Hashim Thaçi nuk duhet të zgjidhet president i Kosovës me votat e LDK-së

0
1011

Nga Dr. Sci. Shaqir Shala: euromed@bluewin.ch

Në vend të polemikes:

Duke i jetuar të gjitha zhvillimet politike brenda LDK-së, veçmas në këto vitet e fundit, madje duke qenë edhe anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër, dhe i zgjedhur nga një Kuvend me një legjitimitet të pakontestueshëm më habit fakti i heshtjes, përbuzjes dhe injorimin që përpiqen Kryesia Qendrore e LDK-së e cila dëshiron të qon mjegull në pikë të verës. Prandaj jemi në mbrojtjen e procesit zgjedhor në kuvendin e VIII-të të Degës së LDK-së në Zvicër, kuvend ky i cili ka nxjerrë një kryetar legjitim, kurse procesi zgjedhor është zhvilluar në përputhje të plotë me statutin dhe në përpikëri me rregulloren për zgjedhjen e kuvendeve të degëve të LDK-së, pra edhe të Degës së LDK-së në Zvicër.

Sa i përket lëshimeve procedurale ka mundur të ketë, por jemi të sigurt vetëm në pjesën e dytë të kuvendit për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë, ku dy prej anëtarëve të komisionit zgjedhor janë propozua dhe janë zgjedhe në Kryesinë e degës.
Por ky lëshim procedural nuk është dashur të bëhet shkas për Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë e cila në shënjestër ka pasur z. Shefqet Dibrani, të cilit mundohen të mos ia pranojnë legjitimitetin, kurse zgjedhja e tij duhet të ishte shembull edhe për të gjitha Degët e LDK-së, e në veçanti shembull edhe për Kuvendin e VIII-të Zgjedhor i cili zgjodhi kryetarin e LDK-së Isa Mustafa duke „përdhosur“ vlerat elementare të demokracisë, një shembull i shëmtuar dhe çoroditës, si dhe veprim jashtëzakonisht i keq për LDK-në, e cila pretendonte të jetë anëtare e Partive Popullore Europiane (EPP).

Por tek, lëndimi i procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër nuk kanë faj kryesia dhe kryetari i ri i degës në Zvicër, pasi këto maliverzime janë bërë pikërisht nga ata që shkuan, të cilët sikur të ishin porositur, tentuan ta bllokojnë punën e kuvendit, e në fakt ishin njerëz të Isa Mustafës. Edhe pse instruksionet ju erdhën nga Prishtinë, për fat të mirë procesi zgjedhor ishte i rregullt, andaj përpara Kuvendit është përshëndetur dhe e kanë uruar zgjedhjen e kryetarit të ri z. Shefqet Dibrani edhe tellallët që janë në shërbim të politikave antidemokratike të z. Isa Mustafa.

Një gjë duhet ditur se procesi i ideve të formimit publik, nuk lind nga injorantë dhe klloshar të strukturave të partisë qe e kanë ngulfatur mendimin ndryshe dhe debatin e brendshëm partiak, por nga intelektual të veçantë, që ia përcjellin popullit mesazhin e mirë, dhe me kërkesa qartë të artikuluar, në këtë rast elektoratit të LDK-së, e nxisin atë për ndërgjegjësimin e tyre.

Gjeneza e këtij marifeti demokratik është rezultat dhe trashëgimi zyrtarësh sundimtar, që kanë uzurpuar strukturat vendimmarrëse të LDK-së, deri në atë masë sa mendimi ndryshe që bien ndesh me interesat klanore të kësaj strukture në krye me Isa Mustafën, i hedhen poshtë pa asnjë argument të vetëm. Pra nuk lejohet debat dhe ballafaqim argumentesh dhe faktesh, sepse nuk e kan forcën e argumentit dhe atë e zëvendësojnë me argumentin e forcës. Prandaj thirrja e juaj publike për dialog është farsë në përpjekjen tuaj për të mashtruar gjithë ata që i lidh puna me juve, sepse tashmë i madh e i vogël e kanë kuptuar ndershmërinë tuaj dhe për fjalën e dhënë sa i rrini asaj përballë.

Në strukturat vendimmarrëse të LDK-së që momentalisht kanë uzurpuar dhe ngulfatur mendimin intelektual ndryshe dhe me perspektivë për LDK-në dhe Kosovën, është instaluar një standard çoroditës dhe antidemokratik, sipas proverbit “më mirë një gramë pushtet se një okë dituri”. Prandaj intelektualit të ndershëm, nuk i falet heshtja para këtij degradimi poshtërues që iu bëhet proceseve nga injorantë diletant të cilët po shkelin mbi vullnetin e elektoratit, me votën e të cilit po tallen tani deri në poshtërim.

Për dijeninë e Isa Mustafës dhe të kllosharve që janë edhe tellallë të zëshëm të këtij degradimi, të cilët Isa Mustafa i mban afër, shihet se janë në panik nga humbja e udhës në oborr, prandaj do të ishte mirë që të ndryshoj ligji zgjedhor i cili garanton më shumë zona zgjedhore dhe duhet të siguron votim korrekt, një anëtarë një votë, sepse jemi të bindur asnjëri nga ju nuk do të kaloni me rrezikun permanent që LDK-ja të pësoj debakël.

Çirrjet e sinkronizuara nga individ të dehur se e paskan siguruar 90% votën e elektoratit pa dal të përballen me anëtarësinë dhe elektoratin kanë frikën në shpirt se do të marrin përgjigjen e merituar. Prandaj frika e tyre pse nuk e kanë guximin të takohen me elektoratin dhe drejtpërsëdrejti ta marrin mendimin e tyre, e jo skutave si struci me servil injorant përreth, për të cilët jam shumë i sigurt kanë me e sjellë Isa Mustafën, në një situatë pa rrugëdalje.

Isa Mustafa nuk ka marrë votën për të sponsorizuar zgjedhjen e Hashim Thaçit President i Kosovës, as për t’u tallur me popullin të cilit durimi i ka ardhur te gryka, sidomos me premtimet e tij tashmë të njohura se në asnjë mënyrë nuk do të hyj në koalicion me PDK-në. Në realitet, as Isa Mustafa dhe as Kryesia e LDK-së nuk e gëzojnë të drejtën që votën e elektoratit të LDK-së ta kontrabandojnë, dhe popullin e shkret ta mashtrojnë. Sidomos kjo situatë është e ndjeshme kur kushtëzohen votat me vendet e punës, ndërsa Isa Mustafa ka 4 – 5 vende punë për të cilat merr honorar kurse në anën tjetër flet për sisteme e vlera. Pikërisht atij i ka ndodhur që militantët e LDK-së kanë pranuar të humbin vendin e punës me të cilin kanë mbajtur fëmijët dhe familjen por nuk i kanë tradhëtuar idealet e tyre dhe dihet mirë se Isa Mustafa vetëm sa nuk është tmerruar pasi ai në të gjitha etapat ka vepruar ndryshe.

Në këtë plan na hyn në shërbim një thënie e vjetër e Kineze e cila thotë se „Atë njeri që i njëjti qen e han dy herë, ai është budalla“, prandaj populli dhe elektorati i LDK-së janë mashtruar një herë, prandaj Isa duhet ta dijë se më nuk ka budallenj.
E përsërisim se intelektualit të ndershëm nuk i falet gjithë kjo heshtje, para kësaj situate që ka pushtuar një pjesë të strukturave ekzekutive të LDK-së. Nuk i falet të heshtë para injorancës që po sundon në këto struktura të LDK-së. Nuk falet të heshtë para një mllefi dhe revolte të elektoratit aq i ndershëm dhe i durueshëm, megjithatë nuk duhet t’ia përbuzni as besnikërinë elektoratit i cili është frymëzuar nga vizioni i Presidentit Rugova, me shpresë se ma në fund personalitetet të brendshme brenda vet LDK-së do ta kenë guximin për t’iu prirë këtyre proceseve.

E bëjë të qartë për ju z. Isa Mustafa dhe mbarë elektoratit të LDK-së se as unë dhe as kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, nuk kemi ndonjë pretendim përveç dëshirës për t’u bërë mirë në LDK dhe në Kosovë.

Në këtë rast ju bëjë me dije juve z. Isa Mustafa dhe mbarë elektoratit se jam politikisht aktiv aq sa i ka hije dhe i bënë nderë një mjeku, intelektuali, humanisti, prindi, qytetari dhe shqiptari të edukuar drejtë kombëtarisht dhe nacionalist racional brenda mundësive të mija dhe biografisë qoftë familjare qoftë personale.

Krejt në fund kisha edhe një këshillë për z. Isa Mustafa dhe për gjithë ata servil e injorant, sepse në këtë botë ka gjëra shumë më të bukura dhe më kreative që të bëjnë për tu ndjerë shumë më i lumtur dhe i respektuar se sa politika. Kur e them këtë e kam parasysh një thënie të Zhan Zhak Rusos-ë: “Ju u pasuruat /u bëtë politikan/ ndërsa ne mbetem njerëz/ ne mbetem intelektual“.

Solothurn 16.02.2016.
Dr. spec. Shaqir Shala
Anëtarë i kryesisë së LDK-së Dega në Zvicër