Poeti Jahe Fida vjen perpara lexueseve te Gazetes “FJALA E LIRE” me nji cikel poezish.
Poeti ne fjalë, tashma miku i perhershem i gazeten tone Fjala e Lire. Suksese pena brilante e fjalës së lirë.
/Gjin Musa, Gazetar.
I këndoj vendit tim
( cikël poezish )
Me valët e drinit…!
Fryni era malit
Dhe freskoi fushën
Fshatit përkëdhel ballin
Dhe thëllënxës gushën!
Fryni era malit
Solli historinë
në vatër t’dibranit
Shtroi krenarinë !
Erdhi nga Hinoska
Nga gryka Radikës
Vjenë nga Veleshica
Dhe nga Katër Grykët
Fryni era malit
Nga fusha Korrabit
Embël u ndërthuarën
Me erën e zallit!
Fryni era malit
Dibrën e përshkoj
Me valët e drinit
Dibrës i kendoj!
Jahe FIDA Tr. 13.10.2015.
Kur në mend e çoj Përmetin!
Kur në mend e çoj Përmetin
Trëndafilat më kujtohen
Me Klarinet usta Laverin
Pres nga gjumi ai t’zgjohet!
Të ja marr siç e di vet
Ky mjeshtër i klarinës
Të luaj kabanë e vërtet
Ma të bukurën e krahinës!
V’llezrit Frashëri më kujtohen
Kujtoj Mentor Xhemal
Krenarinë e Përmetin
Njer’zit e penës dhe këngëtar’n!
Kur kujtoj pavdeksitë
A dëgjoj zërin e tyre
Për ta gjithë mirësitë
Në nderim të veprës së tyne!
Jahe Fida, Tr. 07.09.2015.
Do j’iu bëj për vete Nikaj – Mertur!
Nga historia mora shkas dhe nga gjeografia
Thash t’ju vizitoja , t’ më rritej dijenia
Të shikoja kreshpat e Nikaj-Merturit
ku hije i ka burrit edhe gurit!
Ku jetojnë bashkë nipërit dhe dajat
Ku kreshpat kreshnike më shumë se kalajat
Për pllajat e bukura janë t’bukurat kurrorë
Të veshura me lule, qoftë dhe me dëborë!
Ku t’freskojnë jetën valet e Drinit
Ku i këndohet thekshëm të bukurës dhe trimit
E ku të thërrasin: bujrëm mirë se erdhe
Ku rrezet e diellit vërshejnë me endje!
Ku nisin burimet e ujit qelibar
Ku ta ka ëndja vesën e par’
Ku bukur këndojnë delja, harabeli
Tek tingulli bukur që l’shon çifteteli!
Ku s’të ngopet syri bjeshkët duke parë
Ku ta ka ëndja të flesh dhe mbi bar
Ku shikon vashat të bukurat si kuk’llat
Me veshjen krahinore, ndër më të bukurat!
Ku po hyjnë njëherë në atë krahinë
S’ju bëhet të ikin, aty duan të rinë
Ku jeta e ëmbël është porsi mjalta
Prodhuar nga bletët, n’kto kreshpa të larta!
Ku ndrrohet duhani që është në kuti
Ku për mikun qesh buza dhe syni
Nga fjalët e burave nga Nikaj – Merturi
Ku të knaqet shpirti nga valet që l’shon Drini!
Ku vendi është joshës për miq e shokë
Ku ndaj armikut veç flakë e barrot
Ku zili t’madhe ua ke burrërinë
Mikpritjen ,besën edhe dijeninë!
Ej ju miq e shok dhe ju që m’lexoni
Shkoni prekni qiellin, prekni mrekullin’
Por po ju them : si unë do e p’soni
Do ju bëj për vete,do ja keni lakmin!
Jahe FIDA Tr. 08.08.2015.
Jam shqiptar!
Koka në Grevë më ka rra
Jetën aty, unë, kam nis
Jam krenar që jam shqiptar
Nga ky vend i krenarisë!
Nga ky vend i shqiponjave
Aq i lashtë sa vet njer’zia
Me vlon gjaku i të par’ve
Gjakë shqiponje n’vena t’mija!
Jam shqiptar, shqiptar do vdes
Jo nuk shitem, as nuk blihem
Kush e prek shqipen në besë
Do e dënoj historia!
Jam shqiptar dhe jam krenar!
Jahe FIDA Tr. 04.10.2015
Ku l’shon dielli rreze t’arta!
Ku l’shon dielli reze t’arta
ku rrethu vendi me kreshpa
ku kërkon me qef me shkue
Ku shtrihen të bukurat bjeshka
Ku t’freskon freskia ballin
Ku ke qef të shohësh malin
Ku krenar ndjehesh vërtet
Në Valbonë, ma t’bukrin vend!
Ku nis uji qelibare, si kristali i kulluar
Ku fërshellen uji në zall
Ku trimnis bukur kënduar
Ku janë bjeshktë që i qujn t’neme
Që në fakt qofshin t’bekuar
Ku dëgjohen blegërim qingji
Dhe ku dashi tund këmborë
N’veri t’vendit në t’bukurat kreshpa
Në luginën, në Valbonë!
Ku të presin fytyrë qeshur
T’ka lezet dhe buka, kripa
Ku shëndrin filxhani kafes
Ku t’urojnë : tungjatjeta
Ku ka besë shqiptarie
Kujt i k’ndojnë bilbilat, zanat
Ku i ka hije burit e f’mijs
Në Valbonë, n’zemër t’malsisë!
Atje shkova u mahnita
Pash djemt porsi lisa
Pash turista nga çdo anë
Nga Shqipëria, nga europa
I dëgjoja duke thanë:
U kënaqa, u çudita
Është ajo që kam ëndruar
Nuk po ngopem, duke shikuar!
Jahe FIDA, Tr. 17.08.2015.
Kur ja thot kenges Valbona!
Gurgullon lumi Valbones
O sa bukur ja thot kanges
Sa i bukur zani zojes
Kange i kndon gjiithe tropojes!
Neper gur e neper zall
Uji rrjedhe porsi njal’
Ferferin vala valbones
Melodine e krahines!
Nisme merr qe nga bjeshkat
Bukurine e merr te kreshpat
Ujne e fresket merr aty
E perzjen me t’drinit t’zi!
Bajram Curin ma perkedhel
Nga ujvarat ujin sjell
E freskin qytetit fal
Melodin me te e ndane
Kur ja thot kanges Valbona
Pesh i çone zemrat tona
Dhe na ftone me te te rrime
T’ndijm kanges dhe freskine!
Jahe FIDA, tr. 04.10.2015.
Nga kalaja!
Të shoh Shkodër nga Kalaja
Dhe më dukesh një peri
Mu me ty m’ka xan sevdaja
Bukuroshe, Shkodra ti!
Të shoh kopshtet zbukuruar
Kopshte, mbushur lule plot’
Biçikletat n’rrugë shtruar
ç’bukuri o madhi zot!
T’kam zili rrugë e sokak
Kaf’n e madhe sa ta dua
le te thonë Shkodra plak
Ti je nuse zbukuruar!
Nga kalaja të shoh Shkodër
Ti më ngjanë bukuroshe
Ke lumejt, ke male, kodër
Dhe liqenin përmbi shoqe!
Eh, zili ta kam kulturën
Vajzat, burrat, krejt njerzinë
Je ma e bukura ndër shoqe
Lule e bukur, trendelinë!
Jahe Fida, Tr. 27.10.2015.
Për muzikën popullore
Kush ja dridh telin lahutës
Kush dridh telat e çiftelisë
Janë artistat e krahinës
që jetojnë në veri t’shqipnisë!
Që me culë dajre dhe lodër
Ndezin vendin me aheng
K’ndojnë e k’sejnë i madh e vogël
Ka lezet, artist me mend!
Kush ja thotë mirë mandolinës
me kitarë bukur k’ndonë
Kolonjarët dhe korçarët
Sirenatës seç ja thonë!
Dhe kur k’ndojnë edhe me gajde
E ja nisin me qemone
Ta ka ënda t’i dëgjosh
Nga mëngjesi deri n’mbromje!
Po kalove në Përmet
e takove me Skrapar
Klarinetën vegël mbret
Bëjnë muzikë të pa parë
Pak më tutje vjen Labëria
Për muzikë janë unikal
Jo vetëm në shqipëri
Në tanë rruzullin, botën mbarë
Një ja mer’ e t’jerët mbajnë
S’dun’ orkestër e gërnetë
Dridhen zërat krejt të rrallë
E krijojnë muzikën mbret
Dhe e Mesmja Shqipëri
Ka pse mburet në muzik’
Kur fillon ahengu tij
Nuk të bëhet për me ik!
Të më falin shumë krahina
Që s’po e marrë një nga një
Që k’ndojnë bukur, me fyej, bilbila
A me saze muzikë bë
Që nga skaji i veriut
n’jug, lindje e perendim
Luhet bukur melodia
Për njer’zit dhe vendin tim!
Jahe FIDA 01.09.2015.
Ti Greva ime…!
Ti Greva ime më prite
Dhe lajmin : Lindi djalë
Ne djep më përkunde më rrite
Më e mrekullueshmja , fshati im i rrall!
Të qeshte fytyra kur loznim çamaroket
Të qesh fytyra dhe tani
Freskinë dhe të ngrohtin më sollët
Ndaj pranë teje dua të rri!
Të hyp në pemët, të zvaritem
degëzave t’ju marr frytin më të mirë
Dhe misrin e grurin, bereqetin të mbledhim
me njer’zit e Tu xhevahirë!
Te ti dua të vij, – o Greva ime!
Tek Çuka, Kisha, Kuplane të dal
Te përoi , te hurdha të bëj notime,
Por dhe për dru të shkoj në mal!
Të vij të shikoj Tabën
Që mbanë emrin e mixhës tim
Tek trimërit e burave të ndalem
Krenaritë e fshatit plotë shkëlqim!
Dhe kulejmana të vi të mbledh
Thanat që i kishe me shumicë
Të luaj me top e me zara
Në lëndina dhe në të tuat rrugicë!
Të vij aty ku vlonë gjallëria
Nga njerzit e fshatit të rrall
Të dëgjoj zogjtë , blegërimat
Të ndjehem dhe sot si në përrallë!
Jahe FIDA tr. 03.10.2015.
Moj Hinoska jone!
Vend I bukur, vend i ralle
Plot me pllaja je mbulluar
Lule mbushur ne behar
Qyllim lulesh zbukuruar!
Je bujare, e lakmuar
Vine tek ti blegtoria
Blegerimat gjalleruar
E me ta kendojne bilbila’!
Sa te duan ty njerezia
Vine e rine aty tek ty
Ju pelqene gjalleria
Panorama mrekulli!
Dhe liqenin fort ta duan
Ajrin tende dhe freski’
Tek ty erdhen u sherruan
Bura, gra dhe femi’
Moj Hinoska jone e madhe
Hije te ka dhe e bardha bore
Porsi velloja e nuses t’ bukur
Zones tone i rri kurrore!
Jahe FIDA Tr. 12.01.2016.
Me prit Nikaj e Mertur!
Fort i du kreshpat e nalta
Dhe Valbonen du me ndi
Du me ndejt ne bjeshkt e arta
Ne Tropojen plot histori!
Me prit ti Nikaj- Mertur
Te vij te rri te vendi burave
Ne lendina te jem flutur
Zanin t’ju nij bilbilave!
Fyellit dua qe ti bie
Ti dredh telat çiftelise
Ti kendoj Nikaj- Merturit
Ti kendoj trimerise!
Du me dal ku buron uje
N’beshkt e nalta t’asaj zone
Ajrin dua me ua ni
Nga mengjesi deri nbremje!
Pastaj t’vij n’kuven burrash
Me ja qnise muhabetit
Me mesu nga e tujt kultura
Ne histori e brez pas bresi!
E me knu naj rapsodi
Me knu ma t’bukrat kang
Per emrat me histori
Rrall u gjendet shoku kund!
Ti knoj bukur dhe natyres
Çikave sorkadhe tu kenoj
E tja marim vallen tbukres
Te propojes do vallzoj!
Me prit Nikaj e mertur
Do te vij te krenaria
Vij me qef dhi I pa ftum
E di bujrem m’thot njerzia!
Jahe FIDA Tr. 05.01.2015.
Si një kopësht trandafillit!
Bash nat vend buzë liqenit
Ri ma e bukra Shkodra jonë
Si një kopësht trandafillit
Për çdo ditë shtat zbukuron!
Kiri, Drini edhe Buna
Me Cukal edhe Shirrok
Me humorin, t’bukurat kanga
Dhe kalaja përmbi kok!
Nuk na len me të harrue
Du me t’marr humor e t’qeshun
Të tut kang që shumë i due
Që në shkodër s’kanë të sosun!
Jahe FIDA Tr. 27.01.2016.
U takum Drin e Valbonë
Nëpër Dri e nisa rrugën
Motrën time të takoj
Të takohem me Valbonën
E me shpirt ta përgëzoj!
Nga Korrabi unë marr ujë
Ajo merë ujë nga kreshpa
Qetë e butë, ashtu pa bujë
Do të ngjitem lart mbi bjeshka!
Vala Drinit dhe Valbonës
T’dyja bashkë t’ja nisin këngës
Këngë kënduar historisë
Dhe natyrës, bukurisë!
N’ato kreshpa, n’ato bjeshka
Në Valbonë, kudo n’tropojë
Natyra sa bukur qeshka
Kush e pa e mrekulloj!
U takum Drin e Valvonë
Bashkarisht i shkrim valët
N’Vaun e Dejes, Fierzë, Komanë
Energji ndajmë në t’katër anët!
Eh sa bukur motëre v’lla
Kemi ecur nëpër vite
Historinë kemi në krahë
Histori me reze drite!
Jahe FIDA Tr. 04.05.2016.
Mbi valët e tua!
Tek ti erdha o i kaltëri det
Mbi valët e tua vallëzoja
Melodia tyre serenatë e vërtët
Zërin tim me t’tyren bashkoja!
Era i shpërndante në të katër anë
Gjallesat e detit me vete i mernin
I çonin tek miqt t’më dëgjonin zanë
Me ta të ndaja gëzimin!
S’më bëhej të dilja nga valët e tua
Më joshnin ëmbëlsisht, më dehnin
Vallëzonin dallgët, këndonin për mua
Vallëzoja dhe unë e shikoja qiellin!
Mbi valët e tua kaltëroshe
Nuk e ndjeja vapën, kisha freski
Dhe pse nga ngrohja e diellit mbusheshe
Rezet pervëluese shkriheshin nga ti!
Jahe FIDA Tr. 07.08.2016.
E lashë vargun…!
E lashë vargun të qetësohej
madje të flente dhe gjumë
nuk desha që të shqetësohej
e kisha lodhur aq shumë!
Dhe trurin e lash në qetësi,
por gjumi s’e mundi dot
me vargun ende, pse s’e di
e përkundja, por ishte e kot!
Agimi, të dy i takoj zgjuar
vargu i qetë, truri sy fry
i lash të dy shoqëruar
mirë u ndjen në të tyren shoqëri!
Mua më ngacmuan muzën
e tastjerën futa në dor’
bashkë filluan udhën
për lexuesit kënduam në korr!
Vals për vallzim melodia
simfoni dëgjonin zemrat
lot gëzimi në sytë e mija
e këtu përfundova ëndrat!
Jahe FIDA, Tr. 27.08.2016.