DOKUMENTI/ Pamfleti, 30 maj 2017
Ish oficeri i Sigurimit, Ramiz Çobaj, në zgjedhjet parlamentare të 31 marsit të vitit 1991 ka qënë i ngarkuar për të mbikqyrur, survejuar dhe mbrojtur qendrat e votimit ku do do të zgjidhej deputet ish-sekretari i parë i PPSH dhe Presidenti i fundit ish-komunist Ramiz Alia.
Ramiz Alia kandidonte përballë inxhinierit, tashmë të ndjerë, Franko Krroqi, dhe survejohej e spiunohej hap pas hapi nga ana e sigurimsit Ramiz Çobajt, i cili aktualisht është kryetar i PD për qarkun më antikomunist të vendit, Shkodër. Njëherësh dy ditë më parë ai dha dorëheqjen nga kandidimi, për shkak se nuk ishte në listën prioritare të PD.
Çobaj jepte informacione më 31 mars 1991 se 60 përqind e komisionerëve ishin kundër Ramiz Alisë dhe PPSH dhe nëse fitonte Ramiz Alia sipas ish-sigurimsit tashmë kryetari demokrat i Shkodrës, do të sulmonin dhe grisnin fletët e votimit. Për këtë kërkonte masa të rrepta nga rendi. Ja sa serioze është lufta kundër komunizmit nga ana e PD dhe për më tepër fyen të gjithë shkodranët.
“Megjithe humorin dhe thumbat qe hedhi here pas here, kur flitet per akuza serioze kerkoj te jem e kujdesshme. Shume e shume here ne mesazhe private me kane derguar tekste me akuza per personazhe te njohur te politikes ne Shkoder. Mes tyre shpesh here edhe per z. Ramiz Çobaj. Nese keni qene te vemendshem, asnjehere nuk e kam ngacmuar apo me keq, denoncuar per te shkuaren e tij si punonjes i sigurimit te shtetit. Fundja sistemi i tille ka qene dhe diku do sistemoheshe, e rendesishme te mos shkaktoje deme e drama ne njerez. Por dokumenti i meposhtem qe sapo me sollen, sjell perpara syve tane nje personazh te panjohur brenda personazhit.
Ketu nuk behet me fjale per vitet e diktatures por per vitin 1991, ne ditet e zgjedhjeve te para pluraliste kur çdo individ ne ate periudhe mundi te zgjidhte i paimponuar rrugen e tij politike. Pa u rrezikuar aspak se regjimi mund te hakmerrej. Dhe asokohe pjese e regjimit mbeten vetem ata individe qe menduan por edhe vepruan ndryshe nga shumica e shqiptareve qe kerkonin demokraci dhe Shqiperine pa komunizem.
Documenti me poshte nxjerr zbuluar ish-operativin e sigurimit Ramiz Çobaj i cili ne bashkepunim me nje koleg harton nje raport te denje per nje komisar te PPSH, ne mbeshtetje te kandidatit per deputet RAMIZ ALIA.
Çdo diskutim i metejshem eshte humbje kohe”, shkruan faqja satirike “Monella Vagabonda”, e cila ka publikuar dhe dokumentin me firmën e ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit Ramiz Çobaj.