GJAKU S’HUMBET

0
703
Bajram Bashota

Bajram Bashota

Kush vrau vëllazër pas shpine
Që në luftë u rroken me armikun
Për atdhe për liri e bashkim
S’do të trashigoj tjetër vec trishtim e mallkim.

Kush derdhi gjak të atdhetarëve e të clirimtarëve
Për të plaqkitur pasuritë e atdheut që digjej flakë
I shoqëruar ishte me djallin e armikun e zi
Që ishin cuar lugat për ta përdhosur këtë shqiptari.

Cka menduan këta kuisling e barbarë se gjaku do shkon falë
Se s’do t’i zbulon njeri i gjallë keta hajdut barbarë e tradhtarë
Po të mocmit kanë thanë se gjakun për liri edhe therra e zbulon
E ju o të marrë tradhtarë e gjakatarë të ndëshkuar jeni për të gjallë.

Ajo dorë tinzare që vrau patriotë trima heroj gjeneral e ushtarë
Profesorë mësues gazetarë trima të pa epur për liri e vatan
Ai gjak mos të mendojnë se do të shkoj kot së koti falë
Drejtësia e zotit është me heroj gjeneral e ushtarë s’ka gjak falë.

Do të fryjnë erërat e drejtësisë të lirisë e të demokracisë
Katilë gjakpirës e tradhëtarë do të dalin sheshit në livadh
Para popullit do të dalin lakuriq të përtbuzur e kokë varë
Se s’ishin bij të popullit do të jenë të përbuzur gjithmonë tradhëtarë.