FSHATI QË NDËRROI FYTYRËN

0
787
Bajram Bashota

Bajram Bashota

tregim

Kujtoj kohën e fëmijërisë dhe ato shtigje, ku kam kaluar me vëllezër e me motra e me shokë e shoqe të fshatit. Kujtoj atë fëmijëri të varfër, por kurrë më i lumtur se atëherë. Rritesha në një familje të gjërë zemren e kisha plot, jetoja në këtë fshat të bukur të rrethuar me male e kodra, me brigje e livadhe të gjelbëruara, e më lumenj të pasur me ujin e kulluar të pastër si loti.

Në livadhet e fshatit i ruanim bagëtinë ne fëmijët e fshatit prej mëngjesit e gjer në mbrëmje. Gjithë ditën dëgjoheshin kumbonat e lopëve të deleve, kur kullotnin,
dëgjoheshin më shpesh kur rrinin nën mriz dëgjoheshin më rrallë, kur i pickonte ndonjë mizë, të cilën e largonin me bisht ose duke lëvizur kokën. E ne fëmijët barinj edhe ne rrinim nën hije të një rrapi qindvjeçar, që kishte hije të dendur sa s’mund të depërtonin rrezet e diellit.

Ulur nën hije nxirrnim bukën nga jangjiku, që na e kishin përgatitur nënat dhe hanim bukën aq shijshëm kur shikonim njëri tjetrin me oreksin më të madh, qeshnim dhe shkriheshim në gaz, pastaj pinim ujë të kroni, që rridhte nën rrënjët e një ah.

Sa të lumtur ishim, sa të gëzuar ishim. Atë lumturi e atë gëzim kurrë më s’e patëm në jetë. Edhe lopët pallnin nga gëzimi edhe delet me qengja blegëronin, edhe qentë lehnin të gëzuar, që ruanin tufën të mos ua hanë ujqit. E ne fëmijët, pasi ngrënim dhe pimë ujë të ftohtë të kronit, u nisëm kah lumi pak më poshtë, për t’u larë në atë vapë vere, e bagëtinë i lamë nën hijen e mrizit të shoqëruar me budigardët e tyre — qentë.

Laheshim, e zhytnim njëri-tjetrin në ujë dhe nuk dinim të dalim nga uji. Kur u mërzitëm u veshëm ia mësymë kah bagëtia te mrizi. Kur dielli perëndoj ne i grahëm bagëtive në shtëpi me cingërimën e kumonave të lopëve dhe të deleve, të gëzuar që kishim kryer një punë baritore atë ditë.

Tash kur kam shkuar bukur në një moshë dhe malli më kaplon për ato ditë baritore, dal dhe i bie rreth e rreth fshatit nuk shoh më atë panoramë të bukur dikur. Livadhet e
s’ e kishin atë gjelbërimin që e kishin atëherë. Arat gjymës të punuara e gjysma
tjetër djerrina. Bagëtia mungonin në ato kullota të dikurshme.

Pyjeve u mungonte ajo krenaria që e kishin atëherë, ishin prerë ata rrapat shekullorë…
Lumejtë e përrockat ishin ndotur, lëvizje të njerëzve ishin të pakta.

Shumë gjëra kishin ndryshuar, natyra, njerëzit… Fshati kishin pësuar një metamorfozë. Kishte ndërruar fytyrën e vet.