Dekleratë publike e Shefqet Dibranit, ish Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër
Të nderuar aktiviste e aktivist të LDK-së, veprimtare e veprimtarë, përkrahës dhe mbështetës të vijës Rugoviane, me keqardhje detyrohem t’iu njoftojë juve dhe opinionin e gjerë publik, se pas 18 muajsh përpjekje për ta zhbllokuar gjendjen e krijuar në Degën e LDK-së në Zvicër, më datën 26.11.2016, në Egerkingen, u gjenda para një gozhdimi absurd, dhe duke mos dashur të barti mëkatin e shkatërrimit të Degës së LDK-së në Zvicër, zgjodha dorëzimin para një marrëveshje absurde dhe jo parimore, e cila si të gjitha vendimet tjera dhe qëndrimet e gjertanishme të LDK-së, shkelin parimet bazë të fjalës, besës e marrëveshjes dhe të kulturës së demokracisë.
Janë këto arsye si dhe padrejtësi e shantazhe të panumërta, që më detyruan të mos jem më Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, pasi kështu dua t’i hapë rrugë një procesi zgjedhor, të cilit do t’i prijë klani i Isa Mustafës, pre e të cilit fatkeqësisht kanë rënë edhe një pjesë e kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër, e dalë nga Kuvendi i VIII-të zgjedhor i mbajtur më 10 maj 2015, e cila detyrimisht më bëri të dorëzohem.
Ne kishim krijuar një kriter për të pranuar dialogun, vetëm pasi të tregohej vendimi i Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë dhe pasi të dëshmoheshin e shqyrtoheshin të gjitha ankesat mbi të cilat është marrë vendimi për anulim, dhe kjo të ndodhte vetëm pasi të vinte në Zvicër edhe komisioni për mbikëqyrje të procesit zgjedhor në përbërje: Haki Rugova, Anton Quni, Salih Morina dhe Sokol Haliti, për t’i shqyrtuar ato pa rregullësi, të cilat pastaj do të krijonin mundësinë për të vazhduar me procesin zgjedhor.
Fatkeqësisht ky parim u thye, prandaj nuk dua të jem më pjesë e standardeve të dyfishte, e proceseve të montuara, e shantazheve të shumta dhe e veprimeve të nëntokës, që e kanë rrënuar demokracinë e brendshme në LDK, e cila tashmë Degën e LDK-së në Zvicër e ka shndërruar në cirkus të llojit të vet.
Mendoj se gjatë kësaj periudhe me dinjitet e kam mbrojtur demokracinë dhe një proces të rregullt zgjedhor. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Isa Mustafës dhe Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, ishte e fuqishme dhe e papërballueshme, si e tillë nga organet e drejtësisë është dashur të kualifikohej si vepër e rëndë penale dhe të trajtohej juridikisht si një krim i llojit të vet.
Me këto bindje vazhdimisht e kam denoncuar këtë krim, qoftë në mediat publike, ose instancat përkatëse të drejtësisë, humanizmit dhe ato profesionale që merren me zgjedhje. Për këtë krim politik mbi demokracinë janë njoftuar prokurorë vendor dhe ndërkombëtare, si dhe Ambasadorët e vendeve mike. Prandaj heshtja e tillë i vë para përgjegjësisë të gjithë, madje e bënë bashkëfajtore edhe Bashkësinë Ndërkombëtare, pse kaq shumë e toleron krimin politik në Kosovë. Vendet e Bashkimit Evropian dhe Amerika, haptas në Kosovë kanë lejuar të ndëshkohet vota e lirë dhe procesin zgjedhor, por krim i llojit të vet është ndëshkimi publik dhe politik, që i bëhet individit, i cili ka guxim të kundërshtojë dhe të denoncojë publikisht një veprim, i cili duhet të kualifikohet si vepër e rëndë kriminale.
Me këtë rast falënderoj të gjitha nëndegët dhe aktivistët e shumtë, të cilët më kanë përkrahur në këtë proces. Falënderoj të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike, të cilat kanë publikuar deklaratat dhe thirrjet e Degës së LDK-së në Zvicër për të ndalur krimin politik kundër një procesi zgjedhor dhe kundër një individi.
Por kryeneçësia e një teknokrati komunist siç është Isa Mustafa, i cili ka ardhur me mision për të shkatërruar LDK-në, nuk dëgjon thirrje publike dhe as nuk i ha palla për ndërkombëtarët. Ai dhe klani përreth tij e kreu një mision tjetër shkatërrues, duke përdhunuar demokracinë dhe procesin zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër.
Në fund, i siguroj veprimtarët dhe miqtë e mi se nuk do të heshti asnjëherë. Madje, më me ngulm kam për t’i bërë publike të gjitha maliverzimet që janë të shumta, të dhimbshme dhe shqetësuese, prandaj i luti duke u bërë apel të gjithëve: Kryetarëve të nëndegëve, dhe i thërras publikisht veprimtarët dhe aktivistët e devotshëm, sidomos ata me të cilët kam vepruar që nga themelimi i Degës së LDK-së në Zvicër, për t’u mobilizuar më shumë për ta ruajtur procesin zgjedhor dhe Degën e LDK-së në Zvicër. Prandaj po i thërras publikisht për t’u aktivizuar, dhe për të dhënë kontributin e tyre maksimal në funksion të demokracisë, e cila për Degën e LDK-së në Zvicër është jetike dhe ka nevojë mbështetjen e secilit ma shumë se kurrë më parë!
Zoti e bekoftë Degën e LDK-së në Zvicër
Zoti i bekoftë të gjithë veprimtarët e kësaj dege në Zvicër!
St. Gallen, 29.11.2016.
Me respekt!
Shefqet Dibrani
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
Shefqet,
Veprimtaria e shumices se veprimtareve politikë ne diaspore, ka qene e nevojshme dhe produktive deri me 12 Qershor te vitit 1999 (ate dite AMERIKA E ÇLIROI KOSOVEN)…
Qe nga kjo dite te gjtha aktivitetet partiake jashtë Kosves, jane te teperta dhe totalisht te panevojshme. Nese doni te merreni me politike te Kosoves eja e jeto ne Kosove…
Sot Kosova ka Ambasaden e vet ne Zvicer, dhe ju qe mendoni se keni aktivitete politike per shembull ne Zvicer, a me tregoni çka eshte qellimi i veprimtarise se juaj???
Per çfarë aresye ju zhvilloni aktivitet politik??? Un po te informoj se nuk keni asnje qellim apo ndonje aresye, qe ju te zhvilloni veprimtari permes te ashtuquajtura LDK ne Zvicer.
E njejta vlen per çdo parti politike. E sidomos sot vlen per disa kinse dege te PARTISE KOMUNISTE VETEVENDOSJE, e cila parti mund te genjejë vetem diasporen, ndersa ne Kosove nuk kane aspak besueshmeri apo perkrahje.
Prandaj …merru me naj pune Zviceriane …ose eja ne Kosove, je me shum se i mireseardhur.
Komentet janë mbyllur.