Ja pse kërkohet koka e Albin Kurtit tani, kjo është frika që i bëri bashkë të gjithë kundër Qeverisë së re të Kosovës

0
520
Faik Krasniqi

“Problemi i LDK-së nuk është taksa ndaj Serbisë, sepse në këtë kohë askujt në botë nuk i intereson kjo gjë, madje as Serbisë. As shkarkimi i Agim Veliut. Ai e ka merituar shkarkimin. S’mund të sillesh si kauboj, kur je pjesë e qeverisë. Qëllimi është diku tjetër. Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Prandaj janë bërë bashkë për ta rrëzuar Albin Kurtin, duke filluar nga Presidenti Thaçi, Isa Mustafa me LDK, AAK, Nisma, AKR, dhe shumë media që kontrollohen nga Hashim Thaçi”, – thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Faik Krasniqi, ngritjen e mocionit të LDK-së kundër kryeministrit Albin Kurti për mosbesim ndaj qeverisë së tij, pjesë e së cilës është edhe LDK-ja, nuk e sheh fare tek shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit, dhe as tek qëndrimi për taksën ndaj Serbisë, por tek reformat në sundimin e ligjit, tek insistimi i Kryeministrit Kurti, që të verifikohet dhe konfiskohet pasuria e pajustifikuar e secilit zyrtar të shtetit. Prandaj, sipas Faik Krasniqi, Isa Mustafa tani edhe ka deklaruar se ndihet i penduar që e ka mbështet koalicionin me LVV-në, pasi që pikërisht tek sundimi i ligjit, dhe lufta kundër korrupsionit, që janë standarde kryesorë për rrugëtimin e Kosovës në BE, Qeveria Kurti është e përkushtuar të shkon deri në fund.

Isa Mustafa: “Nuk jemi penduar, që kemi zgjedhur Hashim Thaçin për president”.
Isa Mustafa: “Bëra gabim që e mbështeta koalicionin me VV-në.”

Këto deklarata të Isa Mustafës tregojnë gjithçka. Problemi i LDK-së nuk është taksa ndaj Serbisë, sepse në këtë kohë askujt në botë nuk i intereson kjo gjë, madje as Serbisë. As shkarkimi i Agim Veliut. Ai e ka merituar shkarkimin. S’mund të sillesh si kauboj kur je pjesë e qeverisë. Qëllimi është diku tjetër. Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Prandaj janë bërë bashkë për ta rrëzuar Albin Kurtin, duke filluar nga Presidenti Thaçi, Isa Mustafa me LDK, AAK, Nisma, AKR, dhe shumë media që kontrollohen nga Hashim Thaçi, – thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.