Intensifikimi i bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë

0
213
Grafiku i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Grafikoni 1. Intensifikimi i bombardimeve të NATO-s, gjegjësisht të SHBA-së kundër Jugosllavisë.[34]

Skënder Jashari - UÇK Skënder Jashari *

Caqet e para të sulmuara në natën e parë të bombardimeve u përzgjodhën nga Shtëpia e Bardh, nga presidenti Bill Clinton, sekretari i mbrojtjes Ëilliam Cohen dhe gjenerali Shelton. Një në çdo pesë bombat e lëshuara nga F-117 në natën e parë ishin 500lb( rreth 230kg) GBU-12 në vend të një 2.000 lb, GBU-27, e këto bomba më të vogëla lëshoheshin me qëllim që mos të shkakton që në fillim dëme kolaterale.[1] Në këtë natë SHBA dhe Britania lëshuan 55 raketa Tomahawk Land Attack Missiles (TLAM-s), kundër 23 caqeve,[2] duke goditur në Prishtinë, në Batajnicë( baza kryesore ajërore e Serbisë) dhe në Golubovc( ajroportin më të madh në Mal të Zi),[3] por edhe depon e municionit në Danilovgrad dhe caqet ushtarake në Radovac, Shipçanik, Ulqin.[4] Në Prishtinë u godit sistemi elektrik dhe barakat e ushtrisë jugosllave(Kosovski Junaci[5]), në Batajnicë dhe Golubovc u godit ajroporti dhe qendra komanduese.[6]

Vala e dytë e bombardimeve, që vazhdoi tërë natën e 24 marsit 1999, kishte të bënte me sulmet nga avionët në bazat e Italisë, Spanjës, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe,[7] dhe nga deti Adriatik.[8]  Edhe përkundër goditjeve nga vala e parë, sistemi i mbrojtjes antiajrore serbe, mbeti funksional dhe detektoi valën e dytë të avionëve që sulmuan, e që në kundërveprim ngritën 4 avionë të forcave ajrore serbe MiG-29,[9] dhe shkrepës disa raketa antiajërore SA-3 dhe SA-6, por pa asnjë rezultat.[10] Por avionët zbulues të NATO-s, E-3A Sentry, paralajmëruan herët rrezikun dhe kontrolluan AWACS, si dhe drejtuan F-16 Holandez dhe F-15 të SHBA-së që të mbroheshin nga MiG-29.[11] Derisa avioni britanik Nimrod R1 avion për vëzhgim elektronik, ndihmoi që t’i identifikonte avionët MiG-29 që ishin serb.[12] E pastaj avionët F-16 holandez dhe F-15 i SHBA-së, me raketa ajër-ajër i rrëzuan 3 MiG-29.[13] F-16 holandez, lëshoi raketën ajër-ajër AIM-129.[14]

Gjithsej natwn e parw kishte 400 fluturime, pwrfshirw edhe 120 misione sulmuese kundwr 40 caqeve,[15]  qw ishin 5 ajroporte, 5 garnizone ushtarake, qendra të ndwrlidhjes dhe depo armwsh.[16]

Nata e dytë, fillon bombardimi sërish në ora 20:00( sulmet fillonin në orës 20 të mbrëmjes dhe pushonin gjatë ditës, kurse prej 6 prillit ishin sulme 24 orëshe) sipas orës lokale në Kosovë, ku 24 avion morën pjesë dhe forcat e marinës së NATO-s, lëshuan  shtesë raketa kryqëzore.[17] Dukshëm ishte bombardim më i rëndë sesa natën e parë.[18] Goditën forcat serbe në Ferizaj dhe Prizren si dhe aeroportin në Nish dhe Golubovcit.[19]  Komandanti i forcave Ajrore të NATO-s, deklaroi që Serbia kishte liruar 300 të burgosur ordiner që i ishin bashkuar grupeve paramilitare që të kryenin sulme kundër Shqipëtarëve të Kosovës, pasiqë nuk mund të shënjestrohen nga sulmet ajërore.[20]

Derisa gjenerali serb Pavkoviq, kishte deklaruar që të gjitha  njësitë vullnetare paramilitare ose speciale veprojnë nën komandën e tyre dhe se janë të shpërndarë nëpër njësitë policore dhe ushtarake të tyre.[21] Edhe natën e dytë forcat serbe, kishin shkrepur 10 raketa tokë-ajër, por kot.[22] Dy avion F-15 të SHBA-së, rrëzuan edhe 2 MiG-29, të cilët kishin humbur komunikimin me komandën e tyre dhe kishin hy brenda Bosnjës,[23] e që pilotët e tyre u tokëzuan në sektorin rus të SFOR-it.[24]

Natën e tretë ngjajshëm, por u sulmuan caqe: Mali Lugu i Mokrës, Ajala, Vozdovac dhe në periferi të Beogradit.[25] Në këtë natë, 40% e caqeve të sulmuara ishin në Kosovë, derisa në dy netët e para vetëm 20% e caqeve kanë qenë.[26] Edhe një avion ushtarak serb u rrëzua, duke arritur në 5 që ishin rrëzuar,[27] pas kësaj forcat ajrore serbe pushuan të sfidojnë avionët e NATO-s, sepse bëheshin pre e lehtë e avionëve F-15 të NATO-s.[28]  Ditën e njejtë një helikopter Mi-8 HIP serb, kishte shkelur hapësirën ajrore të Bosnjës, pasi ishte detektuar nga AWACS,[29] por i cili u lëshu në një luginë dhe u arratisën për në Serbi edhe pse ndjekeshin nga një çift i avionëve F-15C.[30] Dita e tretë ishte fundi i fazës së parë të NATO-s, që kishte për qëllim shkatërrimin e mbrojtjes ajrore serbe dhe në këtë rast kalon në fazën tjetër.[31] Spastrimi etnik i Shqipëtarëve të Kosovës, nga forcat e Serbisë, vazhdoi,[32] sa që në fillim të fazës së dytë, sipas vlerësimeve të NATO-s, në Kosovë gjysmë milioni persona ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre.[33]

Mirëpo në ditën e katërt u pa që Serbia e Millosheviqit, kishte vendosur për vazhdimin e luftës kundër NATO-s, eskaloi krimet kundër civilëve shqipëtar, prandaj NATO-ja, filloi fazën e II të Operacionit Forcat Aleate, që përfshiu sulmimin e caqeve fikse serbe, derisa në tre netët e para përfshinte sulmimin kryesisht të mbrojtjes kundër-ajërore serbe. Më 27 deri 31 mars 1999, ishte faza e II, e Operacionit Forcat Aleate, e që në natën e parë të kësaj faze, 66 avion në dy valë sulmuan 17 caqe,[35] përfshirë edhe ura, magazina, grupe të vogla të serbëve me armë të rënda.[36] Mesatarisht çdo natë kishte nga 50 sulme dhe se forcat ajrore amerikane shtuan edhe 5 B-1 për të sulmuar,[37] të cilët përdorën Raytheon ALE-50, për t’i mashtruar raketat tokë-ajër të Serbisë.[38] Gjenerali Naumann kërkonte që “gjarrpëri duhet goditur në kokë dhe duhet t’i këputet bishti”, që në këtë fazë.[39] Nga dita e 20 e kampanjës ajrore dhe raketore të NATO-s, kundër Jugosllavisë, ishte rritur dukshëm intenziteti i fluturimeve sulmuese.[40]

Faza e III, filloi në ditën e 9 të bombardimeve,[41] pra më 1 prill deri më 10 qershor 1999, ishte faza e III, e Operacionit të Forcave Aleate.[42] Në fillim të bombardimit të Jugosllavisë, NATO-ja kryente mesatarisht 50 sulme brenda natës,[43] derisa në javët finale, për çdo natë kishte mesatarisht 600 sulme,[44] derisa në qershor, kishte edhe mbi 1000 sulme në ditë.[45] Në këtë fazë, avionët e NATO-s, bombarduan infrastrukturën e Serbisë, përfshirë urën e Petrovardinës në Novi Sad mbi lumin Danub, urën e hekurudhës Bellaçevc-Magure, ujësjellsin e Novi Sadit, caqe në afërsi të Pejës, Zatriqit, Deçanit, Dragodanit, Vranjevcit, Bajina Bashta-s, dhe ajroportin e Prishtinës.[46]

Grafikoni 2. Sulmet dhe risulmet në grupet e caqeve gjatë kampanjës ajrore dhe raketore të NATO-s në Kosovë, sipas tipeve të caqeve, deri më ditën e 49(13 maj 1999).[47]

Më 1 prill 1999, forcat jugosllave kapën rob 3 ushtar amerikan derisa patrullonin në kufi me Republikën e Maqedonisë.[48] Më 3 prill 1999, raketat e NATO-s, goditën për herë të parë qendrën e Beogradit duke shkatërruar ministrinë e brendshme të Serbisë dhe Jugosllavisë.[49] Më 6 prill Millosheviqi, shpalli armëpushim unilateral, por të cilin NATO-ja e refuzoi, pasiqë Serbia kishte përfunduar pothuajse qëllimet e saj për dëbimin e Shqipëtarëve. E që në këtë datë edhe  ajroplanbartsja USS Teodor Rusvelt kishte arritur në detin Jon, në të cilën kishte avion F-14D dhe F/A-18 për sulme kundër caqeve tokësore dhe EA-6B për shtypjen e mbrojtjes ajrore armike si dhe  F-14 për kontroll ajror, etj.[50] Më 11 prill 1999, Beogradi  deklaroi që ishte i gatshëm të negocionte me Rugovë, por NATO-ja e refuzoi ofertën.[51]

Më 12 prill, në ditën e 20, të bombardimit të Jugosllavisë, NATO caktoi Zonën e angazhimit në Kosovë, ku filloi sulmet në veçanti kundër forcave serbe në terren si kundër tankeve, policisë, artilerisë, blindave dhe aseteve të tjera të terrenit, në kundërpërgjigje ndaj planit serb për spastrimin etnik të Shqipëtarëve.[52] Më 21 prill 1999, u vendos bllokadë nga të gjitha vendet e BE-së që të shpërndajnë produkte nafte nëpërmes shteteve anëtare të Jugosllavisë, derisa raketat e NATO-s, goditën në Beograd, selinë kryesore të Partisë Socialiste Serbe të Millosheviqit dhe banesën private të tij.[53] Më 23 prill 1999, NATO sulmoi  ndërtesën e televizionit shtetëror serb në qendër të Beogradit, shkaku që propagandonte propagandën e Millosheviqit.[54] Edhe pse Gjenerali Klark, kishte kërkuar më herët bombardimin e rezidencës së Millosheviqit në Dobanovc, por miratimi i kësaj shënjestre zgjati më shumë se një muaj, derisa liderët politik të NATO-s, e aprovuan. Qeveria Holandeze me vendosmëri e refuzoi bombardimin, për shkak se në pallatin e Millosheviqit, gjendej një piktur e Rembrandit.[55]

Në javën e tretë, NATO ndryshoi strategjinë, më nuk kërkonte dobësimin e fuqisë ushtarake të Serbisë, por filloi të kërkojë largimin e forcave serbe nga Kosova dhe kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre.[56]  Në samitin e përvjetorit të 50 të NATO-s, në Uashington, ishte ditëkthese, që ndikoi në rritjen edhe më shumë të intenzitetit të bombardimeve, ku pala amerikane theksonte që është tmerruese të shihen në mediet botërore refugjatët shqipëtar të pashpresë të shtypur nga agresori serb gjë që më çdo kusht s’do të humbim por do fitojmë, derisa kriza e refugjatëve shkaktoi edhe rritjen e gatishmërisë së NATO-s dhe shtimin e numrit të caqeve, në 976 në fillim të qershorit,[57] ku u zgjeru lista e caqeve, duke përfshirë edhe infrastrukturën e industrisë ushtarake, mediat propaganduese të regjimit dhe caqet strategjike, por edhe u shtu numri i avionëve ushtarak.[58]

Më 2 maj, forcat serbe rrëzuan një avion F-16 të NATO-s, derisa NATO, kishte në dispozicion rreth 1000 avion.[59] Më 7 maj 1999, avionët e NATO-s, goditën aksidentalisht Ambasadën e Kinës në Beograd, duke vrarë 3 dhe plagosur 20,[60] e që më 8 maj 1999, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, u mblodh në sesion të jashtëzakonshëm për rastin e bombardimit të Ambasadës Kineze në Beograd, e që Kina akuzonte SHBA-në për sulm të qëllimshëm, derisa Aleanca e NATO-s i kërkoi falje për sulmin. Shpërthyen protesta përpara Ambasadës amerikane në Kinë, kurse ministri i jashtëm rus Ivanov anuloi udhëtimin e tij poër Londër.[61]

Më 10 maj 1999, NATO, raportonte që kishte bërë mbi 19.000 fluturime dhe 1/3 e të cilave ishin sulme, e që 404 fluturime në ditë dhe me rreth 135 sulme në ditë, kurse kjo dramatikisht do të rritej më 22 maj, në ditën e 59 të bombardimit, me 652 fluturime, e që derti më 19 maj ishin kryer 5450 sulme, prej tyre 2824 nga SHBA dhe 2627 nga forcat aleate.[62] Më 11 maj 1999, përfaqësuesi rus Çenomirdin në takim me presidentin kinez Zemin, në Bejing e cilësoi si akt agresioni bombardimin e Ambasadës Kineze në Beograd.[63] Më 23 maj 1999, avionët e NATO-s, bombarduan edhe rrjetin elektrik të Serbisë, duke lënë pa rrymë dhe duke ndikuar kështu shumë edhe në aktivitetet e ushtrisë jugosllave.[64]

Më: 03.05.2021

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 22.

[2] Joel Hayward, “NATO’s War in the Balkans: A Preliminary Analysis,” New Zealand Army Journal, no. 21, (21 July 1999): faqe 11;

http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 21.

[3] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88 ;

Carl Rochelle, Brent Sadler, and Christiane Amanpour, “Airstrikes on Yugoslavia suspended, more attacks likely,” CNN, 25 March 1999, http://www.cnn.com/WORLD/europe/9903/25/kosovo.strikes.01/   (qasur 28 dhjetor 2013).

[4]Robert Hewson, “Operation Allied Force: The First 30 Days,” World Air Power Journal, Fall 1999, faqe 16.

[5] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 21.

[6] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88; Chris Gray and Boris Worrall, “Bombs over Belgrade; Wave of NATO Air Strikes as Milosevic Remains Defiant,” The Birmingham Post (United Kingdom), (25 March 1999), 1.

[7] Benjamin S. Lambeth, NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment (Santa Monica, CA: RAND, 2001), faqe 21; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88.

[8] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 21.

[9] Tim Ripley, Conflict in the Balkans 1991-2000, (Oxford: Osprey Publishing, 2013), 53; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88.

[10] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 89; Anthony Cordesman, “Lessons and Non-Lessons of the Air and Missile Campaign in Kosovo,” (Revised 17 September 2003; Initial version published by Greenwood Publishing Group in 2001) http://csis.org/publication/lessons-and-nonlessons-air-and-missile-campaign-kosovo  (qasur 29 dhjetor 2013), faqe 187.

[11] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88; Tim Ripley, Conflict in the Balkans 1991-2000, (Oxford: Osprey Publishing, 2013), 53.

[12] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88-89; Tim Ripley, Conflict in the Balkans 1991-2000, (Oxford: Osprey Publishing, 2013), 53.

[13] Benjamin S. Lambeth, NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, (Santa Monica, CA: RAND, 2001), 23; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 89.

[14] 16th Air and Space Expeditionary Task Force, Special Order GF-024 dated 23 August 1999; Interview of Lt. Gen. Michael C. Short, by Public Broadcasting Service (AFHRA IRIS number 01129172, call number K570.051-24, 1998-1999), faqe 10; Benjamin S. Lambeth, The Transformation of American Air Power (Ithaca, NY: Cornell University Press, 2000), faqe 162-164.

[15] Wesley Clark, “Transcript of Press Conference by Secretary General, Dr. Javier Solana and SACEUR, Gen. Wesley Clark,” NATO HQ, 1500 hours, 25 March 1999, http://www.nato.int/kosovo/press/p990325a.htm  (qasur 23 dhjetor 2013); https://www.afhistory.af.mil/FAQs/Fact-Sheets/Article/458957/operation-allied-force/ .

[16] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 22; Benjamin S. Lambeth, NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, (Santa Monica, CA: RAND, 2001), faqe 22.

[17] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 90; Jamie Shea, “Transcript of Press Conference by NATO Spokesman Jamie Shea and Air Commodore David Wilby,” NATO HQ, 1500 hours, 26 March 1999,

http://www.nato.int/kosovo/press/p990326a.htm ( qasur 23 dhjetor 2013).

[18] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 23.

[19] Benjamin S. Lambeth, NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, (Santa Monica, CA: RAND, 2001), faqe 23; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 23; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 90.

[20] David Wilby, “Transcript of Press Conference by NATO Spokesman Jamie Shea and Air Commodore David Wilby,” NATO HQ, 1500 hours, 26 March 1999,

http://www.nato.int/kosovo/all-frce.htm  (qasur 16 prill 2014).

[21] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 223-224.

[22] David Wilby, “Transcript of Press Conference by NATO Spokesman Jamie Shea and Air Commodore David Wilby,” NATO HQ, 1500 hours, 26 March 1999,

http://www.nato.int/kosovo/all-frce.htm  (qasur 16 prill 2014); http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 90.

[23] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 90; David Wilby, “Transcript of Press Conference by NATO Spokesman Jamie Shea and Air Commodore David Wilby,” NATO HQ, 1500 hours, 26 March 1999, http://www.nato.int/kosovo/all-frce.htm  (qasur 16 prill 2014).

[24] Tim Ripley, Conflict in the Balkans 1991-2000, (Oxford: Osprey Publishing, 2013), faqe 54; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 90.

[25] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 91; Benjamin S. Lambeth, NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, (Santa Monica, CA: RAND, 2001), faqe 23;

[26] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 24.

[27] David Wilby, “Transcript of Press Conference by NATO Spokesman Jamie Shea and Air Commodore David Wilby,” NATO HQ, 1500 hours, 27 March 1999,

http://www.nato.int/kosovo/all-frce.htm  (qasur16 prill 2014); http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 91.

[28] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 91; Benjamin S. Lambeth, NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, (Santa Monica, CA: RAND, 2001), faqe 23; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 23.

[29] Jamie Shea, “Transcript of Press Conference by NATO Spokesman Jamie Shea and Air Commodore David Wilby,” NATO HQ, 1500 hours, 27 March 1999,

http://www.nato.int/kosovo/all-frce.htm  (qasur 16 prill 2014).

[30] Tim Ripley, Conflict in the Balkans 1991-2000, (Oxford: Osprey Publishing, 2013), faqe 54.

[31] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 91.

[32] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 93;

[33] Jamie Shea, “NATO Press Conference,” Brussels, Belgium, 28 March 1999,

http://www.nato.int/kosovo/press/p990328a.htm (qasur 30 dhjetor 2013); http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 101.

[34] http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 19; https://www.airforcemag.com/PDF/MagazineArchive/Documents/1999/November%201999/1199airpower.pdf, faqe 35.

[35] http://www.nato.int/kosovo/press/p990328a.htm  (qasur 30 dhjetor 2013).

[36] NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, Benjamin S. Lambeth, Santa Monica, CA: RAND, 2001, faqe 25.

[37] http://www.afhso.af.mil/topics/factsheets/factsheet.asp?id=18652  (qasur 31 dhjetor 2013).

[38] The Naval Institute Guide to World Naval Weapon Systems, Norman Friedman, Annapolis: Naval Institute Press, 2006, faqe 407; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 318.

[39] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 25-26.

[40] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovostrategic%5B1%5D.pdf, faqe 7.

[41] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 29.

[42] “NATO Leaders Struggle to Find a Winning Strategy,” William Drozdiak, The Washington Post, (1 April 1999), A22; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 106.

[43] http://www.afhso.af.mil/topics/factsheets/factsheet.asp?id=18652; https://www.afhistory.af.mil/FAQs/Fact-Sheets/Article/458957/operation-allied-force/  (qasur 31 dhjetor 2013).

[44] “Please, Mr. Blair, Never Take such a Risk Again,” John Keegan, London Daily Telegraph, 6 June 1999; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 107.

[45] Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report, Secretary of Defense William S. Cohen and Chairman of the Joint Chiefs of Staff General Henry H. Shelton, Washington, D.C., Department of Defense, Report to Congress, January 31, 2000, faqe 87; Report to Congress Kosovo Operation Allied Force after-action report, faqe 68; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 107.

[46] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 29.

[47] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 140; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovostrategic%5B1%5D.pdf, faqe 16.

[48] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 21.

[49] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 21.

[50] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001,  faqe 30.

[51] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 21.

[52] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 32.

[53] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 22.

[54] Po aty.

[55] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 36.

[56] Po aty, faqe 32.

[57] Po aty, faqe 38.

[58] Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Department of Defense, Washington, January 31, 2000, faqe 7-8; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 21.

[59] Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Department of Defense, Washington, January 31, 2000, faqe 32.

[60] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 22.

[61] Po aty, faqe 22-23.

[62] Po aty, faqe 36.

[63] Po aty, faqe 23.

[64] Po aty, faqe 23.