GRATË SHQIPTARE

0
782
Naxhije Doçi - heroinat

Naxhije DoçiPrishtinë

GRATË SHQIPTARE

Gratë shqiptare,
vajza, nuse e nëna
hark ylberi dhe si hëna
përplotë dinjitet në jetë,
fisnike të pathyeshme dhe shumë bujare
kudo që dielli shndritë mbi shqiptari,
në përthekimin me flakërimë shqiponje
që në antikë
dhe në epokat më të hershme
që nga lashtësitë
kur Zotat flisnin vetëm shqip.

Gratë shqiptare trime e luftëtare
si Teuta mbretëreshë
e Nora e Kelmendit sokoleshë,
si Shotë Galica heroinë
e Xheva sublime në vazhdim.

Gratë shqiptare edhe humanitare
me evolim shëmbëllimi globit anë e mbanë
si Nënëmadhja jonë ujëvarë e cemtë
Nëna Tereze e bekuar
Shën Tereza e shënjtëruar.

Edhe me përjetime të rënda në jetë
gratë shqiptare
si edhe me shumë halle.
lindshmërinë e mbarë hirësi hyjnore
për vazhdimësinë e rrënjës së ndritur prore,
pirgje në reflektim për frymim e mbijetim
dhe me shumë vlera familjare.
Gratë shqiptare të kohës më të re
yje të shquara dhe me etje frymëzimi
që bënë histori të derdhur madhështie
edhe për mençuri e bukuri
në tërë përthekimin shqiptar
dhe në atë ndërkombëtar,
krenari e pashuar për ne.

Vezulluan edhe me trimëri garimi
si Majlinda guximtare e përkushtimit fanar
me medalje të arta sporti e me vende të para
në Europë e në Botë
ambasadore hirëplotë.

Gratë shqiptare përherë me besë e fe
për gjuhën e rrënjës dhe për mëmëdhe
me zemrën e madhe sa bjeshka me borë
dashurinë kurorë
shqiponja me fletë
në folenë e vet.

Poezi nga libri “Vargëzim mbi gjurmë” – Naxhije Doçi – Prishtinë – 2017