është se e gjitha kjo do të kishte një
çmim: në rastin qe një vit çmendurie dhe
haluçinacionesh. Për shembull, në rast se një
lexues do të lexonte një prej librave të mi të
shkruar përpara përvojës me LSD dhe pastaj
Natën pa e ditur emrin e autorit, nuk besoj
se do të ishte në gjendje të kuptonte se bëhet
fjalë për të njëjtin pperson. Bëri gjithçka
pjesë të përvojave që vunë emocionet në
qendër të ekzistencës time dhe të letërsisë
time. Më intensifikuan».
Edhe austriaku Thomas Bernhard e përdori
termin «intensifikim» drejtuar zemrës
së tij treguese. I referohej terapisë goditëse
të izolimit që i fuqizoi vizionin emotiv. «E
dua Bernhard pikërisht për këtë. Në librat
e tij duket se nuk ka emocione, por në të
vërtetë ka shumë të thella.
Është një shkrimtar i rreptë, por kur e
dëgjoj ndjej rrahjen e zemrës e një personi
jashtëzakonisht të zemëruar, njëherazi
brilant, i izolur, epikurian. Kontrollin e
emocionit mbi faqen, pasi që në jetë i njëjti
emocion ka shpërthyer pa kontroll: është
gjithçka. Kështu ka ndodhur me Vajzën: nuk
doja të shkruaja një libër sentimental, nuk
doja as të shkruaja një libër barbar pasi do
të humbisja realitetin e ne njerëzve. Çfarë na
mbetet nëqoftëse nuk kuptojmë në të vërtetë
se kush jemi?».

Të konstatosh humanen: akti politik i Edna O’Brien.
– «Besoj se edukimi më i madh në jetë vjen nga letërsia. Nuk është në gjendje të ndalojë luftërat dhe ndoshta nuk do të jetë kurrë, por efektet që ka mbi brendinë tonë janë shumë të thella. Në botën sipërfaqësore të etur për klishé në të cilën jetojmë është më e nevojshme se kurrë. Është një përpjekje e shenjtë».

(nga La Lettura)

Marrë nga Nacional