FOTO: Hapet ura më e gjatë në botë pas 9 vitesh punime, infrastrukturë mahnitëse

0
818

Është inaguruar pas nëntë vitesh punë intensive ura më e gjatë në botë në Kinë prej 55 kilometrash.

Xie Chuanjiao dhe Zhao Lei shkruan se ura është gati të përballojë tërmete të magnitudës 8 Rihter, super-tajfunë apo një goditje të një anije 300,000 ton në strukturën e urës.

Inxhinieri kryesor, Meng Fanchao u shpreh i lumtur për përfundimin e një pune kolosale.

Ai tregoi se ekipi i tij ka kërkuar këshilla nga fusha të ndryshme dhe se projekti kushtoi rreth 116 miliardë juanë kinezë.

Kjo pritet të jetë rruga nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut në bregun lindor të Macau dhe do të shkurtohet 4 orë kohë. (TemA)