Hemorroidet e veriut…

0
492
Bekim Rexhepi

Politika në Serbi nuk mund të relakësohet me zhvillimet demokratike në rajon, sepse mes demokracisë dhe hegjemonisë, ajo zgjedh prapë hegjemonin, si një sistem që Serbinë e mbanë në shalë të politikës.

nga Bekim Rexhepi

Hegjemonia në digë

Kush e hongër specin e djeks me qellim që ti shfaqen hemorroidet serish dhe të ndjehet më me pak presion nga të tjerët, në mënyrë që të fashit sulmet dhe të përballet me lehtë me ca dhimbjet që vijnë nga prapa. Pa asnjë mëdyshje Veriu po shfrytëzohet edhe nga Serbia edhe nga Kosova për shfaqje të hemorroide politike në mënyrë që të mbijetojnë politikisht duke i zhvatur proceset dhe duke e korruptuar çdo gjë në vendet e tyre. Edhe Vuqiqi edhe Thaçi po e shfrytëzojnë pra oazën e kaosit politik, e krimit të organizuar, Veriun e Kosovës si çështje të pazgjidhur, të pazgjidhshme, kurse këtë pjesë të Kosovës lehtë të destabilizueshme dhe në krizë permanente, madje edhe si të paintegrushme në shtetësinë e Kosovën, dhe aq me pak me Serbinë e cila po e përdorë për teza të hegjemonisë se saj. Le të marrim në fokus se edhe Vuqiqi ngjashëm si Millosheviqi po përdor hegjemonin politike serbe sa i përket Kosovës.

Madje shtetësinë e Kosovës e konteston në çdo forum, a prezantim ndërkombëtar si çështje të pazgjidhshme dhe që për Kosovën duhet të ketë një zgjidhje të re, jo të njëanshme, me një zgjidhje të re si Rambuje 2, ku edhe Serbia do të ishte dakord për një zgjedhje të përbashkët e cila nuk mund ta përjashtoi atë, sepse sipas saj Kosova ishte territor i Serbisë. Kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës janë permanente, sa herë që Serbia ndjehet heshtur dhe e pavëmendshme, në ndonjë agjendë hapë dhe nxjerr teza të reja për Kosovën. Kërcënon se nuk do ta njoh Kosovën dhe madje do ta bllokoj në integrime evropiane, kur gjithë këtë nuk mund ta bëjë nga Beogradi e shfrytëzon Veriun e Kosovës dhe serbet për një lloj destabilizimi të brendshëm të Kosovës. Sikur e gjithë hegjemonia serbe është një digë rezervari ku nuk parandalon asnjë relikt anti Kosovë.

Syri i Ciklopit

Kur Kosova ka vënë masën e taksës 100% për produktet serbe ne tregun e Kosovës është një argument i fortë për hegjemonin serbe e sidomos për politikën serbe që gjërat rreth Kosovës nuk mund të shikohen më me syrin e ciklopit. Taksa është argument, një argument i cili duhet të qartësoi Serbinë, se më nuk mund të luaj me shqiptaret dhe territorin e Kosovës siç dëshironte vazhdimisht. Ka kohë që Vuqiq dhe të tjerë politikan serb që përmendin masa të reja, të forta për Kosovën, nëse Kosova nuk tërheq vendimin kundër produkteve serbe, me taksën 100%. Politika në Serbi nuk mund të relakësohet me zhvillimet demokratike në rajon, sepse mes demokracisë dhe hegjemonisë, ajo zgjedh prapë hegjemonin, si një sistem që Serbinë e mbanë në shalë të politikës.

Kosovaret serb të veriut

Serbet e Kosovës ose edhe kosovaret serb të lokalizuar në veri të vendit nuk duhet të heshtin më këto proces antipolitik që po zhvillohet, ata duhet të ngritën edhe kundër Thaçit edhe kundër Vuqiqit sepse këto dy figura politike, veriun dhe jo vetëm e kanë kriminalizuar përmes krimit të organizuara edhe nga shqiptar edhe nga serb e të tjerë, ku jeta e banorëve në veri nuk mund të zhvillohet jashtë itinerarit të kontrolluar kriminal. A e urdhëroi Vuqiqi Thaçin të ndërmarri masa ne Veri duke i quar forcat e Kosovës atje për ti zënë disa kriminele, kjo është një agjendë konspirative të cilës ne nuk mund ti japim dritë. Por, fakti që Vuqiq e dinte 11 ditë më parë, se Kosova do të ndërmarri masa agresive në Veri u paralajmërua nga ai dhe kjo ndodhi, tashmë nuk ka dilema që rreth serbëve të Kosovës ka një lojë të ndyrë politike serbo-shqiptare.

Kjo nuk do të duhej të ndodhte për politikën e Kosovës, do të duhej të kishte kujdes të veçantë, për shkak të politikës hegjemoniste serbe, ne Veri do të duhej të kishte qasje tjetër, serbëve dhe shqiptarëve në Veri tu ofrohen kushte të tjera, kushte që të mos kenë qëndrim asnjërës, sepse jetojnë në shtetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përbëtë qeveria e Kosovës në vend se të bëjë autostrada më të shtrenjta në Evropë të investoi në Trepçë dhe ti mundësoi punë dhe jetesë banorëve në Veri. Madje ti kthehet gjendjes së zhvillimit në infrastrukturë, me ngadalë të paqësohet Veriu nga elementet kriminal politik, pastaj dhe të kthehet politika multietnike në Veri. Duhet ndalur hegjemonia serbe dhe farsa politika e ndëshkuese të krimit vetëm ne veri të Kosovës. Krim të organizuar ka edhe në Serbi gjithandej, e edhe në Jug të Kosovës.