Formimi i një qeverie fantazmë nga inicuesja LDK, në koalicion me AAK, Nismën dhe komunitetet: Vetëflijim politik!

0
814
Isa Mustafa me shkop
Luan Asllan Dibrani
Luan Asllan Dibrani

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Me iniciativën e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me shumicë votash nga delegatët ka votuar pro një koalicioni të mundshëm me AAK-në dhe Nismës Socialdemokrate dhe komunitetet të propozuar, me çka nuk japin argumente të jenë te qëndrueshme në menaxhimin e aktorëve të interesit kombëtar, që e presin Kosovën?

Fillimisht Dialogu me Serbinë kërkon një unitet, çështja ekonomike dhe shumë faktor tjerë që Kosova duhet ti paraqes pran qendrave ndërkombëtare e këtyre partive u mungon vizioni ! U mungojnë kuadrot!

U mungojnë e politologët dhe njohuritë, por edhe guximi !!!

Tërheqja e Isa Mustafes nga posti i kryeministrit, ep të kuptojmë se donë ta viktimizoj zotin A. Hotin, i cili për momenti, kjo parti është dashur reformuar nga përplasjet aktuale, që jane brenda për brenda partisë se LDK-së. Avdullahi e pranoj me vetëdije propozimin e tij si kryeministër, por droja është këmbët e arushës po i mbesin në dorë vetëm e vetëm nga lojaliteti i Isa Mustafes. Zoti Avdullah Hoti do të do të figuroj vetëm si kukull i dirigjuar nga të tjerët, ose karshi një opozite te fuqishme Vetëvendosja, qe po mbetet me të pa drejtë ne opozitë…

Në bazë të kësaj, shihet vullneti i LDK-së qe ta qeverisë vendin me një koalicion me AAK-në, Nismën dhe komunitetet e ne te cilën mendoj se vetëm po e thellon edhe ma tutje krizën institucionale, nga e cila shihet se me këtë iniciative vetëm do te përbalten disa figura qe kanë pas sadopak besim respekt dhe autoritet në një pjesë të popullit!

Zotimi i kësaj qeverie kukull dhe vullnetin e ofruar nga kjo parti për nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, ta tërheq reciprocitetin mendoj se nuk mund të qëndroj në komb as sa Qeveria Kurtit.