IKA NGA VARRI RRËZË ҪUKE QË MA BËNË “MIQTË” E MI

0
301
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Shkupi më pëlqen të dielave
kur është në gjumë
)

Shkupi, më pëlqen të dielave
Kur, është në gjumë. Dhe, flen:
Brenda katër mureve. Ëndërra.
Unë, dal: Hip, zbres shkallëve
Qendrës Tregtare. “Parku Grave”.

Ehu, Shkupi, më pëlqen të dielave
Populli, kur është në gjumë. Flen:
Dudumët, kur i luten “Allahut”, në:
Rrugë, me tespi “kuqezi”. Bërllok.

Përderisa, Unë hip-zbres shkallëve
Qendrës Tregtare. “Parku i Grave”…

(Honxhobonxho më imiton
në jetë me pizi erotike
)

Honxhobonxho Sot, më imiton në Jetë
Poezi. Dhe, mendon: do bëhet poet?!
Përderisa, Dje: U këndoi prijsve partisë
“Vëllazërim – bashkimit”. Ardhmërisë?!

Sot, i këndon vetmisë. Partive politike
Një torbë taxhi t’ia hudhin në grazhd.
Si Dje: sipas tij metodën e hajdutëve:
Pak vjedh kudo. Pak, puno vetë. Arno!
Harron rrufjani, se: Është, ende patetik
Dhe, nuk ka në botë kalemxhi trim
Që, e imiton Kalosh Ҫelikun si Poet.

Honxhobonxho, përpiqet të lind poet
E imiton Kalosh Ҫelikun rebel. Poet:
Që, e spiunoi gjithë jetën në poezi
Rrufjan, këmba – këmbës në “Menada”.

Përderisa, Dje shkrunate pizi “patriotike”
Sot, shkruan pizi “erotike”. Ende, Titiste.
E, harron, se: Kur Kalosh Ҫeliku, Dje:
Fytas rrokeshte me dudumët partiak.
Gjithë jetën e lume, jetoi si Poet rebel
Ai, u shkruante pizi prijsëve të partisë…

(Rrufjani arnon vargje
ta shpëtojë veten
)

Rrufjani, Sot: arnon vargje. Pizi
Edhe, atë: Mbarëprapë në “liri”:
Veten, ta shpëtojë para lexuesve.
Burrave, që Dje i spiunoi në polici
Sot, përpiqet t’i ringjallë me pizi.
Kot. Eci në shkretirë. Arrati. Pizi
Dhiare. Që, Sot vdiq, si kalemxhi.

Rrufjani, erdhi Dje edhe në shtëpi
“Mik” rasti i paftuar. Ia hapëm derën.
E pritëm në sofër me bukë e kripë
Ditënesërmen, e përcollëm në Shkup.

Babai, mezi e gjeti rastin, dhe më tha:
Bir, kujdes nga “patrioti”! Është, Spiun.

Qesha. E di. Moti ndërsehet pas shpine…

(I kam dashur Gratë besnike
jo rrospitë meshkuj dudumë
)

Po, Unë i kam dashur Gratë e mia besnike
Kohën e fundit: Nuk i dua burrat dudumë.
Rrospi meshkuj, shterpa në dashuri. Poezi
Kot, e kanë me provokime. Shkrime. Pizi.
Shkaku, se: Nuk mund t’i tradhtoj Rrospitë
Meshkuj. Kurvat e mia në Shtëpinë Publike.

Po, rrospijë meshkuj me “Din e Iman”
Unë, ende i dua Gratë e mia besnike:
Po, jo dhe Rrospitë meshkuj. Dudumë…

(Ika nga Varri rrëzë Ҫuke
që ma bënë “miqtë” e mi
)

I shëtita Tavernat e sistemit komunist
Edhe, Tavernat e sistemit Neokomunist.
Ende, nuk e gjeta një Tavernë besnike:
Ku, të pi raki rrushi. Dy shtamba verë
Sot, me Gratë e mia besnike. Poezinë.

Mikes, ferexhenë e zezë, pasmesnate
Natën, ia hudha mbulesë mbi Varr:
Të Babashehut. Kokë, në Babatomorr.

Nga të katër anët i rrethuar me çajtore
Ҫaj rusi. “Musliman”. Dhe, dudumë…