I çmendur si budalla!

0
759

Kimete Berisha, 30 dhjetor 2019

1. Shkencëtari Shukri Klinaku nga Obiliqi ka thënë se Albert Einstein s’ka vy gjë, ka qenë mistik dhe e ka pas shumë gabim ‘teorinë e relativitetit’.

Pra nuk e ka pas ‘pak’ gabim, po ‘shumë’ gabim.
E që e ka pas shumë ‘gabim’ ky e din se e ka pa që Einstein e ka pas ‘gabim’.
Se qe 30 vjet i përcjell’ gabimet e gjeniut por s’din qysh m’u shpreh, mjafton që me mendje ia ka ‘rrëzu’ teorinë e relativitetit. Ky e din qysh ja ka rrëzu po s’po din qysh me na shpjegu neve se s’kuptojmë.

Nëse don me t’besu najkush çlyej floktë se shkencëtar me floktë të lyme s’ka pa dynjaja, ose qite edhe pak karmin se ma zi s’bëhet.

Shih ti çfarë ambicie vjen nga Shukriu.

Shko baco shërohu se nuk bëhesh fizikant n’pleqni. Bëhesh si Isaac Newton, por…molla nuk fluturon.

Unë bile kam të drejt me marrë në gojë gjeniun se kam diçka të përbashkët me të, unë si Einsteini nuk mbathi kurrë çorape se i kam shumë mërzi.

Budalla e ka pru ujkun n’torishtë, e ka marrë n’qafë edhe vatanin, tash i pingalozen këta të FIBiT, kujtojnë mos po e maron ky katunari bombën atomike për Ushtrinë e Kosovës, se edhe Ajnshtajnin e kanë përcjell FBI me këqyr çka po përzinë tinëz.

Vlen të theksohet se Shukriu është fans i Ramiz Lladrovcit por jo i Einsteinit, se Einsteini ka ba gabime.

2. Shpirtnisht Shukriut, (me thellësi të mendimit) ia kalon veç Hetem Ramadani, i cili e mashtron jo juve që s’ju bën hesap, po edhe vdekjen.
Hetemi mendon se do të jetoj sa të dojë vetë dhe ky po dojke me jetu 140 vjet.
Ky po thonë gjinja ish ‘nana e budallës’, gjynah.
Ç’ka po të vyn me jetu 140 vjet, m’i tutë njerëzit, kur askush i njofshëm s’të mbetet.
Kur shkojnë krejt që i ke dasht e t’kanë dasht, s’ka kuptim me jetu më, ose prit, se po mujshe m’u njoftu e me dasht njerëz tjerë.

Plus e thërrasin ‘lludin’ nëpër emisione dhe e prezantojnë si njeri normal.

Popull aq i vogël, budallenj aq të mëdhenj.

Nga poeti amerikan Aintler m’u kujtua ai Babadimri (qoftë largti i Gëzimit), që ishte nisur me helikopter për ta vizituar një qendër të fëmijëve për t’ju shpërnda dhurata.
Sapo mbërrin nafakziu dhe do të zbres në tokë, rrëzohet helikopteri, Babadimri vdes, kurse dhuratat pikin nga qielli dhe shpërndahen te fëmijët që e prisnin Babadimrin t’u vijë nga qielli.

Qysh e kish shmang këtë tragjedi (apo aksidentalen) Hetemi? Mbase duke pirë ujë purrini ose duke e futë qepën në bira të hundëve. Kurse Shukria i kish hy si kau-p, e kish matë kohën me sahat: Llogjiko, a më shpejt bie njeriu prej helikopteri apo prej soliteri.

Njeriu nuk vendos se sa do të jetojë. Së paku askush s’ka vendos deri tani, as pejgamberët e shenjëtorët.

3. Ermal Mamaçi e pyet në emisionin e tij, gruan e tijA je e kënaqur me seksin që ta jap unë burri yt‘, ajo thotë: ‘gjithmonë ka vend për më mirë‘.

4. Ismail Syla nuk i ka pi ‘kokrrat’ prandaj ka thënë se shefi i tij është lideri i katërt më i rëndësishëm në botë. Mbasi i ka hi kështu ‘hakasuki’ ka mujt me rendit të tretin, s’ish ba nami.

Ismaili me dasht (pak me shtrëngu) shkruan edhe poezi, sepse është njeri i urtë që ka qejf m’u përbishtu me njerztë t’shtirë, si Hashimi, prandaj i dalin poezitë për merak.

5. Edi Rama, për mashallah, magnet i urrejtjes, sikurse ne njerëzit normal që nuk ngihemi kurrë me dashuri, ai nuk ngihet kurrë me urrejtje.
Urrejtja e të tjerëve për të e bën të ndjehet i dashur.

Qysh i shkarkoi ministrat, e asnjani s’u bë burrë me te çu në rr.s.
Edi Rama nuk habitet m’u shoqnu me njerëz që i konsideron të barabartë, veç me qura dhe me mbetje të Sorosit, prandaj luan me ta si të dojë, sepse janë lodra, e me lodra s’ke çka bën tjetër, luan me to, i shfrytëzon e pastaj ua nxjerr sytë, ua thyen këmbë e duar dhe në fund i gjuan.

6. Xhavit Haliti – Freddy Kruegeri thotë se qe 20 vjet është nënkryetar i Kuvendit dhe do të jetë nënkryetar përgjithmonë.
Shukriu kish mujt me spjegu pse për Xhavit Krugerin nuk vlen ‘teoria e relativitetit’?, qaq mafijash është sa e korrupton edhe teorinë në fjalë.

7. Lloj çmendurie është edhe sjellja kaq e mirë e Ramush Haradinajt. Ramushi po i kupton hallet e qytetarëve, po na mbron nga KEK, nga pompat e benzinës, nga kurvarët, s’po i nguc gazetarët, po i pranon kritikat dhe s’po bën gabime.
A u tranu a çka e ka gjet?

8. Majku po ‘kalojke’ veç me femra që e kanë emrin me M.
Kjo prirje e çon Mutacizëm, le ta din. :p

9. Familja e Rugovës duhen e shoqnohen me Hashim Thaçin, kurse familja Jashari nuk e lënë brenda Hashim Thaçin.
E kujt është kjo çmenduri!
Familja Rugova as që idhnohen pse Hashim Thaçi ua ka sharë prindin në librin për jetën e tij.

Mos ju paça borxh. ‘Ja isha ‘hakmarr’, ja s’i kisha thënë vetes njeri’.
Së paku nuk ia kisha falë.
Të shan, të poshtëron nëpër botë, e ‘do’ Rugovën veç pasi ka vdekur, i çon lule te varri… kjo veç është tipike kriminale, m’i çu lule te varri dikujt që për së gjalli ja ke nxi jetën… e këta pasardhësit plus shkrihen prej lezeti kur ndodhen në prani të tij.

10. Sali Berisha e kish postu foton e një guruje indian, atij që ia puthi këmbët gruaja e miinistrit të shkarkuar të Edi Ramës, Damian Gjiknuri.
Guruja ja kish drejtu Gjiknurit gishtin e mesëm dhe i kish dëshiru suksese në jetë. :p
Gruaja e Gjiknurit e kish kuptu se me sehire ndoshta e mban burrin por jo edhe pozitën në qeveri…
Mamma Mia, kur e sheh Sali Berishën ta ndihmon pak m’u shëru nga frika prej pleqërisë, se bindesh që pleqëria nuk ekziston.
Dhe sa më i moçëm, po u bëjshe më i poshtër, po nisna edhe prej veti.

11. Gratë e Shqipërisë po e na e nxjerrin hakun neve shqiptareve të urta e romantike Kosovës. Njana e Shqipnisë e kish rreh-zdupit dje burrin e vetë të Kosovës, e kish ba për spital. Ato ishin tarakija, shumë të rrezikshme. M’u ka dhimbt Genc Prelvukaj 😂.

12. Shpend Ahmeti këndon dhe ‘ko peva-zlo ne misli’, thonë serbët, prandaj bash ky i duhet dialogut.
S’di që ka këngëtar spiuna, nejse përveç Frank Sinatra thonë ka qenë agjent i CIA-s.

I kuptoj këngëtarët amatorë se edhe vetë këndoj, sidomos e kam preferu prej fëmijërie këngën ‘S’paske pas një pikë mëshire‘, e kolegu im artistik Shpendi po e peferojke ‘Asgjë s’më ka mbetur, tani të gjitha i humba‘.

Po bëhem për disa çaste e trentë si ‘Shukria e Hetemi’, e po ju ‘bëj be’, kujdes ç’ka këndon, se kënga që e këndon, teksti pra, e këndon përvojën tënde para se me ndodh.
Mua kënga ‘S’paske pas një pikë mëshirë’ më ka dal realitet (kryesisht jam zatet me njerëz të pamëshirshën), prandaj qe do muaj nuk e këndoj më atë hamam kënge që flet për të dashuruarin A që u idhnu me të dashuruarin B dhe nuk i flet më, e ky B-ja i tregon A-së se ‘s’çohet jeta me inat’, por kot.

Kohëve të fundit e preferoj ‘Ora dy e natës’, këngë që flet për një të dashuruar, që nëse nuk ia çel personi A derën, ky i dashuruari B do t’ia thyej xhamat e odës.

Ndërsa sot më gjen duke dëgjuar veç muzikë pa tekst, që do të thotë muzikë ‘pa tregim’, si ‘Bethoven Silence’ për shembull.

Mos këndoni këngë të dhimbshme, as mos shikoni filma të dhimshëm, as kurgjë që të shkakton pikëllim se po të dilshin përnjëmend. Se kënga që zgjedh për ta kënduar tregon ç’ka të pret 🙄.

13. Ky postim u shkrua duke e shikuar filmin ‘Leap Year’. Sa romantika sa dashnia shkojke aty, m’u tranu njeri kur kryhet filmi dhe shikon nga dritarja jote, ç’ka sheh. Mbeturia dhe fytyra me sy të shqyer.
Romantika na fiku sidomos neve femrave (se s’di a ka më mashkull romantik, bile për studim), që kemi pritur që jeta mos me qenë kështu kaq prozaike.

Prandaj femrat shqiptare shikojnë shumë seriale e filma sepse romantikën e munguar e gjejnë në aktrim.

P.S. Vazhdon…