Tregim nga libri: “E VËRTETA FORCA VITALE SI MALI ME SHKREPA”
SALI LEKA
4 Korriku dita e fillimit të demokracisë për Amerikën sot e zhvilluar e modernizuar e kulturuar.
4 Korrik 1776 – 4 Korrik 2021, 245 vjetori i Amerikës indipendente e pavarur, kampione e kompetente e lirisë njerëzore me të drejta shembullore.
4 Korrik 1776 Amerika e Abraham Linkolnit e Xhorxh Washingtonit projektoi, formuloi e sanksionoi deklaratën madhështore të pavarësisë triumfatore e përjetësuar me këto fjalë të drejta të vërteta: “NJERËZIT JANË KRIJUAR TË GJITHË TË BARABARTË DHE LINDIN NGA KRIJUESI ME DISA TË DREJTA TË PATJETËRSUESHME SI E DREJTA E JETËS, E DREJTA E LIRISË DHE E DREJTA PËR TË QËNË TË LUMTUR”.
Këto fjalë të dobishme, frymëzuese, të pashterrueshme u ligjëruan me kushtetutë. Shteti simbol jetik solidi i fortë juridik mbi çdo lloj dekreti dhe mbreti.
Kjo kushtetutë publike 245 vjeçare, kushtrimtare fitimtare e Amerikës bujare humane e Willsonit, Rusveltit, Ajzehaurit, Niksonit, Xhonsonit, Bushit, Klintonit, Bejkerit, Bidenit, Blinkenit e Palmerit ishte është e do të jetë e shkëlqyer, e pacoptuar, e pathyer e përjetësuar.
Rinia e sotme shqiptare nuk i din fjalët e deklaratës pavarësisë së Amerikës, as triumfin e demokracisë 245 vjeçare e Amerikës speciale kontinentale.
Nuk i din për arsyese: Në Shqipërinë Ballkanike Europiane, demokracia ka filluar, por nuk ka triumfuar. Liria drejtësia janë përmirësuar, por nuk janë forcuar, as konsoliduar.
Fatkeqësisht shtatë dekada populli shqiptar, as i ka folur, as i ka shkruar fjalët jetike shpëtimtare të kushtetutës juridike Amerikane.
Në Tiranë ishte e ndaluar me folur e shkruar për ligjin e prestigjin e Amerikës madhështore me përmasa botëtore.
Unë me shokët e mi e kemi festuar tinzisht 4 korrikun e blerimit, e Amerikës modernizimit, edhe në kohën e skëterrit, të muzgut dhe errsimit anarshist, të Marksit dhe Stalinit.
Muzg errsin, beterr diskriminim dhe përsekutim i tmerrshëm i llahtarshëm.
Nga viti 2013 e këtej e kemi festuar hapur publikisht me këngë e poezi, meze e raki në lokalin “FLLADI KLIMATIK”.
Kemi ngritur dolli për Klintonin, Obamin, Bejkerin, Bidenin, Blinkenin, Palmerin dhe Edi azgan esberin.
Edi Rama ka lindur në ditën e shkëlqyer të indipendencës dhe demokracisë Amerikane.
Edi Rama kryeministër i republikës parlamentare të Shqipërisë lindi në 4 Korrik 1964, koha e padrejtësisë, e mungesës së lirisë, koha e skllavërisë ekstreme në shekullin njëzet.
Tre milion shqiptarë skllever anarshist, narcizist, tutkunist, merhumist, kaotik antidemokratik.
Epo tani jemi e do të jemi në epokën e shkëlqimit të Edit ylberik Aleminit me liri të madhe të pakufizuar për të folur, diskutuar dhe shkruar nëpër gazeta dhe televizione.
Edhe të garantuar dhe të qeshur, të gëzuar, të admiruar, të krenuar.
Unë jam e do të jem i aftësuar, i vitalizuar, i mahnitur, i surprizuar.
Sali Leka, Cel: 068 38 55 304
Shënim ekskluziv special ekstrakt me 6 fjali prozaike.
Bashkë me shokët e mi me kontribut për letërsi, art, kulturë, drejtësi dhe demokraci i urojmë Edi Ramës jubileun e pesëdhjetë e shtatë të lindjes. Kështu do ta urojmë edhe në korrik 2041 me betim e admirim. Edhe në korrik 2051 e në vazhdim me iradin ilmin.
Me harmoni e miqësi solide jetike me popullin Amerikan që banon e jeton në perëndim të botës galaktike me vezullim e shkëlqim pa mbarim e pa ndalim.
Do të shkruaj e tregoj në vijim me guxim sublim!
Do të tregoj ngjarje të vërteta faktike nga Amerika demokratike.
TIRANË, KORRIK 2021