Guxon Shala: Bota e Filmit dhe Televizionit

0
228
Guxon Shala

Intervistoi: E.B., Nju Jork

Moderatori dhe gazetari Guxon Shala ka lindur në Prishtinë në 1997. Ka mbaruar studimet universitare në Kolegjin AAB dega “Gazetari” në vitin 2008. Ka pasion aktrimin dhe njihet për rolin e tij në serialin e njohur “Schengen Visa” (2018). Guxon Shala ka patur një karrierë të suksesshme në TV dhe media kombëtare të Kosovës. Që nga viti 2017 ai është moderatori dhe gazetari i emisionit më të shikuar në Kosovë “Një kafe me Labin” (1KL).

Na tregoni më tepër për lidhjen tuaj me aktrimin gjatë viteve në shkollën e mesme.

Guxon Shala: Lidhja ime me aktrimin ka qënë qysh në shkollë fillore sepse aty kam marrë pjesë në shfaqje të ndryshme të shkollës. Gjithmonë me ka pëlqyer jeta e një aktori. Gjatë shkollës së mesme përveç aktrimit kam shkruar tekste për këngë e po ashtu kam kënduar.

Performanca juaj në serialin “Viza Shenge” ishte mjaft me sukses. Cili ishte roli që luajtët në këtë serial?

Guxon Shala: Po ka qënë një prej serialeve më të shikuara komedi në Kosovë dhe ka qenë bukur të jesh pjesë e një seriali. Zhanri komendi është prej zhanrave më të vështira. Po në këtë kohë unë isha edhe gazetar në një emison dhe ftesën që ma ka dërguar pikërisht regjisori, e kam pranuar më plot kënaqësi. Aty kam luajtur një rol si aplikues në amabasadë dhe ka qenë një prej episodeve më të klikuara në youtube, ku ka arritur gjysëm miloni klikime, vetëm brenda 24 orëve.

Çfarë të tërheq më shumë në aktrim?

Guxon Shala: Të jesh pjesë e botë se kinemasë nënkupton që jo vetëm të jesh përsonalitet i “thellë” por gjithashtu të kuptosh se njerëzit e mëdhenj në film nuk mund të jenë njerëz të vegjël në realitet.

Na tregoni për fillimet e tua si gazetar. Çfarë ju motivoi për t’a ndjekur atë si profesion?

Guxon Shala: Fillimet e mia si gazetar kanë qenë të vështira sepse të fillosh punën në një tëlevizon është padyshim mund dhe sacrificë e madhe. Më kujtohet dita e parë kur kam shkuar për të filluar punën si gazetar në telivizon, fjala ime e parë ka qënë kjo: Edhe nëse nuk keni nevojë për një gazetar dua vetëm të futem në televizon çka do qoftë do të bëj.

Kështu fillova  punën në KTV, ku qëndrova afro 2 vite e gjysëm si gazetar i show bizzit. Pastaj fillova në televizone të tjera dhe për të përfunduar, këtu ku jam sot, ku kam pasur dëshirë gjithmonë në emisonin Show më të shikuar në vend 1KL “Një kafe me Labin”.

Motivimi për tu bërë gazetar ka qënë vetë fakti që dua të jem pjesë e botës televizive. Të jesh gazetar do të thotë që jesh i palodhur, kurreshtar, të besueshëm pavarësisht presioneve, me ndjenja, kurajozë dhe realistë.

Gjatë përvojës tuaj si gazetar dhe moderator, cilat janë këshillat e tua për të ftuarit në emission?

Guxon Shala: Parimi im është që mysafiri gjithmonë duhet të respketohet dhe ta kesh kohën e saktë për të sepse herën tjetër kur ta ftosh mundet mos ta kesh më.

Si e përcakton suksesin?

Guxon Shala: Ta bësh punën që ti e do dhe ke ëndërruar për të dhe mos mendosh për rrogen që do ta marrësh në fund të muajit.

Këshilla më e mirë që keni marrë.

Guxon Shala: Bëje më të mirën që mundesh. Puno shumë sepse një ditë do të arrish aty ku ti dëshiron.

Çfarë konsideron si arritje në jetë?

Guxon Shala: Po të flas për arritje në jëtë, kam shumë hapa për të bërë, por njëra prej arritjeve në jetë është puna që e bëjë tani.

Çfarë të pëlqen më shumë nga progarami “Një Kafe me Labin”?

Guxon Shala: E kam shikuar prej që kur kam qënë fëmijë dhe gjithmonë i kam thënë vetës dhe familjes që një ditë do te jem në këtë emison dhe ja ku jam. Kënaqësia më e madhe që punoj në një emison, që ka mbi 18 vite karrierë dhe po ashtu me një përson që unë e quaj vëlla, që ka mbi 20 vite karrierë si moderator dhe gazetar, Labinot Gashi, që është i vetmi që m’i ka hapur dyert për të realizuar ëndrrën që kam pasur qysh në fëmijëri.

Këshilla juaj për rininë që kanë synime dhe ambicie.

Guxon Shala: Punë, punë dhe vetëm punë, mos të ndalen asnjëherë me ëndërrat e tyre ku do që janë. Duhen të punojnë ditë dhe natë që një ditë ta shohin rezultatin sa hapa në jëtë i kanë bërë.