Gazi lotsjellës i Albin Kurtit dhe tregtarët politikë !

0
248
Kosova në peshore

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Si mundet te krahasohet Albin Kurti me Etem Arifin qe pikërisht nxiti rrëzimin e qeverisë si pasojë e dënimit të tij qe edhe në këtë proces ishte e përfshirë LDK-ja e Isa Mustafes dhe PDK-ja te përziera në aferën korruptive shumë e argumentuar kapje shteti?

Acarimi i mëtutjeshëm i gjendjes politike në vend po nxit polemika, opinione dhe debate të ashpra në mediume duke u sajuar ma shumë ne procesin politik te një anshme se sa arsyen e veprimit përmes rrugëve demokratike. Si nuk doli akoma një zë nga anëtarët LDK-qe thonë se jemi demokrat ! Jemi për demokraci jemi për një proces te mirëfilltë demokratik dhe nuk u prononcua as kush prej tyre qe të ngre zërin për moscertifikimin e Albin Kurtit ne pjesëmarrjen e zgjedhjeve te parakohshme.

Si nuk doli një zë po, ashtu qe ta ndaj një mendim te tillë edhe nga PDK-ja, qe te dyja ne qeverisje qe 20 vjet. Qe të dyja te njohura mbi te kaluarën e keqqeverisjes me mijëra zullume, dëme, dhe zhvatje të kapitalit nga buxheti i shtetit. Sot këto forca politike denoncojnë zotin Albin Kurtin si i dënuar për vepër kriminale për hedhjen e gazit lotsjellës qe ishte rruge e vetme për ta mbrojtur Kosovën nga abuzuesit e krimineleve dhe tregtaret politik!.

Si mundet te krahasohet Albin Kurti me Etem Arifin qe pikërisht nxiti rrëzimin e qeverisë si pasojë e dënimit të tij qe edhe ne këtë proces ishte e përfshirë LDK-ja e Isa Mustafes dhe PDK-ja te përziera në aferën korruptive shumë e argumentuar kapje shteti.

Duhet me e dalluar veprën që e kanë bërë kapsit e shtetit me korrupsion, krim, vrasje, vjedhje, abuzime dhe çka jo tjetër me rastin e Albinit ne kauzën e mbrojtës se Kosovës!

Albin Kurti nuk e ka dëmtua asnjëherë interesin publik me vetëdije ose qëllim, por ka bërë hapa politik për ta mbrojtur Kosovën nga tyxharët se kush po e shet ma lire.

Nuk e ka dëmtua buxhetin e shtetit të Kosovës, nuk e ka dëmtua interesin publik për me përfituar personalisht.

Duhet me e dalluar veprën që e kanë bere kapsit e shtetit me korrupsion, krim, vrasje, vjedhje, abuzime dhe çka jo tjetër me rastin e Albinit ne kauzën e mbrojtës se Kosovës, ky i ka kundërshtua proceset politike në garë për zhbërjen e vendit.”

Albini këto vepra te zeza nga ish kapsit e shtetit nuk i beri te bardha dhe iu kundërvu me mjete të tilla për t’i zmbrapse politikanët hajna me veprat kriminale tregtare se kush po e shet ma lirë Kosovën!

Bëri Albini luftën heroike kundër tradhtisë se klasës kriminale.
Albini me zërin kushtrues nuk ndejti spektator pran ujërave të turbullta qe i sollën dhe po i sjellin Kosovës krushqi famëkeq.

Albin Kurti, me bagazhin e tij politik iu shpalli lufte këtij vargu kriminelesh qe t’u ndalë hovin e tregtisë se kush po e shet ma lire Kosovën dhe buxhetin e saj !

Albin Kurti iu bëri rezistence këtyre forcave qe ta zhduk fukarallëkun dhe t’u ndalë hovin politikanëve të korruptuar qe po vjedhin dhe dëmtojnë qytetarin e Kosovës.

Albin Kurti me vizionin dhe luftën e tij si intelektual u beri rezistence llavës se abuzanteve
te vendimeve nëpër kafe dhe pastaj ekzekutimin dhe aprovonin në parlament edhe në kohë pandemie!

Te gjithë janë me ty po vazhdo me slogunin “Drejt dhe krejt” deri me 14 shkurt ne ditën e referendumit, dita e gjykimit dhe ndarja e drejtësisë.

Rezistenca e Albin Kurtit duhet çmuar dhe vlerësuar sepse goditi grusht shtetin dhe tradhtinë e komplotistëve për interesat e tyre personal.

Albin Kurti ishte zëdhënës i mos formimit te Gjykatës speciale për t’i dënuar ushtaret tanë dhe Elitën e Ushtrisë e Çlirimtare te Kosovës qe sot po dergjen neper Kazamatet e Evropës.

Albin Kurti ishte zëri qe ngiti kundër për mos me nënshkruar Zajednicën, dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Albin Kurti me veprat e ti nuk bëri kurrfarë penalizmi deri me tash, por te kundërtën qe penalizuesit me vepra dhe krime kundër Kosovës i gjykoj dhe është në luftë të pa kompromis me ta.

Ky zë ka përshkuar dhe zgjeruar edhe ne veshin e qytetareve qe ky zë ma ka marr përmasa popullore qe Albini ma nuk është veten, po pas vetes ka tërë popullin, pos llavës se hajnave, te korruptuarve dhe zhvatsive të shtetit qe i ka kundër me një luftë speciale qe ta zgjasin këtë mizori, plaçke dhe kaosi ne destinacionin e përfitimeve personale!!!

Albin vazhdo rrugën i ke te gjithë pas. Te gjithë janë me ty po vazhdo me slogunin “Krejt dhe Drejt” deri me 14 shkurt ne ditën e referendumit, dita e gjykimit dhe ndarja e drejtësisë.