Etem Rapçe, një jetë me përkushtim në rrjedha të trazuara kohe…

0
663
Etem Rapçe

Foto: Etem Rapçe

Gëzim Loka Nga Gëzim Loka

Takimi me mokrarin Etem Rapçe është gjithmonë suprizues dhe i mbushur me peshën e bukur të kujtimit dhe emocionit. Me njeriun që bën bashkë punët me veprat, ka kohë që nuk jemi ulur të pijmë ndonjë kafe a ndonjë gotrë raki e të flasim për dashurinë tonë të madhe e të patjetërsueshme, Mokrën e mrekullive të natyrës dhe të shpirtit fisnik mokrar.

Ndonëse në jetën e tij ka qenë gjithmonë në poste të rëndësishme në administratën vendore e qëndrore, Etemi është njeri modest, që në çdo kafene apo odë të shtruar me mokrarët e tij dhe jo mokrarët, Mokrën, vendlindjen e tij e ka marrë me vete si një gur Sizifi, duke e bërë temë kuvendimi në çdo ndjenje mokrare e jo mokrare.

Në Mokër koha rrjedh vrullshëm, por kur njeriu flet për atë pjesë të shpirtit të tij ku janë strehuar ëndrrat dhe kujtimet e moshës rinore, koha bëhet ujëvarë dashurie e malli…

Kështu bëhet koha në kujtesën e këtij burri, i cili lindi në Velçan të Mokrës më 2/05/1947, ku dhe kreu arsimin fillor e shtatvjeçar dhe mori mësimet e para të jetës e të entokulturës së thellësive shpirtërore mokrare. Pas mbarimit të këtyre cikleve të shkollimit, nisi punë në Ndërmarrjen e Sharrave Bishnicë, ku qëndroi shtatë vjet, nga viti 1959 deri në vitin 1966.

Nga viti 1966 deri në vitin 1969 kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku dallohet për përgatitje të lartë fizike e taktike, për formim të plotë kulturor dhe politik, çfarë e dallonte dukshëm nga shokët, për zgjuarsinë dhe talentin në përgatitjen ushtarake.

Pas kryerjes së ushtrisë rikthehet në Ndërmarrjen e Sharrave Bishincë, ku kishte lënë shumë mbresa e kujtime, rikthet mes shokësh të vjetër, gjithmonë i çiltër, ndihmues e i përkushtuar për punën dhe njerëzit që e rrethonin.

Më 16 shkurt 1972 emërohet kryetar I këshillit të bashkuar Velçan, ku për tre vjet, deri më 25 prill 1975 ishte në krye të punëve, për të barë Velçanin më të bukur e më të jetueshëm, duke iu dhënë shanse dhe mudnësi të reja velçanasve për një jetë më të mirë. Gjatë viteve 1975-1978, ka kryer detyrën e kryetarit të kontroll revizionit të kooperatovës bujqësore Vellcan. Viti 1983, e gjen më të pjekur dhe më të suksesshëm se kurrë, të përkushtuar e të fjalëmbajtjes, me një lidhje të fortë me njerëzit e punës, vlera për të cilat emërohet sekretar byroje në koperativën bujqëore të vellcanit.

Më tej, për rreth tetë vjet, 1984-1992, ka ushtruar detyrën e instruktorit të Bashkimeve Profesionale në rreth, ku mbulonte kryesisht sektorin e sharrave, kohë gjatë së cilës ka punuar me përkushtim, me zemër në dorë në shërbim të nevojave të punëtorëve, të njerëzve të thjeshtë, që kishin aq nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

Gjatë viteve 2007-2011 zgjidhet kryetar I këshillit të komunës Velçan, detyrë të cilën e kryen me përkushtim dhe ndershmëri, duke bërë gjithçka që kishte mundësi që shërbimet e qeverisjes locale në atë komuë të shkonin tek njerëzit e punës, tek ata që kishin më shumë nevojë për ndihmë dhe përkrahje njerëzore dhe institucionale.

Në Mokër, në kafene e ndejnjët mokrare, emri I Etem Rapçes është i kudogjendur; njerëz si ai të bëjnë të vlerësosh shoqërinë dhe miqësinë, pasi dijnë t’ia bëjnë nderin dhe respektin mikut dhe shokut, dijnë të jenë të vlefshëm jo vetëm për veten, familjen, rrethin familjar e farefisnor, por dhe për të tjerët.

Etem Rapçe e do me pasion Velçanin, Mokrën, vendlndjen e tij, ndaj gjithmonë gjendet i rrethuar me njerëz, që i çmon dhe e çmojnë, i do dhe e duan, duke vazhduar çdo ditë të falë tek të tjerët mirësi, fisnikëri, kulturë komunikimi njerëzor, shpirtatdhetari, dashuri e respket për vlerat e pasura të botës mokrare.

Etem Rapçe e vlerëson të kaluarën, di ta çmojë çdo gjurmë të së saj, çdo çast të jetës së tij, pasi e di se njeriu pa të kaluar është dhe pa të ardhme dhe ai të ardhmen e Velçanit, të ardhmen e Mokrës, e sheh me sytë e mendjes, të projektuar në punën dhe djersën e artë të mokrarëve, punëtorë të zotë, të familjes e të shoqërisë, të tavolinës e të fjalës së mbajtur.

Në Mokër, në çdo rrugë e qoshe, në çdo fshat e lagje, në çdo shtëpi e familje, Etem Rapçe ka lënë shpirtin e tij të bukur, respektin dhe dashurinë për njerëzit, gadishmërinë që edhe në këtë moshë që po shkon drejt pleqërisë së thellë të jetë në krah të atyre me të cilët gjatë një jete të tërë kanë bërë punë të bukura për vetveten, për familjet e tyre, për të gjithë Mokrën dhe mokrarët, pa dallime partiake dhe dallime të tjera të hierarkisë shoqërore.

Ky afinitet me njerëzit, kjo botë e pasur shpirtërore, ky mesazh, kjo psikologji mendimi e veprimi, ka bërë Etem Rapçe të verifijojë çdo gjurmë të jetës së tij, të ecë në rrugë qofshin dhe të vështira njerëzore, mjafton që të jenë rrugë të drejta dhe që të çojnë tek e vërteta, tek .dashuria për punën dhe njerëzit, komunikimi i ngrohtë, çiltërsia, humnanizmi, profesionalizmi, e kanë qenë dhe mbeten motivet shtytëse të jetës së tij prej intelektuali të përkushtuar.

Me Etemin më lidhin jo vetëm kujtimet e të shkuarës por dhe kontaktet e ditëve të sotme, ku jo rrallë jemi mbledhur e kemi pirë me të dhe ndonjë gotë raki, kemi folur gjërë e gjatë për hallet e mokrarëve, jemi përlotur duke sjellë në bisedë kujtimet e njerëzve të mirë, disa prej të cilëve nuk rrojnë më, por kanë lënë pas një emër të nderuar, të denjë për tu kujtuar e përjetësuar.

Është krenari ta keshë mik, të shkëmbesh me të një fjalë, një përshëndetje, të ngreshë telefonin e ti bësh një thirrje nga larg, të ecësh fisnikërisht në shtigjet e kujtimeve dhe emocioneve të jetës, duke e bërë më të bukur dhe më kuptimplotë çastin dhe kohën, gjë që ndodh në mënyrën më mrekullore të mundshme me këtë mik të shquar të njeriut.

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar