FATI I RRAHUR ME KOPAN

0
348
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

FATI I RRAHUR ME KOPAN

Milimetrat e hapave rrahur me kopan,
E plagësh t’panumërta mbi piramidë,
Vetullash i goditur me një qeramidhë;
Çdo ditë, o, çdi ditë fati prap’ nopran.

Kot në shpirtin tim si një kandil ndrit,
Përndizem e dënes zjarr’i çuditshëm;
Ballit m’gozhdon d’rrasa’dhimbshëm
E zdrugoj fatin yjëzor – ndoshta zdrit?

Nyjën kurrë s’do të mund ta zgjidhë,
Dhe ç’dobi ka nëse – Mustafa Spahiu?
Absurdi mizor gadi t’gjall’e kapërdiu-
Nëntë plagët me tunxhe do t’i lidhë!

Njerëzit sit në këtë botë të mallkuar
Nënshkruajnë – shkatërrim t’atdheut,
Ngulitur thellë tokës – zjarr t’Anteut,
Njëri tjetrin me vikama duk’e nëmtuar.

E rriskoj fatin me shpresa thjeshtërake,
Çdo gjë kjason – ilaçe kërkoj prore, si-
N’këto ditë t’çmendura kaq gjakdore;
Vrull’i fortë erërash bëhet heshtërake.

Po! Ylli i Fatit gjëkundi është flakëruar,
Mbjellur kokëthinjur në dritën e ftohtë!
Shartim’i bulëzave do verë të ngrohtë;
Oh! Unë diellin e shikoj – duke aguar…

E enjte, 25 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire

ISHULLI

N’prehër t’bonacës ishulli larg bleron,
Dallgët remojnë dallgësh vjen shpresa,
Më bëjnë krenar durimi dhe qëndresa,
Det’i irnosur me zbaticë më mashtron.

Kacafytem me legjionesh valë në det,
Kambana qiellit rrufeshëm kumbojnë,
Shtyllash t’ajrit zgalemat krrokojnë,e
Deti i dehur kalë i zi në huqin e vetë.

Ishulli rri kredhur n’ëndërrat hyjnore,
Në fund t’eshtrave vullkani gjumon…
Plangut t’koraleve një ylli po xixëllon;
Derdhen vrushkujt nga rète qiellore.

Ishulli do rritje me një përhershmëri,
Ashtu su fëmijë jetim dot s’qëndron,e
– Buka e detit plotësisht e përforcon;
Aty n’mes-hapësirë brend’ka mërli…

Ishujt shfaqen si aktor n’oqean’e det,
Nga e ardhmja nxitojnë – ndonjëherë,
Me dritën e agimit ndjellin pranverë,e
Asnjë ishull s’ëndrron Atlantidë t’vet.’

E premte, 26 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire

S’PENGOHET URTIA E KËNGËS

Urtësia me urtësi matet me gjak e fjalë
Nëse prin fatkeqësia e ndalë shpresa,
As s’e mbulon me balsame harresa,e
Ajo shklet e hepohet valë mbi valë,me

Këngën me tharmë fort e kanë bekuar,
Rrugën me rusgjere duke ia kthyer, si
Bulzën e brishtë me degë t’rrëmbyer;
Ndjenjash poeti në gjunjë ka qëndruar.

Kënga vjen n’lloh’e n’shi dhe tërthore,
Ndihet tingëllimë në unazën e ditës,e
Askush nuk ia mbyllë dritaret e dritës,
S’është lule miturake rritet n’tërthore.

Çapkëni diell tashmë është zbuluar,
Vargjet qiparisa t’heshtur s’po rrin-
As gishtat e mij azgana s’po ngrin;’
N’lëkurë gjaku riosh ësht’himnizuar,

Njerëzit me tapi do ta alkimizojnë,
Si Wilhelm Teli zgjedhë metaforën,
Kah kup’e verës Odinit kurrë dorën
S’ia zgjas purpurët të trashëgojnë.

E enjte, 25 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire

THEMBRAT E PËRGJAKURA

Në thepore jete m’kanë mbetur vragë,
Vras mendjen – kot – s’shqetësohem!
Kanë ngel vrenja s’di si të shërohem?
Kah endem mbiderma me kaq plagë.

Plagët sëmbojnë – prushanë ndizet, e
Cepash zemra do melhem’e mëshirë!
Nëna e dhimbjeve me shpirtin e dlirë,
Për thembra t’përgjakura kasht’digjet.

Thembrat e përgjakura m’ranë short,
Tri stinësh kam ecur këmbëzbathur…
Dhe opinga lëkurëbualli kam mbajtur,
Çorapët e grisura – gjalmat tërthortë!

Lëshonin rrënjë ëndërrat për ‘i libër,
M’çejnonin: “mendje shet ky halabak,
Rron e shkruan poezinë si torollak!”
Me shpirt melankolik s’u bëra qibër.

E shtunë, 27 shkurt 2021, në
Dardaninë Ilire