HIMN POETIK

0
644
Atdhe Rrustem Geci

Fol muzë e ngadhnjimit të artit
fletë e çdo dite, muaji dhe viti
kjo kohë më bën të vet-digjem
për kryengritjet e mia në poezi
Rritu bimë e gjuhës dhe e fjalës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
ji shpërthim i flakëve të shpirtit
je lavdi e kraharorit të përgjakur
Në shpirtin vullkanor të poezisë
bërë i kam betejat e secilit varg
Në biosin e gjerë të këtij himni
Jam një pasagjer i planetit tokë
Shqipëri, unë e ti jemi shqiptar
që nga pellazgët e lashtë e Iliria
vendi ynë qé shesh i luftrave
dhe arenë gjaku e perandorive
Kosovë, kryengritëse e këngës
çmenduri timen, e kam poezinë
Në trup ende kam plagë gjaku
nga fqinjët, që tokat m’i morën!

2
———————————————–
Liri, bëje dorën grusht mos u jep
me emrin tënd u rritëm betejave
për ty dashuruam mes plumbave
për ty i ramë grusht pushtuesit.
Nuk ka paqe për lumin me vaj
nuk ka paqe për lumin e ndarë
Të rënët do të bëhen më të rinj
Në një kohë tjetër, më çlirimtare!..
Rritu pemë e fjalës dhe gjuhës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
je shpërthim i flakëve të shpirtit
je atdheu i engjëjve të shenjtë…
Sa shumë vetmi në një jetë poeti
në pasqyrë i shoh armiqtë e mi
kjo botë qenka vërtet një përrallë,
prapa na ndjekin cezarë të tërbuar!…
Shqipëri, gjak yjesh të ekuinoksit
unë kërkoj hënën që e pa Homeri
këtë jetë e çmoj si forcë krijuese
Shqipëri ka vetëm në gjuhën time!…

3
———————————————-
Çamëri-Shqipëria ime e dashur
mungesën tënde e ndiej në shpirt
fjala shqipe tek ti është burgosur
gjuha në luftë është një ogur i mirë
Liri, qyteti më i bukur i zemrës
me duart tona ty po të rilindim
të bashkuar bëhemi të fuqishëm
Shqipëri ka vetëm në gjuhën time!..

Rrustem GeciDortmund, 2017