Etatizmi rigid po nxitë ide provincialiste

0
332
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Koha e mirë shihet më sabah, ekziston një thënje. Mëngjeset tona po janë secili më i zymtë së tjetri. E kemi humbur kontinuitetin më kohën. Po mbytemi në varfëri, në vend që të formojmë shtetin e dytë modern të shqiptarëve në Ballkan. Mbrapshtitë po na rrahin kamxhikë që dy decenie. E kjo sikur nuk po ndërpritët. Kemi centralizim të pushtetit në vend të decentralizimit. Pandemia globale po na qetë përtoke. I ka shpërfaqur të gjithë dobësitë tona. Ka shpërfaqur së këta njerëz në krye të shtetit asnjëherë së kan merituar të jenë aty. Na i kan mbyllur përspeketivat si shtet dhe si popull. Kemi mbetur të mbyllur hermetikisht edhe nga ana kulturore e cila po gjeneron në plogështi dhe dhunë.

Kosova është duke shkuar rrugës qorre. Kosova po bëhët shtet jo funkcional dhe po bëhët shtet i të palumturëve. Etatizmi rigjid po nxitë ide të mbrapshta provincialiste, në vend të zhvillimit ekonomik dhe politikë të nivelit të kohës së modernitetit. Po zhytemi në budallkinat tona mesjetare. Elitat tona diletante në kontinuitet po na servojnë politika të mbrapshta. Ende truri i shëndosh politikë nuk po ka mundësi të vjen në shprehje. Na i kan mjegulluar rrugët radikalizmat të tipit komunist, e jo që po jetojmë në shekullin 21. Asgjë nuk planifikohet për shtetin dhe për popullatën. Po planifikohen hajnit, keqpërdorimet, pasurimet, punësimet familjare e të ilakave… Nuk ka investime dhe investitorë të jashtem, që do të kishin mundësuar daljën më të shpejtë nga kriza ekonomike.

Kosova edhe mund të duket nga jashtë që po shkelqën, por mbredia e saj është duke u kalbur. Në fakt janë duke e kalbur ata që janë ngritur mbi shtetin. Kjo është ana më e ërrët dhe ana më tragjike për një shtet dhe për një komb. Nese kështu vazhdohet, dhe është duke u vazhduar, do të mbesim gulluguzë. Kam drojë së një ditë do mbesim edhe pa shtet?! Po na dërgojnë kah tragjedia kolektive! Na ka kapluar dhuna kulturore dhe fizike, urrejta dhe shumë destruktivitete të tjera që nuk po na lëshojnë ti qelim sytë. Sistemet janë bërë jo funksionale. Ende po na përcjellin ndasitë dhe jo uniteti për tema nacionale. Po na mbyllët përspektiva.

Nuk jemi duke i kryer obligimet tona karshi pasardhësve tanë. Po urrehemi në vend të kuptohemi për qdo gjë. Nuk po kuptohemi edhe atëherë kur kemi të bëjmë fjalë për bisedimet më Serbinë, si temë e karakterit kombëtar. Dëshirohët që gjithqka të përvetësohet dhe përsonalizohët. Kemi mbetur pa diplomatë të mirëfillë dhe pa njerëz kredibil të politikës?! Një grup i caktuar politikë përfitues na është bërë alfa dhe omega, nuk po e pyesin askënd për agjë, sikur Kosova të ishte qiflig i tyre?! Kështu po sillen që shumë kohë, edhe më rastin e rifillimit të dialogut më Serbinë. Po emërohen e qpo emërohen emisarë politikë pa e pasur legjitimitetin.

Po emërohet Skënder Hyseni udhëheqes i besedimeve, që veç zotësi serviliteti, është i padenjë për t’u përballur më palën serbe. Madje, nga shumë kush po konsiderohet së mund të na bëjë dëme të mëdha në këto bisedime finale. Me politika protagoniste nuk mbrohet shteti dhe as kombi. Udhëtimi i tij në Washington po shikohet më dyshime. Lobi shqiptaro-amerikan atje që ka bërë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishte dashur ta minitoron rrept punën dhe agjendat e tija. Dihet së tendeca e Serbisë dhe Rusisë, është që dilaogu të bëhët sipas Rezolutës famoze 1244 të OKB-së, ku Rusia ka të drejtë të vetos. Një qëndrim të tillë e kishte paraqitur edhe përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vladimir Qizhov në takim më Mirosllav Lajçakun, përfaqësuesin e BE-së, në dialogun e rinisur të Beogradit dhe Prishtinës zyrtare…