Hulumtimi i Lajmeve në Veprim: Ligji në Pensilvani mund të lejojë që fqinji juaj t’ua marrë shtëpinë

1
497
Pensilvanya Law of Housekeeping

Është i njohur si konservatorizëm. Një pronar shtëpie në Wilkinsburg po lufton për të mbajtur shtëpinë e tij, edhe pse ai nuk është përmendur kurrë për një shkelje të kodit dhe asnjëherë nuk i ka lënë pa paguar taksat e tij.

PITTSBURGH – WTAE.comPërktheu Arben Çokaj

Një ligj pak i njohur i Pensilvanisë e lejon fqinjin që të marrë përsipër shtëpinë e dikujt dhe ta detyrojë pronarin e shtëpisë të largohet. Është i njohur si konservatorizëm. Qëllimi i ligjit është të lehtësojë fqinjët për të rehabilituar një pronë të dëmtuar.

Por Hulumtimi i Lajmeve në Veprim zbulojnë një rast ku një pronar shtëpie po lufton për të mbajtur shtëpinë e tij – megjithëse ai nuk u citua kurrë për një shkelje të kodit dhe asnjëherë nuk i ka lënë pa paguar taksat e tij.

Mark Juszczak paguan taksat e pronës në shtëpinë e tij në Wilkinsburg. Por një gjykatës ka vendosur se ai nuk do të lejohet në pronën e tij. “Unë kam mjetet e mia personale brenda për ta rregulluar shtëpinë, veglat e mia personale. Nuk mund të hyj në shtëpinë time. Unë jam nxjerrë literalisht nga shtëpia ime” – tha ai.

Juszczak dhe gruaja e tij e blenë shtëpinë disa vjet më parë dhe filluan ta rregullojnë atë. Pas vdekjes së babait të tij, ata u detyruan ta ndalonin rehabilitimin për pak kohë.

Dhe pastaj, një ditë, na erdhi një surprizë me postë,” tha Juszczak.

Pronari i Auto Shower, një larje makinash në vendin fqinj, tha se donte të merrte pronën e tyre.

Pronari i larjes së automjeteve, Ronald Buchanan, paraqiti një peticion gjyqësor për konservatorizëm, duke thënë se prona e Juszcak ishte e dëmtuar dhe prandaj ai mund ta merrte atë.

Isha i befasuar kur dikush merr një pako masive me postë, që i thotë se një person tjetër fqinj, ka të drejtën në të vërtetë të marrë pronën e tij dhe i thashë: ‘Çfarë ligji i çuditshëm është ky?’“, – sqaron Juszczak.

Peticioni thoshte se prona e Juszczak ishte e kualifikuar për konservatorizëm, sepse kishte “shkurre të harlisura”, “dritare të mbyllura me dërrsa” dhe tjegulla të rëna, duke e bërë shtëpinë “të papërshtatshme për banim njerëzor“. Peticioni thoshte gjithashtu se shtëpia nuk ishte banuar në një vit, ose nuk ishte shitur për 60 ditët e mëparshme.

Juszczak pranon se prona e tij duhet pastruar, por ai nuk është lajmëruar asnjëherë nga bashkia.
Ndoshta bari ishte pak a shumë i lartë një herë apo dy herë. A është kjo një rrezik për shoqërinë? Jo,” tha avokati i Juszczak, Kathryn Wakefield. “Mungesa e lajmërimeve formale dhe çështjeve tatimore është për mua pjesa më e egër e këtij ligji“.

Buchanan tha për Hulumtimin e Lajmeve në Veprim se nuk ka dashur të komentojë rreth peticionit derisa çështja të zgjidhet.

Gushtin e kaluar, gjykatësi Donald Walko i dha të drejtë Buchanan dhe Auto Shower, duke e quajtur larësin e makinave si një konservator dhe duke urdhëruar Juszczak dhe gruan e tij, që të qëndrojnë larg pronës së tyre, nëse nuk kishin leje nga Auto Shower.

Nëse Juszczak hyn në pronën e tij, Wakefield tha se do të konsiderohej shkelje dhe ai mund të akuzohej për shpërfillje të gjykatës.
Kjo është një nga misteret që shumë mendje ligjore do të donin të zgjidhnin“, tha ajo.

Të dhënat e gjykatës tregojnë se Auto Shower dëshiron të shkatërrojë shtëpinë e Juszczak. Gjyqtari ka vonuar miratimin e prishjes, ndërsa Juszczak apelon në vendimin e konservatorit.

Sipas ligjit, pronari i pronës duhet të paguajë për çdo përmirësim që konservatori bën, duke përfshirë prishjen. Nëse pronari i pronës nuk paguan, atëherë kujdestari mund të përjashtojë pronën dhe të bëhet pronar formal.

Regjistrimet e marra nga Hulumtimi i Lajmeve në Veprim tregojnë se 80 raste konservatore janë ngritur në Qarkun Allegheny që nga viti 2013. Shumë nga rastet kanë shkuar para Walko, i cili ishte ligjvënës shtetëror përpara se të bëhej gjyqtar. Në fakt, ai e sponsorizoi projekt-ligjin, që krijoi ligjin e kujdestarisë.

Në një deklaratë, Walko tha se ai “gjithmonë ka zbatuar rregullat gjyqësore dhe ligjin ndaj provave të paraqitura në rastet para meje. Asnjë politikë as preferencë personale nuk kanë pasur asnjë rol” në vendimet e tij.

Jo të gjitha rastet e konservatorëve kanë qenë të diskutueshme. Një zhvillues mori një ndërtesë në Wilkinsburg, disa blloqe nga shtëpia e Juszczak. Ajo ishte e zbrazët për më shumë se një dekadë dhe pronari i pronës asnjëherë nuk iu përgjigj edhe kërkesës së gjykatës. Tani, zhvilluesi është duke e rikthyer këtë ndërtesë dikur të rrënuar dhe duke sjellë një biznes të ri.

Një restorant po kryen veprimtarinë e tij në katin përdhes.

Kati i dytë është konvertuar në zyra, duke përfshirë Dhomën e Tregtisë Wilkinsburg.
Jerry Gaudi është menaxheri i Rizhvillimit të Lagjes së Ndikimit, i cili mori përsipër ndërtesën si konservator. Ai tha se ka qenë një proces i gjatë, madje edhe pa kundërshtimin e pronarit.

Nuk është gjë e lehtë,” tha Gaudi. “Nuk jeni vetëm në gjendje të thoni, ‘Kjo është e imja tani’.”

Ai tha se qëllimi i tyre është rivitalizimi i Wilkinsburg, duke rikthyer ndërtesat vakante.

Juszczak tha se nuk ka asnjë problem me këtë, për sa kohë të drejtat e pronarëve nuk janë shkelur në proces.

Kjo është një grabitje. Kjo është thjeshtë dhe qartë një grabitje,” – tha Juszczak.

Gjykata e Lartë do të dëgjojë apelin e Juszczak më vonë në këtë vit.

Derisa gjykata të arrijë një vendim përfundimtar, ai do të vazhdojë të paguajë taksat mbi pronën, në të cilën nuk i lejohet të hyjë.

1 KOMENT

  1. Ligji i paska per qellim qe fqiu te jete i kujdesshem dhe te e mirembaje shtepine… e jo sikur per shembull nje fqi i im, qe nuk e perfundoi kurrrrrrë shtepine e tij e nisur para 35 viteve, dhe qëllimisht kurrrë nuk ka pase asnje lloj mirembajtje por gjithmone ishte shtepia me e keqe, me e papaster ne oborr, dhe ishte turpi i lagjes …

    Jo qe nuk kishte mundësi, por sepse ishte zdral me karakter.

Komentet janë mbyllur.