GJERMANIA: JO VIZA PËR KOSOVËN DËRISA THAÇI ËSHTË NË PUSHTET?!

0
497

Binak Maxharraj

Tanja Fajon, Evrodeputete nga Slovenija ne Këshilln e Evropes dhe mike e Kosovës e angazhuar për liberalizimin e vizave në Kosovë, e zhgenjyar pse kjo nuk ndodhi, dhe së do të ndodhë aty dikund pas vitit 2020.Ajo në prononcimin e saj pas vizitës së Hahn ne Kosovë, i cili edhe e vertetoi një gjë te këtillë, Tanja Fajon tha midis tjeresh edhe diçka që shumë kush është zënë ne befasi kur tha se Franca dhe Gjermanija ishin kundër liberalizimit të vizava për Kosovën.

E habitëshme, pse bash Franca dhe Gjermanija?
Së Franca ishte kundër liberalizimit të vizave aspak nuk e quditëshme,kur dihet se Franca është tradicionalisht mike e madhe e Serbisë.Lidhjet e tyre janë të hërëshme te hershme,ne çdo kohë dhe rrethanë kur bëhëshin përvijimet botërore Franca i rrinte për krah Serbisë.

Serbija e pati edhe fatin e madh kur mënjëherë pas luftës në Kosovë disi quditërishtë,apo me qellim,e ndihmuar edhe nga çarqet tjera të forcës ne Evropë Franca si mike e Serbisë,e cila erdhi në Kosovë në kuadër te KVOR-it u vendos bash ne Veriun e Kosovës i cila ishte e populluar me shumicë serbe.Nga ky moment Veriun i Kosoves e muar tëposhtëzën.Fill pas vendosjes së KVOR-t Françez nën mbikqyrjën e tyre(por qe aty ishin të përzier edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli) filloi debimi më dhunë i shqiptarëve në jug të Mitrovicës.Ata të cilët refuzuan skuadra vrastare e Oliver Ivanoviqit i vriste ne vend.Pati shumë të vrar.Për hërë të parë të nesermën u dukën Rojet e Urës nën mbikëqyrjën e Oliver Ivanoviqit.Nga kjo ditë Veriu i Kosovës filloi të rreshqas kah Serbia.Aty lulezoi krimi i organizuar u shfaqen bosat e krimit te cilët edhe sot e kësaj dite vrajnë e kthjellin.Të gjitha këto u banë edhe me ndihmën e KVOR-it Françez,pra nga miqet e Serbisë.

Por pse Gjermania e kundërshtoi liberalizimin e vizave për Kosovën,kjo është dhe nuk është e habitëshme.Në përgjithësi Gjermania tradicionalisht është mike e Shqiptarëve,ajo u ka dalë në ndihmë gjithëherë dhe kurda hërë.Në Gjemani sot jetojn diku rreth gjysmëmilioni shqiptare te punësuar dhe te ambientuar atje me decenie me rdha të ikur nga dhuna e Serbis e cila vazhdimishtë e ka kercnuar Kosovën.Po pse pra ishte kunder vizave për Kosovën.Kjo i përkëtë një periudhe më te re,përiudhës pas luftës ku në çlirimin e Kosovës mori pjesë fuqishëm edhe Gjermanija si boshti kryesor i Evropes në çlirimin e Kosoves krahas Amerikës dhe Britanisë së Madhe.Por,ndodhi ajo thënja e popullit kur e mira këthehet më të keq. Derisa duhej qe maredhenjet midis Kosovës dhe Gjermanis të zhvillohëshin dhe te forcoheshin për dite e më tëpër sepse Gjermani ishte donatorja me madhe ne ndihme për ndërtimin dhe rindertimin e Kosovës dikujt në Kosovë i hyri dreqi në bark i cili filloi që ti ftohë këto marëdhënje midis të dyja vendeve.

Dikujt nuk i pelqente qe këto marëdhënje të zhvillohëshin ne të mirë te dyja vendeve mike.Ishin gjarperijt ne krye me Gjarperin e Madh Hashim Thaçin,atehre Kryeminiter i Kosovës,qe donin që këto marëdhënje të demtohëshin,të mos zhvilloheshin normalisht,sigurisht me ndikimin e Serbisë,Francës dhe forcave tjera të errëta pro-serbe.Kryegjarperi ia nisi akcionit i pari kur dha urdhën qe te arrestohëshin kater qytetar Gjerman qe ishin në Kosovë në kuadër të KVOR-it Gjerman.Arrestimi i tyre pa kurfare baze e aresye i pezmatoj për së tëpërmi kreret ne Bon dhe Berlin,e sidomos u pezmatu për së tëpërmi Kancelarja Angela Merkel.Qe nga ky rast marëdhënjet midis Kosovës dhe Gjermanis filluan të ftohën.
Botërishte dihet së anipse këto marëdhënje ishin të ftohura Gjermania gjatë gjithë pas luftës nuk ia këtheu shpinën Kosovës dhe popullit të saj,sepse ajo i konsideronte shqiptarët si popullin fisnik,bujar,punëtor por qe i ra fati të këtë udheheqësi të keqe, e cila më shumë e demton se sa e përparon vendin e vetë.

Grushti tjetër qe ra në ftohjën e maredhënjeve midis Gjermanis dhe Kosovës,përseri erdhi nga kryenëqesia,tasht, President i Kosovës Hashim,kur ai nen dikatatin e Serbis dhe forcave pro serbe doli me iden e tij makabre për korigjimin,coptimin apo edhe ndarjen e Kosovës.Ishte po ky Thaçi cili ia fali 82 mije hektarë tokë Malit të Zi ne krye n’vehte sepse ia paskan premtu liberalizimin e vezave,apo çshtja e faljës,dhenjës,apo shitjës se ketyre 82 mije hektar toke qenderon diku tjeter qe hala flenë në errësirë.Ky njëri me fatalit për Kosovës çmistoi ne kokën e tij së po u deshka me i dhanë tokë Serbisë,me ja dhanë Veriun e Kosovës të praruar në ar,ku me dijtë së me çfarë qellimesh,apo ndoshta qellimi i tij ishte së si te ik nga Gjykata Speciale në Hagë.Për te mos shku ne Hag ky njeri ësht në gjendje që te rrotulloi mbrapshtë krejtë Kosovën.

Kur ndegjuan miqet tanë më të medhënjë për kete çmenduri të Hashim Thaçit për prishjen e kufijve të Kosovës maredhenjet midis Gjermanisë dhe Kosovës po shkonin edhe më shumë kah ftoja edhe më e madhe. I quan disa here selam Hashim Thaçit së nuk është mirësë nuk ke te drejt,se nuk është në interes të Kosovës dhe se Gjermania e kundërshton fuqishëm coptimin apo ndarjën e Kosovës për interesat pro-sllave për armiqet tanë te cilet deri dje na i prenë femijt ne djep,e ky harifi tashti edhe don me ju falë tokë.Për këtë tejë mase ishte e zemëruar Kancelarja Angela Merkel e cila disi edhe nuk kishte qejf ta shoh me sy Hashim Thaçin.

Thjeshtë kjo ishte arësyeja kryesore së pse Gjermania ia këtheu shpinën Kosovës dhe nuk lejoj liberalizimin e vizave.
Porosia nga Gjermania është e qartë:Nuk do të këtë libelalizim të vizave për Kosovën përderisa Hashim Thaçi të jetë në pushtet.