Ishte Toka e Arbrit ajo e cila e kishte thirrur që aty ta japë frymën e fundit Emin Fazlija

0
917

Nue Oroshi

Tash e tre vjet më parë u nda nga jeta Kryetari i BKDSH baca Emin Fazlia alias Emil Kastrioti. Vitet ecin shumë shpejtë dhe si sot më rri në kujtesë biseda që pata bërë vetëm dy ditë para se të ndërronte jetë për fatin e botimit të shtatë librave të tij lanë në dorëshkrim. Librat dolën por baca Emin nuk i pa. Ai i pa vetëm nga një kopje të këtyre librave që i shfletonte me kujdes. Në këtë tre vjetor të kalimit në amshim po e ripublikoj fjalën që e kam mbajtur në Prishtinë me rastin e promovimit të këtyre shtatë veprave të Emin Fazlia alias Emil Kastrioti.

Ishte Toka e Arbrit ajo e cila e kishte thirrur që aty ta japë frymën e fundit Emin Fazlija (Fjalimi mbajtur nga Mr. sc. Nue Oroshi Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë ”Trojet e Arbrit” më, 8 Qershor 2017 në Bibloteken Kombëtare në Prishtinë)

Të nderuar pjesmarrës Zonja dhe Zoterinj
E nderuara familje Fazlia, të nderuar Ithtarë të Shqipërisë Etnike kudo që gjindeni

Jeta me shtegtimet e saj prej dritëlindjes e deri në dritëvdekjen ka vështirsitë, peripecitë dhe madhështitë e veta. Sfidat e personaliteteve kombëtare shqiptare, që lanë gjurmë të pashlyer, në historinë tonë kombëtare shqiptare, në momentët kur tokën e Arbërisë e mbuluan retë e zeza ishte shumë e madhe.

Kur djajtë e kuq e pushtuan, token arbërore e të Dardanisë dhe e ripushtuan atë përseri djemt, e Shqipërisë Etnike si dhe familjet, atdhetare shqiptare nuk qëndruan duarkryq. Ato familje e filluan luftën, për ta mbrojtur votrën, e pashuar të shtëpisë, votër e cila kërkonte që oxhaku i kullës, të tymonte përseri.

Njëri ndër djemtë, e Shqipërisë Etnike që qëndroj, i palëkundur gjatë gjithë jetës së tij ishte edhe baca Emin Fazlija. Ai gjatë shtegtimit kombëtarë, kishte një jetë të vështirë, dhe me plot sfida. Por i qëndroj burrnishtë dhe asnjëherë nuk u përkul por as nuk u dorzua. Nuk u dorzua edhe atëherë kur qetnikët partizan i vranë babain e dashur të tij Hajredin Vidishiqin.

Nuk u dorëzua as atëherë kur vuajti, burgjet nëpër Jugosllavinë komuniste e as atëherë kur u dasht që ta lërë Kosovën, për t’i dalur zot asaj nga shteti ynë mik Gjermania. Por si në balada të lashta Emin Fazlia, luftoj e u përpjek për ta bërë Shqiperinë – Shqiperi.
Sot këtu nuk do të flasë për biografinë e bacës Emin, por vetëm do të koncentrohem në punën e përbashkët pesëmbëdhjetë vjeçare që kemi bërë me këtë atdhetar të mirfilltë të kombit shqiptarë.

U njoha vetëm disa vite para, se ta fillojmë Konceptin e” Trojeve të Arbrit”. Kurse më12 e 13 Qershor 2004 në Hamburg të Gjermanisë mbajtëm konferencën, e parë shkencore për ndriçimin e figurave dhe ngjarjeve historike. Ndriçimin e figuarave, të harruara të cilët ishin përbuzur dekada me radhë. Baca Emin me plisin, e bardhë dhe mendjen e ndritur, mori pjesë në atë Akademi shkencore.

Ai për më shumë se njëmbëdhjetë vjet të aktivitetit të ”Trojeve të Arbrit”, ishte i pandalshëm.Gjithmonë përgadiste, tema për aktivitetin e nacionalizmës shqiptare. Me orë të tëra bisedonim në telefon dhe konsultoheshim për shumë gjëra. E pyesja shpesh se mos kemi harruar që të përfshishim në konceptin tonë shkencor dhe atdhetar dhe figura të tjera historike.

Më këshillonte se duhet përfshirë këtë dhe atë personalitet që kanë kontribuar dhe ende nuk është shkruar asgjë për ta. Dhe shpesh herë dhe pse me gjendje, të rënduar shëndetsore ai asnjëherë nuk e harronte, që punën që e kishte marrë përsiper, ta kryente me shumë përpikëri, dhe në mënyrë shumë të saktë.

Emin Fazlia i takonte plejadës, së atyre atdhetarve shqiptarë, që asnjëherë nuk rrahte gjoks.Koncepti i Beslidhjes Kombëtare, që udhëhiqte Baca Emin Fazlia, ishte Koncept Fishtjan, amanet që At Gjergj Fishta, i kishte lanë profesor Ymer Berishes, kokës dhe trurit të nacionalizmës shqiptare në Kosovë dhe që me plot përkushtim me dekada të gjata e udhëheqi Emin Fazlia.

Ai kishte edhe shumë kundershti, nga ngjyrimet e majta politike, që kishin qendrën në Moskë e Beograd, dhe jo rastësisht ju përgaditen edhe atentate, por falë fatit dhe kujdesit, të politkës dhe organeve, të rendit në Gjermani ai shpëtoj por ju vra bashkveprimtari ma i ngushtë Vehbi Ibrahimi, dhe ju plagos rëndë Rasim Zenelaj. Emin Fazlia për plot njëmbëdhjetë vjet ishte aktiv, tek koncepti shkencor dhe atdhetar për Shqipërinë Etnike ”Trojet e Arbrit ”.

Ai me fakte shkencore elaboroj dhe ndriçoj fatin e shumë figurave tona historike,qe i kishte mbuluar pluhuri i harresës. Baca Emin nuk e priti botimin e ketyre shtatë veprave historike që sot po i promovojmë dhe që kanë një vlerë të madhe për ndriçimin e shumë fakteve historike të veprimtarëve kombtarë dhe luftës së pandalur të shqiptarëve për një Shqipëri Etnike Demokratike dhe Evropiane.

Kur vdiq veprimtari i vjetër i Beslidhjes Kombëtare Shqiptare Ibrahim Meta, baca Emin Fazlia mi tha këto fjalë: ”Ndue po të njoftoj se veprimtari i vjetër baca Ibrahim Meta ka ndërruar jetë. Për mua nuk ka kush ta jep lajmin.” Por ai nuk e dha shpirtin në dheun e huaj. Ishte Toka e Arbrit ajo e cila e kishte thirrur që aty ta japë frymën e fundit.

Dy ditë para se të vdiste biseduam për fatin e këtyre shtatë librave. Ishte biseda e mbramë me bacën tonë Emin Fazlia.Pasë dy ditësh e marrë lajmin e hidhur nga vëllai i tij Selmani se Bali nuk është më në mesin tonë.

U ndjeva shumë i merzitur për faktin se edhe një atdhetarë i madh nuk është në mesin tonë. Por sot që po e përkujtojmë Emin Fazliun dhe po i promovojmë veprat e shkruara të tij, lirisht mund të themi se ai ka lënë gjurmë të thella në panteonitn e nacionalizmës shqiptare, duke shërbyer si urë lidhse në mes të dy gjenerateve, dhe duke trasuar një rrugë të shenjtë kombtare që brezatë e ardhshëm nuk duhet të ndalën asnjëiherë. Ai shkoj në botën e amshuar me porosinë për ta vazhduarë luftën politike, diplomatike, shkencore dhe atdhetare për bashkimin e trojeve shqiptare. Ju Faleminderit!