Heshtja më vret

0
1084

Fara Faraoni

Heshtja më vret

Heshtur pranë teje rri
Si një natë pa hënë
Dritë me diell munguar
Dora jote prek dorën time
Mendon se nuk të shoh?
Ka diçka përtej syve
Që më sjell imazhin tend
Më makth shpirti
Loz më hijën tënde
Deri sa muri i ftohtë mes meje teje
Qëndron si statujë e ngrirë
A, ndoshta vetëm në lotin tim
Heshtja më vret
Me shtëngie e pa zë
Kur as lulet e prillit nuk kanë aromë
Pa Ty
Muzgu valëvit heshtur
Pelerinën e zezë
Unë zhveshë vetminë
E vetmia mua
Në mbretërinë e heshtjes!

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””

Kush jemi ne

Prej nga kemi ardhe
Hyji na krijoj me veti te mira si loti
Sytë na jane verbua
Urrejtja zotron me ne
Ne përbindësh shëndërrua
Harruam tiparët e mira të parëve tanë
Që i kultivuam me shekuj
Dashurinë nuk e njohim fare
Groposë dikund thelle nën tokë
Vëllezër nga një gjak e gjuhë jemi
Të mirën e të bukuren e quajmë shëmti
A thua ku i kemi rrënjët
Me çfarë ushqehemi
Buka është e hidhur
As gjë nuk të shijon si më pare
As gjë nuk të gëzon
Kush ua shpërlau trurin e Shqipes mor
Kthenju vendit,atdheut,arsyes
Duar bosh do vdesim
Lumturia e këtij vendi jemi ne
Po si?
Jo kështu, mendoni për lindjet e reja
Duan një rrugë të trasuar me dashuri
Që edhe ata të japin vulen e vet të marrë nga ne
E cila nuk ekziston fare
Jeta është e bukur
Punoni që ta shijojnë të gjithe
Të gjithë jemi vëllezër e motra
Një gjaku e një gjuhe
Hyjin gjithë here në mendje
Na ka sjellë në jetë të bëjmë vepra të mira!

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar