Fejton – LUFTA E SHENJTË IDEOLOGJIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (5)

0
835

[ HYRJE – PËRMBAJTJA ]

Shkruan: Shefqet DIBRANI, 3 janar 2019

Viti 1988

Edhe ky vit, si ato të mëparshmet, do të nis me kumtin se përçarja në LPRK po vazhdonë, se mbase ato përçarje nuk kishin pushuar kurrë. Përkundrazi ato ishin thelluar. E nëse ua hedhim një sy dokumenteve politike e programore të LPRK-së të asaj kohe, të dala si dokumente zyrtare nga Mbledhja e Parë e Përgjithshme e mbajtur në korrik të vitit 1987, edhe si koncept politik por edhe si program ideologjik nuk mundet askush të ndjehet krenar, aq më pak nëse ato zhvillime i trajtojmë nga një distancë kohore. Edhe nëse i matim me kutin e asaj kohe, të atyre rrethanave, përsëri ato zhvillime nuk dalin pozitive, prandaj ne po bëjmë përpjekje që ato bëma t’i trajtojmë me sy kritik në kontekstin kohor kur kanë ndodhur atëherë, kur kanë vepruar Marksistë-Leninistët e Kosovës në Evropën Demokratike, dhe ato pikëpamje politike aq ekstreme t’i shohim në dritën e zhvillimeve që ndodhnin në Evropën Lindore, atëherë kur kishin nisur të shfaqeshin pakënaqësi e para antikomuniste, të cilat trajtoheshin si Lëvizje Punëtore a Sindikale, që nuk ishin pa ndikim, veçanërisht kthesë të madhe kishin bërë Lëvizjet Punëtore dhe Sindikale në Poloni, të cilat që nga viti 1980, manifestonin kundërshtitë e tyre kundrejt sistemit totalitar komunist në fuqi.

Në Poloni gjithmonë një rol të madh kishte luajtur Kisha Katolike rreth së cilës ishte mbledhur Uniteti Polak, diçka e ngjashme me Unitetin Kombëtar te ne Shqiptarët, që fatkeqësisht LPRK-ja, Organizata Marksiste-Leniniste dhe Fronti i Kuq Popullor ishin në vlugun e përçarjeve edhe në ato vite. Kisha Katolike në Poleni, sidomos gjatë vitit 1987, kishte nis një veprimtari serioze për të ndryshuar totalitarizmin komunist në Poloni i cili nuk do të jetë pa ndikim kudo në Paktin e Varshaves, ndërsa krerët e Organizatës Marksiste-Leniniste dhe Fronti i Kuq Popullor që vepronin në Evropën Perëndimore, përpiqeshin për t’i shtrënguar radhët dhe unitetin e tyre komunist, pa u brengosur fare për situatën politike në Kosovë, raporte këto që ishin thelluar kundrejt pushtuesit serb e jugosllavë.

Tashmë burgosjet, maltretimet e përjashtime nga puna ishin bërë ritual i përditshmërisë dhe i atyre diferencimeve ideopolitike të asaj kohe. Gjatë atyre viteve kishte shpeshtim të vrasjeve të ushtarëve shqiptar në Armatën Jugosllave, raste këto që me perfiditet i shfrytëzonte LPRK-ja sa për të bërë marketing politik, por jo edhe për të raportuar pranë Organizatave Botërore, e as nuk kishte dorëzuar në qarqet Evropiane a në Amerikë ndonjë dosje të kompletuar se çfarë ndodhte në Kosovë. E vetmja dritare propagandistike, dhe ajo vetëm për shqiptarët, mbetej “Zëri i Kosovës”, por pasi dilnin dy gazeta të njëjta, jo rrallë kishin qëndrime kundërthënëse për të njëjtën çështje, prandaj besimi në to ishte minimal.

Pjesa dërmuese e atyre ngjarjeve nuk kishin gjë të përbashkët as me Lëvizjet Marksiste-Leniniste dhe as me Partitë Komuniste që ishin në modë, pasi gjithkund Evropa ishte në reforma, sidomos Partitë Komuniste e ato Marksiste, kishin vërejtur ndryshimet në Paktin e Varshavës, prandaj kishin ndryshuar metodat e veprimit se edhe ashtu ndikimi i tyre dita ditës po binte. Në anën tjetër kreu stalinist i Frontit të Kuq Popullor, i drejtuar nga Ibrahim Kelmendi, që kishte arritur të bënte një shtrirje dhe organizim ma të mirë, sidomos në Zvicër dhe Gjermani ishte dalldisur, dalldisje kjo mjaftë e çoroditur e cila po i manifestohet edhe viteve të fundit, madje edhe pas dy dekadash prej se u çlirua Kosova nga Amerikanët. Sigurisht Partitë Komuniste dhe ato Marksiste-Leniniste kudo në Evropë udhëhiqeshin nga elita intelektuale me pikëpamje të majta por jo nga Muzhik, (logjikë e fshatarit rus, para Revolucionit Socialist të Tetorit).

D.m.th ideologu stalinist Ibrahim Kelmendi, kishte nuhatur në ndryshime që do të ndodhnin edhe në Jugosllavi, prandaj edhe aktiviteti i LPRK-së ishte shtuar, sikurse edhe koncepti ideologjik Marksistë-Leninistë që ishte sforcuar.

Kjo përpjekje është dalë më në pah pas Mbledhjes së Parë të Përgjithshme e cila është mbajtur në muajin korrik 1987. Tashmë LPRK kishte bërë strukturim organizativ më të mirë, kurse organi i LPRK-së, “Zëri i Kosovës”, dilte më me rregull, ndonëse për fat të keq në të njëjtën kohë dilte edhe një “Zëri i Kosovës”, nga LPRK-ja, siç thuhej “me adresë” të cilën e përbënin kryesisht veprimtar e mërgimtar nga Anamorava. D.m.th. as LPRK-ja “me adresë”, nuk rrinte duarkryq, edhe ata ishin më të mobilizuar, sepse rrethanat e ashpërsuara në Kosovë sikur impononin një këndellje të tillë, por nuk dihej nëse edhe ky Grupim Marksistë-Leninistë, që shtirej si pararojë e LPRK-së, kishte mbajtur Mbledhjen e Parë të Përgjithshme, dhe nëse edhe ata në programin dhe dokumentet tjera ishin pjesë e platformës politike të veprimit dhe kundërshtimit, sikurse LPRK-ja që kontrollohej nga Fronti i Kuq Popullor i Ibrahim Kelmendit.

Pavarësisht veprimtarisë subversive që bënte kupola e Organizatës Marksiste-Leniniste ose ata të Frontit të Kuq Popullor, mërgimtarët dhe anëtarësia e përgjithshme, duke përfshirë me dhjetëra punëtor stinor, dhe aktivist në nivelin lokal a Këshilla të Rretheve, ata përbënin shpirtin e Lëvizjes, ata ishin strukturat patriotike që i dhanë sadopak shpirt nacinal e kahe Lëvizjes. Bashkatdhetarët, (në mesin e të cilëve mund të radhitet edhe autori i këtij shkrimi), ishte ai boshti patriotik, pasi kryesisht ishin veprimtar të devotshëm dhe njerëz që bënë shumë për Kosovën, tamam ashtu siç kanë bërë me ndihma e mjete financiare gjatë viteve të nëntëdhjeta, po sidomos në kohë lufte, kur sakrifikuan luksin, punën e mirëqenien e tyre për t’iu bashkuar Luftës, dhe kjo që po themi, tashmë është një e vërtetë e pakontestueshme, sepse me dhjetëra e mijëra luftërat të UÇK kanë shkuar nga Evropa në luftë, kurse kupola Marksiste-Leniniste, ishte vetëm përftuese materiale, prandaj kreu stalinist dhe vet Ibrahim Kelmendi kishin ma së paku merita, edhe për organizimin por edhe për luftën.

Bashkatdhetarët tanë, pra edhe nga strukturat e LDK-së, pa e çarë kokën se kush ishte ai Kuisslingu i Frontit të Kuq Popullor, që ishte infiltruar më herët në kreun e LPRK-së, e cila do t’ia shohë sherrin, ashtu siç ua pa sherrin LDK-ja, Bujar Bukoshit e Isa Mustafës. Ndërsa koncepti i majtë dhe epitetet e shumta Marksiste-Leniniste, kundër LPRK-së, vijnë ma shumë përshkak të kreut stalinist të Frontit të Kuq Popullor dhe vet Ibrahim Kelmendit, se sa në esencë që ishte komuniste, por veprimet e dukshme Antiamerikane e bënin sikur të ishte krejt LPRK-ja kundër Amerikës, pasi Amerika për Ibrahim Kelmendin, vazhdimisht është konsideruar si vend agresor dhe imperialist.

Bashkatdhetarët tanë nga Evropa, pra edhe struktura të LDK-së, kanë rrëfyer për torturat fizike e psikologjike që kanë ushtruar krerët e Frontit të Kuq Popullor dhe pararoja e LPRK-së, Organizata Marksiste-Leniniste, qoftë në Portin e Durrësit ose në Aeroportin e Tiranës. Ata mërgimtar kanë shkuar në luftë, disa prej tyre kanë rënë dëshmorë, por edhe shumë kanë shpëtuar dhe janë kthyer në Evropën Perëndimore, prandaj tashti mund të flet Ibrahim Kelmendi, si është sjellë me ata mërgimtar nëse dikush nga ta ka përmendur LDK-në ose ka brohoritur Rroftë Ibrahim Rugova?!… Të mos gënjejnë tashti se ishin kësi ose asi, kishin këtë mendim a atë mendim, por Ibrahim Kelmendi, duhet të tregojë hapur, sa ishte i dehur nga doktrina ideologjike, dhe çfarë torturash iu kanë bërë me dhjetëra djemve të LDK-së të cilët kishin mësyrë frontet e Luftës, por si destinacion kishin zgjedhur Aeroportin e Tiranës ose Portin e Durrësit. Ku i priste, kush i intervistonte dhe kush i torturonin sipas metodologjisë Sovjetike.

Pavarësisht zhvillimeve politike që bëheshin gjatë vitit 1988, qofshin ato në arenën ndërkombëtare ose brenda në Kosovë, Organizatat e majta Marksiste-Leniniste të Shqiptarëve, tërë veprimtarinë e tyre e kishin lidhur si mishi për kocin, me koniunktura ideologjike, qofshin ato në Tiranë, në Beograd ose Moskë, prandaj edhe atëherë platforma e tyre politike ishte në kundërshtim me të gjitha vlerat e demokracisë që i njihte dhe pranonte Evropa Perëndimore, po sidomos veprimtaria e tyre binte ndesh me konceptet e demokracisë që i dëshironte Amerika, që për fat të keq “Zëri i Kosovës”, vazhdimisht e ka trajtuar Amerikën si shtet agresor dhe e akuzonte për imperializëm.

Siç thamë më lart, avazi i përçarjes nuk kishte të ndalur. Dalja e dy “Zërave të Kosovës” të cilët thoshin se janë Organ i LPRK-së, por nuk dihej i cilës LPRK, prandaj identifikoheshin si LPRK-ja dhe “Zëri i Kosovës” me adresë, dhe LPRK-ja dhe “Zëri i Kosovës” pa adresë?!
Në një “NJOFTIM” i publikuar në “Zëri i Kosovës ”, Nr.4, prill 1988, se nëpër Evropë po qarkullon një trakt me titull “Koment për diskutim”, i nënshkruar në emër të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës me Seli në Suedi, dëshmon se nuk qenka shuar as Grupi i Tretë që thirrej se ishin LPRK-ja e vërtetë(?!). Tash nuk di si duhet ta kuptojmë demagogjinë e Ibrahim Kelmendi edhe në vitin 2018, se Marksistët Shqiptar në Evropë, paskan pasur unitet, paskan zhvilluar demokraci e dokrra të tjera te kësaj natyre. Këto fakte dëshmojnë se sa e thella paska qenë ndarja dhe përçarja ideologjike në Lëvizjen Marksiste-Leniniste, të cilët katërçipërisht dëshmojnë se nuk e kanë pasur edhe aq hallin e Kosovës, se sa ambiciet karrieriste por suprimaci të njërit klan mbi tjetrin, të njërit grup kundër tjetrit.

Zëri i Kosovës, Nr. 4, faqe 3

Më poshtë po japim faqen e plotë të gazetës, për të parë Ibrahim Kelmendi faqen e tij të zezë, pasi këto prezantime nuk janë sajesa e falsifikime, siç e ka ai zakon të shkruaj e trilloj në emër të një farë “ndërgjegjeje të sfilitur”, të një betimi “përbesë, por që ta ha kokën në çastin e parë”, në emër të “një vlere e cila nuk ekziston”, në emër të “një të vërtete e cila vazhdimisht mungon”… dhe në emër të një Ibrahim Kelmendi, i cili vazhdimisht lakon kah interesi ideologjik, ves të cilit nuk iu ka shmangur as sot e kësaj dite, pasi si duket ai ka obligime ideologjike ndaj Sovjetikëve për ta shtrirë ndikimin e tyre edhe në hapësirën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Zëri i Kosovës, Nr. 4, faqe 3

Gjatë vitit 1988 ka vazhduar dalja paralele e “Zërit tjetër të Kosovës”, i cili po ashtu thirrej se është “Organ i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës”. Të dy këto Organe, e ruanin nisjen e Vitit të botimit, dhe numrat përkatës të vitit kalendarik. Materialet dhe thyerja teknike dalloheshin se nuk ishin të njëjta. Deri sa njëri Organ kishte adresën në Biel-Bienne, për tjetrin thuhej se e Botonte Kolegjiumi i Redaksisë së “Zërit të Kosovës”.

Këto dëshmi faktike do të duhej ta ndërgjegjësonin jo vetëm Ibrahim Kelmendin, por të gjithë Marksistët-Leninistët, dhe ata që thirren në ilegalen e ndershme, e aq më tepër për t’iu besuar se ata ishin të bashkuar dhe se organizata e tyre ishte e famshme. Nga kjo që po themi, vijmë në përfundim se aspak nuk është e saktë se ata ishin pararoja e të gjitha zhvillimeve në Kosovë, dhe për ma keq se ata ishin drejtuesit dhe themeluesit e UÇK-së, e dokrra të tjera, por një gjë është e vërtetë se ata bënin luftë të shenjtë ideologjike për ta shkatërruar Kosovën, të cilën sikur e kishin bërë mall tregu. Tamam sikurse tashti që Ibrahim Kelmendi dhe sojnikët si ai, kanë harruar Serbinë e cila me agresionin e saj ekonomik, politik e diplomatike, është duke u rikthyer në Kosovë.

Por Ibrahim Kelmendi duke qenë strukturë ideologjike e Sovjetikëve, luftën e tyre e ka drejtuar kundër LDK-së, jo kësaj që po e udhëheq sivëllai i tij komunisti Isa Mustafa, por atë LDK-në e dikurshëm për ta ç’mitizuar Mitin dr. Ibrahim Rugova, që tashmë ua ka verbuar sytë?! Madje marrëzia ka shkuar deri atje sa Ibrahim Kelmendi ma parë do ta pranojë kthimin e sundimit serb në Kosovë, në të gjitha format e tij, se sa t’ia pranojnë meritat dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së, po më shumë t’ia pranojë meritat Amerikës si aleati më i sinqertë që ka bërë shumë për Kosovën, në të gjitha etapat e zhvillimit të saj, që moti e gjerë më sot.

Kjo gjendje është e dhembshme, por dehja e tyre, pas ideologjisë Sovjetike, ua ka trullos mendjen, andaj janë shndërruar në një Grup të rrezikshëm, të cilët me veprimet e tyre kanë qëndrime të hapura antiamerikane, pasi si duket ata po i penguaka investimi i Amerikës në Kosovë. Imperializmi Amerikan, të cilin edhe sot e kritikon Ibrahim Kelmendi, ua ka prishur planet, këtij sojniku komunist dhe shumë të tjerëve si ky, që po bëjnë përpjekje për të dështuar Kosova, në mënyrë që ta thërrasin aleatin e tyre ideologjik, Serbet e Sovjetikët për të dominuar mbi tërë Ballkanin, pasi shpresat e Ibrahim Kelmendit për ta zgjeruar frymën Sovjetike mbi tërë Evropën Perëndimore, tashmë kanë përfunduar. Më sa duket tani edhe vet ai e ka marrë vesh se janë ëndrra të parealizuara, të pamundshme dhe aspak realiste, as për tash e as për atëherë kur puthiste portretin e STALINIT nëpër tubimet dhe mitingjet e LPRK-së.

* * *

Këtu më poshtë po i japim ballinat e Zërit të Kosovës për të parë se ishin dy dhe se Lëvizja ka qenë vazhdimisht e përçarë dhe si koncept politik kanë pasur doktrinën Sovjetike për ta luftuar Serbinë, ose grupi tjetër me lajka për ta mashtruar Serbinë, se një pjesë e Marksistë-Leninistëve janë pjellë Sovjetike?!

Viti 1989

Viti 1989, shënonte kthesa të mëdha në sferën politike në Kosovë. Tashmë Kosova vlonte në të gjitha poret e zhvillimeve të saj. Gjatë muajit shkurt kishin ndodhur greva, gjatë muajit mars e maj protesta të shumta publike e në muajin nëntor kundërshtime e marshime popullore, gjë që revolta popullore ishte në kulminacionin e saj të veprimit. Këto Lëvizje masovike kërkonin lider, LPRK-ja nuk ishte në tokë të Zotit, se sikur të kishte qenë e zonja 7 Milionë herë u kishte dalë proceseve në ballë, por tashti është kollaj me fol, me u lavdëruar dhe me falsifikuar historinë.

Çdo përpjekje e paargumentuar për t’ua lënë meritat “ilegales”, është antishkencore dhe përvetësim i meritave të qytetarëve, se gjoja krerët e sotëm të LPRK-së i paskan udhëhequr ato ndryshime. Thjeshtë nuk vepronin fare në Kosovë, ose ata që ishin, ishte një substancë amorfe e papërfillshme dhe tejet periferike, prandaj nuk kishin kuraje për të dal publikisht, jo aq nga frika se po shihet ata paskan qenë “trima?!”, por niveli intelektual i tyre për kohën ishte zero, d.m.th. ishin hiqkërkusha(?!), prandaj populli nuk iu shkonte pas. Por një gjë është e vërtetë se padëgjueshmëria qytetare kishte arritur kulminacionin. Populli kërkonte prijës dhe këtë LPRK-ja nuk ishte në gjendje ta jap?!

Këto zhvillime dramatike i ka pasqyruar edhe vet “Zëri i Kosovës”. Atëherë thoshte se janë “Zëri i inteligjencës popullore”, kur me deklarata të fuqishme kishin folur dr. Ibrahim Rugova dhe mr. Jusuf Buxhovi, të cilëve Ibrahim Kelemendi po ua hanë hakun se ua ka inatin, por e vërteta është pasqyruar edhe në Organin e LPRK-së, “Zëri i Kosovës”. Në atë kohë kanë qenë shumë aktiv edhe Rexhep Qosja, Hasan Mekuli, Ali Aliu, Besim Bokshi, Azem Shkrelin, Sabri Hamiti, e Agim Mala, të cilët kishin marrë pjesë në debatin “Serbët dhe shqiptarët në Jugosllavi, sot”, që e kishte organizuar Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Shoqata e shkrimtarëve të Serbisë, e mbajtur më 26 dhe 27 prill 1988, në Serbi, por qytetarët e Kosovës i mbajnë mend edhe protestat e shumta të cilat morën jetëra të shumta gjatë pranverës së atij viti.

Kështu zëri i inteligjencës së Kosovës po kristalizohej drejt qëllimeve finale për të krijuar një mur ndarës në mes Kosovës dhe Serbisë, mur të cilin në asnjë mënyrë nuk mund ta ndërtonte e majta ideologjike e Organizatës Marksiste-Leniniste e Kosovës, e as Fronti i Kuq Popullor sepse ishin ideologji sllave, pasi çdo ndryshim e shihnin nën petkun e ideologjisë së majtë Sovjetike.

Zëri i Kosovës, Nr. 5, maj 1988

Pasi qëllimi ynë nuk është për të ravijëzuar ato zhvillime, vështrimin tonë e kemi fokusojmë mbi disa botime të cilat i kemi në shqyrtim, sepse kështu jemi më të saktë dhe më argumentues!

* * *

Botimi paralel i dy Organeve të LPRK-së, “Zëri i Kosovës”, vazhdonte qasjen e atij konceptit ideologjik i ndikuar nga Sovjetiket, gjuha e përdorur dhe terminologjia ishte larg kërkesave të qytetarëve, madje artikulimi i kërkesave siç bëhej, edhe për kohën ishte kontradiktore dhe e papranueshme, qoftë për elementet e pa definuara, e qoftë për gjuhën fyese e urrejtëse që përdornin krerët e LPRK-së, jo aq shumë kundrejt sistemit federativ jugosllav, por sidomos kundër Amerikës të cilën e trajtonin vazhdimisht si vend agresor dhe imperialist.

Kjo gjuhë antidemokratike përdorej edhe kundër vendeve Demokratike të Evropës, të cilat i quanin kapitaliste, reaksionare e nofka të ngjashme, Izraelin si vend sionist dhe Turqinë me etiketa të ngjashme si vendet kapitaliste Evropiane, vetëm se asaj ia shtonin edhe akuzën për gjenocid kundër popullit Kurd, i cili çështjen e vet statutare e kishte të pazgjidhur. Ky farë koncepti i majtë që ndiqnin strukturat udhëheqëse të LPRK-së, më shumë ishin vënë në mbrojtje të interesit të Kurdistanit, Palestinës, Kamboxhes, e vendeve të tjera proletare se sa të vet Kosovës.

Krerët e LPRK-së, kurrë gjatë asaj kohe s’kanë pasur kontakte me përfaqësues politik e diplomatik të vendeve nga Bashkimi Evropian e as të Amerikës, veprimtaria e tyre sikur ishte lokalizuar në nxjerrjen e fletushkave që përngjanin me pamflete të së majtës komuniste se sa të Organit Partiak, që ka vizion e qëndrim të qartë politik e ideologjik.

PROKLAMATA

Gjatë muajit, maj 1988, është botuar një PROKLAMATË, të cilën e ka publikuar LPRK-ja, pa adresë. Kjo PROKLAMATË është një dokument i asaj kohe, që i shpreh pikëpamjet e LPRK-së, ku nëpërmes luftës ideologjike Marksiste-Leniniste mendonte t’i imponohej Kosovës, ashtu kuturu, siç dinë me pështjelluar gjithmonë Ibrahim Kelmendi, por një proverb popullore thotë “nëse është ngrënë pitja, tepsia ka mbetur”, e kjo “tepsi e mbetur”, janë dokumentet e publikuara, të cilat tregojnë sa kanë qenë ato veprime ideologjike të duhura, sa ka qenë i domosdoshëm Antiamerikanizmi i theksuar në të majtën kosovare në diasporë? Sa ka qenë detyrë e LPRK-së me i treguar me gisht Amerikës së është vend Imperialist dhe Agresor? Sa ka qenë strategji e mençur e së majtës duke akuzar Turqinë si shtet kriminal e diktatorial që shtyp liritë e popujve? A ka qenë mision i qëllimshëm i së majtës për ta trajtuar aq shumë Izraelin si vend sionist? Edhe Spanja ka qenë në shënjestër të “Frontit të Kuq Popullor”, prandaj afria me Organizata si “ETA”, a ka qenë pjesë e strategjisë dhe konceptit bashkëpunues?!…

Edhe shtypi i Beogradit që dilte shqip në Prishtinë, ndiqte pothuajse këtë avaz, madje këto elemente të rrezikshme janë përsëritur deri në Luftën e Kosovës, kur bënin thirrje se UÇK-ja duhet ta fus si pjesë te strategjisë “Sindromin Çeçen”, dhe kush i bënte këto thirrje, përpos e majta Marksiste në Evropë dhe e majta Titiste në Kosovë, apo ishin thirrje të LDK-së e të dr. Ibrahim Rugovës, mitin e të cilit e lufton pikërisht ai që ka rol kuislingu në shantazhimin e LPRK-së dhe të diasporës në përgjithësi! Ishte detyrë, mision a budallallëk të akuzohet e gjithë Bota Demokratike si vende kapitaliste e imperialiste, që shtyp e diskriminon klasën punëtore?!

Pa asnjë dilemë, simbol e frymëzim në mes të Evropës Demokratike, për të majtën kosovare, kanë qenë diktatorët komunist Josef Stalin dhe Enver Hoxha, portretët e tyre i kanë bartur edhe nëpër manifestime e demonstrata të organizuara, pastaj janë aleancat publike duke i lidhur Flamuj me Partinë Komuniste Kurde (PKK) dhe me Flamujt e vëllazëruar me Palestinezët, e këto paradokse tash po thuhet se paskan qenë largpamës dhe patriotizëm i krerëve të LPRK-së?! Këto sjellje të së majtës paskan qenë veprime të matura dhe politikë largpamëse? Pastaj nëpër të gjitha botimet, broshura, buletinet, organet partiake, kultura gjuhësore është tepër e ulët, shprehjet ideologjike janë primitive, format e organizimit ishte e fshehtë (ilegale), por nuk komunikonte me mentalitetin transparent të Evropës demokratike, prandaj nuk kishin asnjë ndikim, përkundrazi më shumë i pengonin veprimtaritë e bujshme që bëheshin në Kosovë nga elita Intelektuale e atjeshme.

Së këndejmi, thirrja publike që bëhej në “PROKLAMATË”, ishte tipike komuniste dhe i përkiste nivelit të Luftës së Dytë Botërore, kur populli në Kosovë ishte i paarsimuar, por në vitin 1989, të bëhej një thirrje e tillë më duket krejtësisht e pakuptimtë sepse nuk kishte logjikë e as matematikë që e përthekonte: “Punëtorë trima”, “Fshatarë patriot”, “Rini sypatrembur”, “Intelektualë përparimtarë”, “Gra liridashëse”, “Zejtarë tregtarë”, “Nëpunës shqiptarë”, “Milicë shqiptarë”, “Kurbetçarë patriotë”, “Prindër të shtrenjtë”, “Popull shqiptarë në Jugosllavi”, jo vetëm që qesin në pah nivelin, por tregojnë çartë se nivelet politike kishin stagnuar, prandaj imitonin “Lëvizjet Muzhike”, të kohës para Revolucionit Socialist në Rusi.

Gjithsesi një proklamatë e till komuniste duhej të përmbyllej me thirrjen e njohura se “Lufta jonë është e drejtë dhe patjetër do të triumfojmë”, se proletaret e gjithë botës janë me ne, (do t’ia shtoja unë), sikurse edhe thirrja për “Lavdi”, që iu bëhej të rënëve gjatë protestave masive nga data 23-29 mars 1988, tashmë ishte bërë bajate. Por një gjë duhet ditur, se pa asnjë ndikim nga LPRK-ja, janë zhvilluar revoltat gjatë muajit mars e maj të atij viti, që ishin të përgjakshëm, kurse zhvillimeve politike në Kosovë, ajo revoltë iu dha kahe krejtësisht tjetër.

RRUGA E LIRISË:

Rruga e Lirisë Nr. 3, maj-qershor 1989

Buletinin “RRUGA E LIRISË”, nr. 3, maj-qershor 1989, e botoi “Zëri i Kosovës”, organ i LPRK-së ku thuhet se gjatë ribotimit iu shtuan fotografitë, megjithatë në të gjitha planet edhe si botim teknik por edhe ideologjik ishte larg standardeve të kohës, pasi Kosova kishte një inteligjencë kulturore e politike që sfidonte pushtetin jugosllav në Beograd, prandaj kjo terminologji nuk përkonte as me stadet e Demokracisë Evropiane dhe asaj Amerikane, prandaj çirrjet e kësaj natyre, ishin absolutisht të papranueshme për të gjitha vendet demokratike në Evropë, po sidomos për Amerikën e cila bashkë me Gjermaninë kanë qenë dy vendet më të angazhuara për çështjen e Kosovës.

Buletini “RRUGA E LIRISË”, dukej se është shkruar nga e njëjta dorë që e ka shkruar “PROKLAMATËN”, si dhe një pjesë të artikujve që botoheshin në “Zëri i Kosovës” në Perëndim andaj kurrë nuk u dëshmua nëse ato lëshoheshin nga një qendër propaganduese në Perëndim, sa për të krijuar imazhin populist se LPRK-ja ishte mirë e organizuar brenda, por niveli i komunikimit me popullin, nëse bazohemi në “Proklamatën” dhe buletinin “Rruga e lirisë”, ishin larg standardeve të zhvillimit kulturor dhe atij politikë që bëhej në Kosovë. Këtë që po e them sot mund ta dalloj secili nxënës me shkollim të mesëm që ka interesime për këtë periudhë, prandaj Institucionet Shkencore, Akademike dhe Universitare do të ishte mirë të hulumtonin në këtë plan për të zbardhur marifetet që propagandonin gjatë asaj kohe krerët stalinist të LPRK-së të strehuar në Evropën Kapitaliste, në Evropën Demokratike, ose në Amerikën Agresore e Imperialiste, vende këto që kurrë nuk i ndërprenë angazhimet e tyre për Kosovën, pavarësisht krrakatjeve negative që i bënin Organizata Marksiste-Leniniste apo Fronti i Kuq Popullor.

Në faqen 4 të këtij buletin është publikuar edhe një shënim për dëshmorin Xhemali Berisha, i vrarë më 6 prill 1989, në burgun e Prizrenit. Vet forma e prezantimit dhe dhënia e epitetit “Komunist”, më duket se edhe për kohën ka qenë tepër e panevojshme, pasi populli i Kosovës gjithmonë e urrente çdo ideologji që vinte nga sllavët duke mos i përjashtuar as Sovjetiket e Ibrahim Kelmendit, të cilët konsideroheshin kupola serbe, madje trajtoheshin si Nënë dhe Babë e krimit serb në Kosovë dhe në hapësirën tjetër shqiptare në Jugosllavi! Pasi i përkas atij brezi, e njohë mirë veprimtarinë studentore të asaj kohe, prandaj mund të them se ndikimi ideologjik i Shqipërisë Komuniste, është shfrytëzuar si frymëzim, si mbështetje dhe asgjë më shumë.

Padyshim ndikimi i Shqipërisë, edhe atëherë sikurse edhe sot, është i paevitueshëm. Në ato vite propaganda e Partisë së Punës së Shqipërisë, ishte deklarative, por në programin e saj ideologjik kishte futur edhe propagandën “gjoja në mbrojtje të Kosovës”, e kjo bëhej si nevojë e strategji ideologjike kriminale për ta shtypur sa më shumë inteligjencën e brendshme, kundër së cilës zhvillohej Lufta e Klasave e cila atje bënte kërdinë, pra edhe në vitet 1987-1988 siç ishte rasti më eklatant me mësuesin Havzi Nela, të cilin Pushteti Popullor i Enver Hoxhës, më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit e ka ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit. Havzi Nela ishte edhe poet, andaj pushkatimi i tij me varje e ka bërë gjendjen edhe më të nder, sepse dëshmohej se lufta e klasave që e bënte PPSH për marketing të brendshëm nuk ka pushuar, kurse LPRK-ja, po sidomos Fronti i Kuq Popullor i Ibrahim Kelmendit i madhëronte sukseset e Partisë Ideologjike, e cila në masë të madhe ka pasur ndikimin e saj, sidomos tek qytetarët shqiptar me banim në Kosovë dhe gjithandej viseve të tyre në ish Jugosllavi.

Ky ndikim i Shqipërisë dhe bindjet për “lulëzimin e sistemit socialist në Shqipëri”, për arritjet që i kishte Partia e Punës, për avancimin e femrës dhe për barazitë e shumta që gjoja i kishte “krijuar?!” ai sistem, përmes propagandës që e bënin grupet ilegale dhe altoparlantja “Zëri i Kosovës”, na vijnë si pikëpamje të brishta, naive dhe të pa akseptueshme, por dokumentet origjinal të asaj kohe janë mjaftë kokëforta dhe qe besa edhe të trishtëta, andaj nuk ka vend për mburrje për këtë kategori të shoqërisë sonë.

Besimi i kosovarëve për “jetën e lulëzuar” në Shqipëri, nëse ekzistonte në atë kohë, nuk do të duhej të ishte pjesë programore e LPRK-së e cila veprimtarinë e saj politike e bënte në Evropën Demokratike. Në vend se krerët udhëheqës të LPRK-së ta luftonin atë koncept të ngulitur në kokat e asaj gjenerate e cila mendonte se përmes “konceptit komunist për shoqërinë” mund të realizohej aspirata e popullit shqiptar për realizimin e Republikës së Kosovës, por Marksistë-Leninistët e LPRK jo që nuk qanin kokën, por ishin trumbetuesit e asaj ideologjie.

Prandaj ngulmojmë për tu studiuar në prizmin e ngjarjeve që rrodhën, nëse kjo doktrinë ndikoi për të mirë në zhvillimet politike në Kosovë, apo ndikoi ajo fryma e REFUZIMIT ESTETIK që vinte nga Evropa Lindore si dhe nga Republikat Veriore të Jugosllavisë. Mendoj se kjo e fundit ka qenë ndikuese dhe indikatore për ato ndryshime në njërën anë, kurse në anën tjetër drejtpërdrejt ka ndikuar edhe dhuna e sistemit shtetëror që drejtohej nga unitarizmi serb që përshpejtoi procesin të cilat e shpien Federatën Jugosllave në shpërbërje të plotë.

DERI NË FUND KOMUNIST

Ishte apo jo “Komunizmi si ideologji” në veprimtarinë e Xhemajli Berishës, i cili qe njëri nga studentet e asaj kohe që është burgosur në vitin 1981. Kam pasur fatin ta lexoj një “ditar të tij”, prandaj po mendoj se nuk është dashur t’i jepej epiteti “komunist”, para elementit patriotik që ka pasur e tërë veprimtaria e Xhemajliut dhe Lëvizja Studentore në përgjithësi, por krerët e LPRK-së, kanë përvetësuar çdo gjë, madje edhe Luftën e Kosovës. E sa i përket ideologjisë, si duket ata edhe pse kanë vepruar në Perëndim, nuk kanë pasur aftësi të diferencojnë ideologjinë komuniste me demokracinë substanciale që e kishin në Evropën Perëndimore. Madje disa prej tyre, e njëri nga ta është vet Ibrahim Kelmendi, kishin vizituar edhe vendet komuniste të Lindjes, dhe kishin prekur me dorën e tyre shëmtimin që kishte bërë komunizmi nëpër ato vende, përsëri ata adhuronin ideologjinë Sovjetike, prandaj pa pra akuzonin perëndimin dhe Amerikën se ishin kapitaliste dhe imperialiste.

Rruga e Lirisë Nr. 3, faqe 11

Komunistët dhe Marksistë-Leninistet shqiptar ishin të pa emancipuar, prandaj ishin edhe të pa përmirësuar. Ata gjithmonë Amerikën dhe Perëndimin i shihnin me sy negativ, bile si shkatërrues të rendit socialist. Ky madhërim që ia bënin diktaturës Sovjetike ishte shokuese. Se pikëpamja komuniste për t’u çliruar ka qenë doktrinë e shndërruar në ideologji, këtë e ka shprehur aty këtu edhe Xhemajli Berisha në ditarin e tij, por nuk besoj se ka pasur tipare aq të theksuar të një komunisti. E nëse nëpër shkrimet e Xhemajliut gjejmë një terminologji të asaj kohe, ku shprehen pikëpamjet e sistemit komunist për borgjezinë e kapitalizmin, nuk është dashur elementet origjinale të veprimit t’i atribuohen një koncepti që po vdiste edhe në atë kohë kur LPRK-ja vepronte por doktrina nacionale dhe vlera e kombit është dashur të rritet e madhërohet.

Koncepti komunist në trajtimin e zhvillimeve globale, në “Zërin e Kosovës”, del në dukej me rastin e Palestinës dhe të Kurdistanit, kur udhëheqja staliniste e LPRK-së ishte vëllazëruar dhe mbante protesta të përbashkëta nëpër Evropën Demokratike. Kreret e kësaj organizate nuk janë merakosur për dëmet që po ua sillnin zhvillimeve politike në Kosovë, ku veprimtaria e gjithmbarshme shkonte drejt distancimit komunist ose drejt shkëputjes nga koncepti Sovjetik për shoqërinë, veçmas për Kosovën e cila ishte me popullsi shqiptare e jo sllave si vendet tjera të Evropës Lindore.

Pjesa më kapitale e atij DITARI, mbetet veprimtaria e tij patriotike, por askund Xhemajliu nuk e thekson se ishte i organizuar dhe as që ka përmendur ndonjë grup, sado që në mënyrë alegorike ka folur për shokë e urdhra. Ne e kemi të qartë se koha nga mbajtja e ditarit dhe ajo kur është vrarë në Burgun e Prirenit ka qenë e gjatë, prandaj ka mundësi ta kenë lidhur veprimtarinë e tij me Organizata Ilegale të majta e ekstreme që nuk po e mohojmë, por atributi “si komunist” më duket se edhe për atë kohë ishte i tejkaluar.

* * *

Më poshtë po i publikojmë në origjinal “PROKLAMATËN” dhe Buletinin “RRUGA E LIRISË”, për të qenë më i saktë në aspektin faktik dhe në trajtimin e ngjarjeve në aspektin kritik.

Proklamatë, maj 1989, faqe 1

Proklamatë, maj 1989, faqe 2

Proklamatë, maj 1989, faqe 3

Proklamatë, maj 1989, faqe 4

Rruga e Lirisë Nr. 3, faqe 1

Rruga e Lirisë Nr. 3, faqe 2

MBLEDHJA E DYTË E PËRGJITHSHME E LPRK-së JASHTË VENDIT DHE REZOLUCIONET E ASAJ MBLEDHJEJE:

Komunikata, 10. tetor 1989

Bazuar në një “Komunikatë” e cila u botua në Organin e LPRK-së “Zëri i Kosovës”, Nr.10, tetor 1989, në të cilën thuhet se gjatë muajit Tetor të po atij viti është mbajtur Mbledhja e Dytë e Përgjithshme e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, në të cilën theksohet se ka analizuar punën dyvjeçare të LPRK-së, ka shqyrtuar dhe aprovuar Raportin e Këshillit të Përgjithshëm të LPRK-së, si dhe Raportin e Kolegjiumit të Redaksisë së “Zërit të Kosovës”, ka bërë ndryshime në program dhe statut si dhe u aprovuan Rezolucionet e Mbledhjes. Po ashtu thuhet se Mbledhja e Dytë e Përgjithshme ka zgjedhur Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, ndonëse nuk jepen emra dhe detaje të tjera, nënkuptohet se aspektet programore të LPRK-së mbeten ato koncepte që ishin më parë.

Në Komunikatë nuk përmendet roli i Organizatës Marksiste-Leniniste si dhe e Frontit të Kuq Popullor që ishin pararojë ideologjike e Lëvizjes, por tek rezolucionet e kësaj mbledhjeje e gjejmë rolin pararojë të këtyre dy organizatave në kuadër të LPRK-së.

REZOLUCIONET

Në rezolucione pohohet se “lufta e popullit tonë edhe më qartë mori tiparet e luftës përparimtare, antipushtuese dhe antiimperialiste e çlirimtare. Ndërsa pushtuesit u diskredituan para botës”, por nuk theksohet fare nëse fjala ishte se qenkan diskredituar para Sovjetikëve apo Revizionistëve, por theksohet “antiimperializmi, ku fjala ishte për amerikanët”, pastaj në këtë dokument theksohet se zhvillimet në Kosovë nuk ishin “luftë e individëve e grupeve të shkëputura nga populli e vullneti i tij”, po aty “Zëri i Kosovës”, Nr.10, faqe 2. Kjo dëshmon se lëvizjet masive në Kosovë, nuk ishin produkt i LPRK-së, por ishin rezultat i shthurjeve të mëdha dhe i dhunës shtetërore e cila kishte marrë përmasa shqetësuese.

Në një pasus tjetër theksohet se “Gjatë këtyre dy vjetëve të fundit lufta e popullit shqiptar në RSFJ për Republikë shkoi duke u rritur, forcuar e zgjeruar. Në këtë drejtim LPRK, e udhëhequr nga OMLK, (Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës, shënimi im), bëri punë sistematike dhe të suksesshme. Këtë luftë do ta vazhdojë deri në fitore”, po aty “Zëri i Kosovës”, Nr.10, faqe 2. Ku shihet qartë përvetësimi i meritave të të tjerëve?!

Në këtë dokument nuk kalohet pa rënë në sy lufta ideologjike, përçarëse e kriminale, ku qartë shihet se ka qenë një pjesë programore e përhershme, por siç e kemi theksuar edhe më lartë, përçarja dhe veprimtaria paralele në dy e më shumë grupe të konfrontuara ka vazhduar gjatë gjithë asaj kohe. Në atë periudhë janë parë disa aspekte të cilat dukeshin si përpjekje për të evoluar koncepti i veprimtarisë së LPRK-së, të vetëdijshëm se deri atëherë nuk kanë bërë gjë për ta afirmuar si duhet përpjekjen e popullit.

Atëherë mendohej se “LPRK-ja” për ta afirmuar çështjen shqiptare, pranë organizatave botërore dhe pranë qeverive demokratike të botës do të duhej ndryshuar orientimi Marksistë-Leninistë, ndërsa kërkesa për të vjelë sa më shumë para nga bashkatdhetarët mbetet synim i kësaj mbledhjeje në të cilën thuhet se “Duke pasur parasysh se Rezolucionet e Mbledhjes së Parë të Përgjithshme ruajnë aktualitetin e vet, duhet të vazhdohet puna në realizimin e tyre”, po aty “Zëri i Kosovës”, Nr.10, faqe 2.

Gjithashtu në këtë “Zëri të Kosovës”, është botuar edhe një “Thirrje” të cilën e ka lëshuar Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, (sigurisht Jashtë Vendit), si dhe një “TRAKT” dhe “THIRRJE”, e lëshuar jo nga Këshilli i Përgjithshëm por nga Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, për të cilin thuhet se fillimisht është shpërndarë në Kosovë më 27 tetor 1989, kurse jashtë vendit shpërndarja fillon nga data 29 tetori 1989. Këto materiale të publikuara kanë edhe kundërpërgjigje dhe një mori nënpyetjesh qoftë për nivelin e qoftë për konceptin ideologjik.

* * *

Më poshtë po e sjellim faqet e “Zërit të Kosovës”, ku janë të publikuara këto dokumente origjinale të asaj kohe.

Zëri i Kosovës, Nr. 10, Ballina

Zëri i Kosovës, Nr. 10, faqe 2

Zëri i Kosovës, Nr. 10, faqe 3

LDK-ja THEMELOHET ME 23 DHJETOR 1989

Vetëm një muaj e pak ditë, para se të themelohej LDK-ja, është mbajtur Mbledhja e Dytë e Përgjithshme e LPRK-së Jashtë Vendit, në të cilën kryesisht ruhen vendimet e përgjithshme të LPRK-së të marra në Mbledhjen e Parë të Përgjithshme të LPRK-së, mbajtur në korrik të vitit 1987, në të cilat theksohet se LPRK, angazhohet:

1. “Qëllimi i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës është që Kosova me viset e saja të fitojë statusin e Republikës brenda Federatës së Jugosllavisë”, (Programi i LPRK-së, paragrafi I), “Zëri i Kosovës”, Nr. 7, korrik 1987, faqe 6.

2. LPRK angazhohet për “Konstituimin e Republikës së Kosovës në kuadër të RSFJ-së, ku do të përfshihen trojet e banuara me shumicë me shqiptarë nën Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi”, (Programi i LPRK-së, paragrafi III, pika 2), “Zëri i Kosovës”, Nr. 7, korrik 1987, faqe 6.
Këto dy vendime me ndonjë ndryshim të vogël në formulim janë edhe pjesë e programit Nacional të LDK-së që u themelua si nevojë e kohës dhe si domosdoshmëri për t’iu shmangur ndikimit Sovjetik, për të cilin për vite të tëra ishte angazhuar LPRK-ja dhe vet Ibrahim Kelmendi, të cilit tash i vjen vështirë për ta pranuar.

Fundja e fundit, dokumentet janë të ruajtura dhe ato mund t’i nënshtrohen një komisioni shkencor e profesional për të parë se Lidhja Demokratike e Kosovës ishte pjellë e atyre rrethanave, në të cilën pashmangshëm rol të madh ka luajtur Elita Intelektuale e Kosovës e cila e mori fatin e popullit në duart e saj për ta udhëhequr Kosovën drejt proceseve të mëdha historike.

Të mos ndalemi as në terminologjinë e atyre dokumenteve sepse janë rezultat i kohës, por në konceptin orientues mund të themi me kompetencë se themelimi i LDK-së, ndikoi drejtpërdrejt, madje për të parën herë në histori, shqiptarët u rreshtuan ashtu si duhej dhe në momentin e duhur.

Në platformën politike dhe në programin e LDK-së, si dhe në të gjitha dokumentet relevante askund nuk kërkohet ndihma Sovjetike siç bënin strukturat udhëheqëse të LPRK-së, prandaj çirrjet e Ibrahim Kelmendit për ta ç’mitizuar MITIN dr. Ibrahim Rugova, nuk kanë të bëjnë me individin aq sa kanë me ideologjinë demokratike pro-amerikane, pro-evropiane dhe pro-demokratike. Ky orientim politik dhe startegjik i dr. Ibrahim Rugovës e ka tmerruar Ibrahm Kelmendin i cili tashmë e ka sëmur edhe vetën, madje si duket ai ka edhe kriza të tjera, qofshin ato mendore, që nuk e lënë të kuptojë se lufta kundër LDK-së dhe dr. Ibrahim Rugovës është luftë kundër Amerikës dhe luftë kundër Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Nuk është e turpshme të deklarojmë se ideologu i demokracisë qysh në gjenezë është shkrimtari dhe historiani i Kosovës Jusuf Buxhovi, kundër të cilit është lëshuar si me yryshe Ibrahim Kelmendi?! Kjo ka të ngjarë nga urrejtja që ky njeri ka për çdo individ që nuk është pjesë e mendimit politik me të. Pikërisht Jusuf Buxhovi ua hapi sytë shqiptarëve, duke iu treguar se Rruga e Lirisë së Kosovës kalon nëpër Vashngton e jo nëpër Moskë siç trumpeton Bossi i Frontit të Kuq Popullor, Ibrahim kelmendi.

Me themelimin e LDK-së, nuk u trand vetëm Beogradi, por janë trandur edhe Moska dhe sidomos Fronti i Kuq Popullor, pasi për herë të parë populli i Kosovës dëgjoi një lider politik që foli me gjuhën e halleve të popullit, i cili është personaliteti i vetëm shqiptarë që në kulturën politike futi fjalorin e urtësisë, të durimit, dashurisë, faljes dhe bamirësisë, krijoi pajtim dhe unifikim si asnjëherë më parë. Nuk u morrë kurrë me hasmeri e sharje dhe arriti si askush tjetër ta bëjë Unitetin e Poullit, nën sqetullat e të cilit e futi edhe “Ilegalen” nëpër Kosovë, dhe i futi të gjithë kundërshtarët politik nën sqetullat e tij. D.m.th se Ibrahim Rugova, arriti t’i bëjë zapt të gjithë Marksistë-Leninistët, stalinistët e Organizatën Marksistë-Leninistëve dhe Frontin e Kuq Popullor të cilët, sidomos në saje të Hafiz Gagicës në Gjermani, i bëri pupëz që tanë verën ke mundur me i bartur me një minibus, që për fat të keq, kjo LDK i toleroj, madje duke iu krijuar mundësi që si gjarpri që helmon të ngritin kokë.

Ishte Dr. Ibrahim Rugova që tha. “Miqtë tanë në Evropën Demokratike”, ai kurrë Evropës nuk i tha Kapitalste, diktatoriale dhe që po ua pinë gjakun klasë punëtore. Dr. Ibrahim Rugova kurrë nuk nënçmoi Izraelin, ai asnjëherë nuk e quajtën Izraelin “Shtet sionist”. Ishte dr.Rugova dhe LDK-ja e udhëhqeur nga ai që kurrë nuk i thanë Amerikës agresore e imperialiste, por kërkonte ndihmën e saj. Ishte dr. Ibrahm Rugova që kërkonte miqësi nga Spanja, por jo nga Organizata ETA, të cilën e kishte partnere “Fronti i Kuq Popullor” i Ibrahim Kelmendit. Ishte Ibrahim Rugova ai që kurrë nuk e ka fyer Turqinë, përkundrazi ka kërkuar ndihmen e saj më shumë se krejt LPRK-ja në të gjitha etapat e saj. Ishte dr. Ibrahim Rugova që lidhi paqe e aleancë me Vatikanin dhe gjithmon ka kërkuar ndihmën e Papës, prandaj këto gjëra Evropiane, këto koncepte Demokratike dhe kjo kulturë politike e tmerron edhe sot Ibrahim Kelmendin.

Në asnjë rast dr. Rugova nuk ka folur keq për popullin e Palestinës, as për popullin Kurd as për Provincën Baske në Spanjë, as nuk i ka thurur lavde Dudajevit të Çeçenisë, por vazhdimisht ka kërkuar ndihmën politike dhe diplomatike të Vatikanit, të Vashingtonit, të Bonit e më pas Berlinit, të Londrës e Parisit, me një fjalë ku i shkeli këmba atij burri mbolli një lule, krijoi një miqësi të re, prandaj njeriu që akuzohet ma së shumti për krim, përçarje dhe ideologji të gabueshme Ibrahim Kelmendi e urren sa mundet dr. Ibrahim Rugovën dhe po aq e urren edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse Ibrahim kelmendi e urren Amerikën pse ua prishi planët Sovjetikëve dhe largoi ndikimin e tyre mbi Ballkanin, gjë që Ibrahm Kelmendi nuk po pajtohet as me Lirinë e Kosovës që na solli Amerika, sepse ai edhe gjatë luftës është tallur dhe ka ndjekur kryesisht strukturat dhe verpimtarët e LDK-së që shkonin në Luftë. Ibrahim Kelmendi nga LDK-ja ka pranuar me dëshirë vetëm paratë të cilat i ka marrë përmes kuislingut Bujar Bukoshi dhe të dytë bashkë kanë bërë pazare me Kosovën.

Po ti lëmë këto inate ballkanike, për t’a lëshuar një sy dokumenteve të LPRK-së, programit të saj i cili tashmë është një dokument origjinal i asaj kohe. Një gjë provokon pse edhe në serbisht, nëse ai program nuk është origjinali(?!), pasi varianti në shqip është kopje e zbehtë ideologjike i pikëpamjeve Sovjetike për Republikën e Kosovës. Kjo duket akuzë e rënd, por LPRK-ja ka vegjetuar në Perëndim, ndërsa LDK-ja në Kosovë, kurse sojnikët ideologjik, jo pak kanë mbllaçitur pse LDK-ja qenka regjistruar në zyrat përkatëse të asaj kohe, në kuadër të Federatës Jugosllave që i kishin vendosur në Beograd.

Veprimtaria Ibrahim Kelmendit duket se ka qenë me përmasa edhe ma shkatërruese, ma hipokrite brenda strukturave të LPRK-së, sipas sloganit “jo përçajë e sundo por përçajë e tradhto”. Tashmë ambiciet Serbo-Sovjetieke kanë dal në shesh nëpërmes Ibrahim Klemendi, i cili po e vazhdon Luftën e tij të Shenjtë Ideologjike, kundër SHKRIMTARIT, (me shkronja të mëdha), vetëm pse ai ka shkruar e ka kritikuar Ideologjinë Titiste të komunistit Isa Mustafa, prandaj të gjithë Proletaret e Mendjeve të Shkreta veprojnë jo si “Ibrahim Antibrahim”, por si mbetje të marksiszmit e titizmit për ta luftuar prezencën e Amerikës në Kosovë!

Programi i LPRK-së shqip dhe serbisht

( Vijon… )

[ HYRJE – PËRMBAJTJA ]