Historia e Dukagjinit

0
2652
Dukagjini

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

Dukagjini dhe dukagjinasit janë të hershëm në histori si emër dhe si princa. Emri Dukagjin përmendet që në fund të shekullit të VII, sipas testamentit të Gjon Muzakës të vitit 1510. Ai e çon burimin e Dukagjinëve deri në Trojë. Luftuan në Bosnje-Hercegovinë, ardhur e vëndosur në Arbëri, nga Franca (axhuinet). Emri Dukagjin rrjedh prej emrit të të parit të një dinastie princore, Gjin Tanushi. Gjin Tanushi, në vitin 1281, fitoi titullin e lartë “Dukë”. Nga Dukë Gjini, morën mbiemrin pasardhësit e tij dhe territoret që sundoheshin prej kësaj familje, morën emrin Dukagjini, kurse banorët u quajtën Dukagjinas.

Në shekullin XIV-XV, fisi i Dukagjinëve arriti apogjeun e tij me Lekën III, bëmat e të cilit, si prijës ushtarak përkrah Gjergj Kastriotit, qenë të përmendura. Në mënyrë të veçantë emri i tij lidhet me drejtimin e forcave ushtarake Arbërore kundër turqve, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, me të drejtën zakonore Arbërore (Shqiptare), të kodifikuar dhe të sanksionuar në “Kanuni”, që mban emrin e Lekë Dukagjinit. Dukagjinasit, gjithmonë kanë pas dhe kanë të drejtë të krenohen me kanunin që u la trashigim para-ardhësi i tyne, i pavdekshmi Lekë Dukagjini. Dukagjini dhe kanuja janë një e të pandamë, i një lisi legjendar. Historiografia Ballkanase dhe ajo Euorpiane, njohin vetëm një kanu Shqiptar, kanunin e Lekë Dukagjinit.

Me pushtimin turk (Osman), Dukagjini kthehet në sanxhak, dhe emrohet sanxhaku i Dukagjinit. Toponimi “Dukagjin”, Dukagjini i sotëm, nuk ka dalë shpejt, Deri në fundin e shekullit të XIX, udhëtar, studiues, shkencëtar, e tjerë nuk e përdoren fare këtë toponim, për atë territor që sot quhet Dukagjini. Popullsia me shumicë, veçanërisht në Shalë, Shosh, Nikaj e Mertur, përbëhen nga popullsi që erdhi nga krahu i majtë i lumit të Drinit, nga banorët e trevës së Pukës, rrjedhojë e luftës dhe reprezaljeve në gjysmën e parë të shekullit të XVII, që çoi në çarjen e popullsisë etnike dhe hapjen e rrugës Shkodër-Pukë-Prizren. Kjo popullsi ruajti dhe ruan origjinen e prejardhjes nga territoret e Principatës së Dukagjinit.

Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. Pulti, shtrihej në hapësirën : në Veri deri në Plav, në Lindje deri në kufi me Prizrenin dhe ku bashkohen lumi i Fanit të Madh dhe Fanit të Vogël, në Jug deri në kufi me Lezhë, dhe në Perëndim, përfshi luginën e Cemit. Ky territor, nga disa të huaj, ka këtë ëmrim që nga shekulli i II. Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si : Mavriqi (Dakaj), Plani, Kiri, Mgulla, Molla, Kabashi, T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, Laçi, Shati, Deja, Sarda, Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret (Në vitin 2007, në fshatin Theth, është zbuluar një vëndbanim i kohës së Bronzit, n’doshta dhe 3,000-vjeçar), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë.

Pulti ishte i ndarë në dy pjesë. Pulti i Vogël, ose i Poshtëm, ose Pulatum Minorum (Inferoir), herët me qendër në Sarda (Shurdhah). Pulti i Madh, ose i Epër, ose Pulatum Maiorum (Superior), herët, në qëndër në T’pla të Krasniqes.
Pulti i Madh (Epërm), shtrihej në të gjitha vëndet malore, prej qafës së Bishkasit dhe deri në Pejë, në kufi me Prizrenin dhe përgjatë krahut të djathtë të lumit Drin.

Me krijimin e principatës së Pultit, me sundimtar, dinastinë e Spanëve, Pulti përsëri u nda në dy pjesë. Pulti i Vogël, me qendër në Dakaj, shtrihej: në Jug – qafa e Bishkasit; në Veri – qafa e N’dërmajës; në lindje – deri në krahun e djathtë të lumit Drin, dhe në Perëndim, deri në luginën e Përrojit të Thatë. Pulti i Madh, me qendër në T’pla të Krasniqes, shtrihej: në jug – qafa e N’dërmajës; ne Veri – Pejë; në Lindje – deri në kufi me Prizrenin dhe në Perëndim – deri në bjeshkët e Valbonës. Pulti, erdhi duke u n’gushtuar, duke mbetur në këtë pjesë Krasniqja dhe Gashi, deri sa edhe këto, me krijimin e Sanxhaqeve, pas pushtimit turk, kaluan në vartësi të sanxhakut të Dukagjinëve, me qendër në Pejë. Kjo trevë, me pushtimin Turk, quhej me toponimin “Spanet” ose “Shpanet”, ose “Petershpanet” në emër të dinastisë së Spanëve.

Pavarësisht nga lëvizjet e popullatës, brenda trevës së Pultit, nga emërimet e ndryshme që kanë marrë pjesë të kësaj shtrirjeje gjeografike, në mesjetën e hershme, të mesme dhe të vonshme, si dhe sot, ajo është popullsi Pultinase.

Populli i kësaj treve, në gjithë historinë e tij, ka treguar vlera të larta atdhedashurie, kulture, tolerance e bashkëjetese. Burrat dhe gratë kanë marrë pjesë në të gjitha momentet kulmore të fatit të Arbërit (Shqipërisë), që në lashtësi dhe deri në ditët e sotshme. Ja disa nga momentet më kulmore, ku janë shpalosur këto vlera:

Në kuvëndin e Lezhës, më 2 mars 1444, me princat e tjerë Arbërorë, nën drejtimin e Kryetrimit Gjergj Kastriotit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Pultinasve : Princat Nikollë e Pal Dukagjini, që të dy të sprovuar në luftë, por Pali ishte më i dëgjuar, zotëruesit e vëndit përtej lumit Drin – Zadrimë e Sipërme e gjerë në Misinë e Sipërme; Lekë Zaharija, i cili ka mbajt si askush tjetër anën e Gjergj Kastriotit, që zotëronte një pjesë mjaft të madhe të Zadrimës së Sipërme, si dhe qytetin e Dejës; Pjetër Spani, zoti i Pultit e sa i lumtur si baba, aq edhe fatbardhë si princ bashkë ma katër djemtë ; Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin dhe princë të tjerë fqinjë, të cilët kishin nën sundim Peonët dhe Pelagonët e Sipërm gjerë në Misi, Sardanët dhe disa qytete të vogla e vënde rreth Drishtit dhe Balecit.

Në të gjitha luftërat kundër turqve, me në krye Kryetrimin Gjergj Kastrioti, me emër kanë qenë heroizmat e Pjetër, Frano e Marin Spanit ; vllezërve Lekë e Pjetër Dushmani, të cilët kanë treguar në fushat e betejave, duke dhënë jetën së bashku me shumë luftëtarë të tyre. Në mënyrë të veçantë ka spikatur, bashkëluftëtari i Kryetrimit Gjergj Kastriotit, Lekë Dukagjini, për urti, për trimëri, dhe si udhëheqës, që pas vdekjes së tij, drejtoi forcat luftarake të Arbërit kundër turqve, prej vitit 1468 e deri sa u pushtua Shkodra prej tyre, më 1479.

Në periudhën e pavarësisë, Dukagjini përfaqësohej në administratën Shqiptare si nënprefekturë, me qendër në Kodër të Shën Gjergjit, që përfshinte Shalë, Shosh, Toplane, Plan, Xhan, Kir, Dushman, Shllak dhe Mazrek, deri në vitin 1953. Pas këtij viti, deri në vitin 1972, ka qenë e ndarë në dy njësi administrative, në dy lokalitete: lokaliteti i Dukagjinit, me qendër në Breg-Lumi dhe lokaliteti i Shllakut, me qendër në Gegaj.

Në vitin 1967-të, në Malësi u krijuan kooprativat bujqësore, që pas vitit 1972, me krijimin e kooperativave të bashkuara, u krijuan edhe Këshillat e Bashkuara : Shala, Shoshi, Pulti dhe Shllaku. Pas vitit 1990-të, me kalimin në sistemin shumë Partiak dhe në ekonominë e tregut, Dukagjini përbëhet nga 5-së komuna: Shala, Shoshi, Pulti, Shllaku dhe Temali.

Dukagjini, ka 40-të fshatra dhe me një sipërfaqe prej 607.59 km 2. Në fund të vitit 1990-të, ka pasur 5,204 familje, me rreth 17,000 banorë. Në vitet 90-të, shumica e tyre kanë zbritur në fusha e qytete, për një jetë më të mire. Pjesa dërmuese e tyre janë vëndosur në qytetin e Shkodërs, në lagjen “Mark Lula “, në “Kiras”, në lagjen “Partizani”, dhe në komunën e Rrethina. Dukagjinasit, janë vëndosur edhe në Tiranë; në Kurbin, në të cilin sot në këtë rreth janë mbi 400 familje; në Lezhë; në Malësi e Madhe, e në qytete e rajone të tjera fushore. Një pjesë e tyre janë në emigracion dhe shumë prej tyre, kanë krijuar familjet e tyne që nga Evropa, në SHBA dhe deri tek Australia e largët.

Dukagjinasit kanë filluar të mësojnë shkrim e këndim Shqip, me hapjen e shkollës së parë shqipe, në vitin 1917-të në Theth, krijuesi i së cilës ishte At’ Shtjefën Gjeçovi. Në mesin e viteve 30-të filloi ngritja e shkollave në nivel filloreje në të gjithë Dukagjinin. Në fund të vitit 1990-të, ka pasur 5 shkolla të Mesme të profilit të përgjithshëm dhe profesional, 35-së shkolla 8-Vjeçare e fillore; Spital rajonal në Breg-Lumi, me të gjitha repartet e tij; Spital në Pult, në Shosh, dhe në Shllak ; qëndra shëndetësore në çdo fshat, etj. Qindra nxënës Dukagjinas kanë vazhduar studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe në universitetet e Tiranës. Sot ka mbi 500 Dukagjinas, që kanë mbaruar studimet e larta në të gjitha specialitetet dhe që janë të aftë për të kontribuar në të gjitha fushat e jetës Politike, ekonomike dhe shoqërore të vëndit e shoqërisë Shqiptare. Me 10-tra Dukagjinas, janë me grada shkencore, që bëjnë pjesë në elitën intelektuale të vëndit.

Njerëz të Shquar
Dukagjini gjithmonë ka nxjerrë figura të ndritura, ku n’dër të cilët mund të Veçojmë; Shtatë Shaljant, Mehmet Shpendi, Çun Nika e Marash Delia; Mark Lula, Gjek Gega, Mark Sadiku e Lulash Gjeloshi ; Dodë Tahiri, Vat Gjeloshi, Mhill Beqari e Binak Vata; Mark Prelë Ujka e Voc Deda ; Gjon Marashi e Bal Marku; Zina Frani, Kolë Prela e Martin Camaj; Mikel dhe Ernest Koliqi, i madhi i letrave shqipe i Rilindjes Kombëtare Zef Jubani (dëshmuar në artikullin «Kujtime të Zef Jubanit» [1], lexohet se të parët e tij rridhshin nga Abati), Vas Kiri, Dedë Thani e Ndok Gjeloshi; Ndrek Luca e Pjetër Gjoka, Paulin Selimi, Gjon e Lec Shllaku; Tinka Kurti, Guljelm Radoja dhe Marie Shllaku; Bernardin Palaj e Nikoll Gjini; Luigj Marlekaj e Daniel Gjeçaj; Pal Mirashi, Lin Shllaku e Mirash Vuksani.

Në vazhdimësin e figurave të Dukagjinit, sot janë : Deputeti i parë pluralist; Kolë Tonaj, Piktori i merituar Zef Shoshi, Profesor-doktor Lekë Sokoli; Këngëtari i merituar Mhill Çuni, Frederik dhe Rita Ndoci, aktorët e skenës dhe ekranit; Zef dhe Julian Deda, Katerina Biga, shkrimtarët dhe poetët Lazër Stani, Prelë Milani e Lazër Kodra, Tone Deda, Studiuesit dhe historianët Ndue Cukeli, Voc Deda, Ndoc Bjeshka, Luigj Shyti, e shumë të tjerë.