EKSTREME FËMIJERIE, KU KA HUPË JETA QË ISHTE!!!

0
820

poemë

Dje, një copë bukë,
vaj dhe kripë një domate,
shpesh dhe ujë me sheqer,
rrallë ndonjë spec,
loja në lagje e sheshe,
e vrullme, e pandalme, e krisur,
shpesh me top, rrugë më rrugë,
me lecka, luks llastiku,
dikush kacavirresh n`kumbull,
dikush në cikole fiku,
mandej gjithë djersë drejt çezmes,
me sandale në duar,
gishti i madh, thoi i thyer,
kercia e goditur t`thuer,
futeshin në ujë gjithë zhurmë,
si harbelat në ferra,
shpesh vraponi rre- zhe,
kalldremet dhe sokaket,
oh ç`kanë hequr,
me karroca kushineta,

vajzat si flutura në valle,
me dindela kavajela,
herë me viza, ngriva-shkriva,
edhe kukufshehtas,
xixellonja pranverore,
fshesat në dorë, pastertore,
voljeboll në parqe e rrugë,
keto dallendyshe të kthjellta
trinca, si fuurreza,
bregut lumit, kembet n`ujë
tyfez, mblidhnin manaferra

ama fiziku i tyre, si qiri, barku langua,
muskujt tel, thatim të bukur,
kojo femijëri, kjo lodërtare,
nëpër foto bardh e zi,
ku ka hupur udhës gjatë,
kjo femijëri ku ka shkuar!!

Po sot me pica në duar,
byrek, krep, coca- cola,
mbi makina me babushin,
dhe ne plazhe mbi slozhona,
me table, laptope,
celular marka e fundit,
gjith` bulldenca, si gica,
rondokopa prej ushujit,
me ajfone, s.m.s
bukuroshet gjel mbi flokë,
me gjerë se sa gjatë,
dhjetvjeçari gjashtëdhjetë okë,
në mesime, me përtime,
ushtrimet i zgjidhë zusha,
xhepat plot me psesëqindshe,
xhipa, benza, për ditëlindje,
me babushe, me babusha,
o moj jetë degjenerim shumë,
pape, dhe ashashi,
edhe party me shkumë,
mjer ky lumë,
ku po shkon ky brez në kalbje,
pa fëmijëri t`vertetë,
mos ua vrisni të ardhmen,
o ju prindër,
thërrisni mendjes,
gjeni zgjidhje, n`male, n`pyje,
kreshtave ku lidhen retë,
ku do shkojë kjo jetë budalle,
hipopotami në mes shtepisë,
elefant babai vetë!!

Shkruar nga Fran Ukcama

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar