Erdogan falënderon Thaçin për heqjen e flamurit nga Skënderbeu

0
1904
Erdogan - Thaçi - Rama - Prizren

I madhërishmi i Turqisë, Tayp Erdgoan ka dërguar një letër falënderimi tek presidenti i ardhshëm Hashim Thaçi, duke i thënë atij se ndihet krenar, që më në fund dikush i duhur po e merr drejtimin e shtetit të Kosovës.

Sipas Erdogan, Thaçi është një figurë që do ta kthejë Kosovën dhe shqiptarët në një popull ashtu si i takon dhe ka qenë historikisht.

“Për këtë arsye, heqja e flamurit nga dora e gjerë e Gjergj Kastriotit në Sheshin që mban emrin e tij është një fillim i mbarë për të korrektuar historinë mes dy popujve vëllazërorë, sikurse turqit dhe shqiptarët. Skënderbeu është i këtyre popujve por me flamur turk”, ka shkruar Erdogan.

Në këtë letër, Erdogan i kërkon falje Thaçit që nuk po merr pjesë në inaugurimin e tij si president sepse është i zënë duke i gjykuar ca “qen bir qensh”, që ia kanë zënë rrugën demokracisë në Turqi.

Marrë nga Kukunews.net