Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Shqipëria nuk është vetëm një vend, ajo është edhe shtëpia e kombit shqiptar brenda dhe jashtë murit të arbrit. Gjatë shekujve, ky komb ka zhvilluar një kulturë që është aq e veçantë sa edhe e vendeve tjera evropiane-perëndimore dhe në asnjë mënyrë kuptimplote nuk mund të përmblidhet me vlera universale.
* * *
Greqia nuk e njeh emrin, Bullgaria nuk e njeh gjuhën dhe kombin, Serbia nuk e njeh Kishën. Flamurin e kanë ndryshuar disa herë sepse askush nuk e njeh. Megjithatë, ankohen se do ta humbin identitetin e vet nëse gjuha shqipe bëhet zyrtare në atë të ashtuquajtur shtet pa identitet. FYROM.
* * *
Çështja e emrit të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë nuk është vetëm një mosmarrëveshje në lidhje me faktet ose simbolet historike. Ajo ka të bëjë me sjelljen e një shteti anëtar të OKB-së, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila bie ndesh me parimet themelore të rendit dhe ligjit ndërkombëtar; konkretisht, respektimin e të drejtës së shqiptarëve etnik si komb shtetformues pasi përbëjnë mbi 45% të popullatës atje, marrëdhënieve të mira fqinjësore, sovranitetin dhe integritetin territorial.
Çështja e emrit është kështu një problem me përmasa rajonale dhe ndërkombëtare, që konsiston në promovimin e ambicieve irredentiste dhe territoriale nga ana e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, kryesisht me anë të falsifikimit të historisë dhe uzurpimin e trashëgimisë kombëtare, historike dhe kulturore të Antikës në Gadishullin Ilirik. Gjeografikisht, termi “Maqedonia” i referohet një rajoni më të gjerë që shtrihet në territorin aktual të vendeve të ndryshme të Ballkanit.
Rrënjët e çështjes së emrit? Të kthehemi në mesin e viteve 1940, kur, si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, komandanti i përgjithshëm i ish Jugosllavisë Tito, filloi të kultivojë idenë e një “kombi maqedonas”, të veçantë dhe diskret.
Tito sigurisht kishte shumë arsye për të bërë këto lëvizje, atë kryesor, për të hedhur themelet për pretendimet e ardhshme jugosllave territoriale në rajonin më të gjerë të Maqedonisë dhe për të siguruar një të çarë në Detin Egje.
Në këtë sfond historik, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë shpalli pavarësinë e saj në vitin 1991, duke e bazuar ekzistimin e saj si shtet i pavarur në nocionin artificial dhe paligjshëm të “kombit maqedonas”, e cila është kultivuar në mënyrë sistematike përmes falsifikimit të historisë dhe shfrytëzimit të emrit të lashtë Maqedonia, thjesht për arsye dhe motive politike.
* * *
Është më se qesharake dhe e vrazhdë orvatja për falsifikimin e historisë duke përfaqësuar Aleksandrin e Madh në FRYOM në: “një nga tonët”, nga e cila idioti nxjerrën konkluzione se gjoja maqedonasit e sotëm sllavë, na qenkan pasardhës të maqedonasve të lashtë pavarësisht nga fakti i pakontestueshëm se sllavët (edhe “maqedonët e sotëm pra) në këtë territor erdhën 1200 vjet më vonë. Ardhja dhe ngulimi i tyre në Gadishullin Ilirik (Gadishullin Ballkanik të sotëm) e njohur në historinë botërore si “Dyndjet e barbarëve” dhe vendosja e tyre në tokat ilire/shqiptare ndodhi prej shekullit të gjashtë deri në shekullin e nëntë. Falsifikimet e tilla historike nga sllavo-folësit e FYROM-it janë shpërdorur për të krijuar bazën e nevojshme historike e “të drejtave kombëtare”.
Gjegjësisht, pasi banorët e sotëm të FYROM-it janë me origjinë sllave, është e qartë se ata nuk kanë asgjë lidhje me Maqedoninë antike dhe Aleksandrin e Madh (maqedonas/ilir/shqiptar). Ata sllavo-folës që besojnë se janë pasardhësit e Maqedonisë Antike dhe Lekës së Madh sigurisht që pas trajtimit të pasuksesshëm kanë ikur nga Spitali Psikiatrik Bardovce në Shkup.
* * *
Një gjuhë prej më të vjetrave në botë, shumë e vlefshme dhe origjinale siç është gjuha shqipe, nuk është qëllim në vetvete: ajo do të jetë e vlefshme dhe origjinale vetëm atëherë kur do të jetë shprehje e një jete origjinale. Prandaj gjuha e popullit tonë, shumë e pasur me dije tepër të lashta, produkt i bashkësisë, është gjithnjë kaq e bukur. Fakti që një shqiptar i nivelit mesatar apo e një intelektuali tru-shpërlarë përdor keq gjuhën e tij, nuk është faji i vëmendjes së pamjaftueshme, por e një mangësie që i ka rrënjët në thellësi të qenies, të paaftësisë për të jetuar dhe vepruar në mënyrë origjinale, siç i ka hije shqiptarit.