EMRI ARAB…

0
561
Arabic names

Arben Çokaj

Dardan Gashi është një shqiptar i Kosovës, që ka patur një emër të shëmtuar arab, Avdullah Gravulla. Ai e ka ndërruar atë tashmë, dhe bën përpjekje që t’i bindë edhe tjerët, që ta ndërrojnë emrin, të marrin emra shqip.

Në një bisedë të tij me një intelektual shqiptar, me emër musliman, ai i tha: “pse e shan islamin, kur nuk e ndryshon emrin? Ose je shqiptar, ose je musliman!

Intelektuali shqiptar, me emër musliman, ia ktheu Dardanit, se ai nuk i di mirë këto punë, pasi ai e mban emrin ashtu, se “ka bërë emër e ka krijuar identitet, e tash nuk mundet me e ndërrua…

Por Dardani me inteligjencë natyrale ia ktheu: “po ia bën edhe ti si doktori që i thotë njerëzve, mos e pini duhanin, e për vete e pin, se i është bërë zakon, është mësuar me të.

Dhe Dardani shtoi më pas, “shikoje Isën, thotë se jemi në Kosovë 95% muslimanë, e Hashimin që ndihet krenar se vuri gurthemelin e xhamisë së madhe në Prishtinë. Me ecë me këtë logjikë, ne po e humbim identitetin shqiptar për atë musliman… se ashtu kemi krijuar identitet, e kemi bërë emër…” (?!)

Ose je shqiptar, ose musliman, se islami nuk i njeh kombet”, – përfundoi Dardani, “nuk largohet islami duke ia mbajtë emrat, e duke ua pre rrushat djemve…