FOTOT e rralla/ Artan Hoxha: Kush është hjeksi i Azem Hajdarit dhe misteri i kasetës së zhdukur

0
923

Nga Artan Hoxha

13 shtator 1998, në spitalin ushtarak.

Sali Berisha duke regjistruar me diktofon dëshminë e Zenel Nezës, truprojës se ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, i vetmi i mbijetuar i atentatit të 12 shtatorit 1998, ku mbetën të vrarë Azem Hajdari dhe truproja tjetër i tij, Besim Cera.

Zenel Neza, menjëherë pasi është intervistuar nga Berisha, nuk pranoi të dëshmojë për prokurorinë dhe u largua jashtë shtetit duke mos u paraqitur kurrë për procesin “Hajdari”.

Ai përfitoi statusin e azilantit politik në Belgjikë.

Kjo kasetë e regjistruar një ditë pas vrasjes së Azem Hajdari nuk u vu asnjëherë ne dispozicion të drejtësisë dhe Berisha nuk dëshmoi asnjëherë në proces edhe pse gjykata i dërgoi 56 fletëthirrje për t’u paraqitur në seancë.

Që çështja “Hajdari” të gjykohet dhe njëherë dhe të dalë e vërteta, mbi motivin, ekzekutorët dhe hjeksin, kjo është prova e re që rihap procesin e cilësuar si “Vrasja e Shekullit”….

Fotot janë marrë nga emisioni “Xhungël”.