JASHTË EKLIPSIT

0
186
Agim Mato

Ibrahim Kadriu Ibrahim Kadriu

JASHTË EKLIPSIT

(Agim Matos, poetit nga Saranda)

Jashtë eklipsit ta bëra pritën,
Të shihja ku je dhe ku ishe –
Të gjeta të ngatërruar me ditën
Kur veç dridhje shpirti kishte.

Të gjeta mbi valë deti pa busulle,
Në mëshirë të erërave, aq përplasje…
I mëshiruar me të keqen kolle –
Udhëkryqeve t’jetës me ngasje.

Të gjeta duke numëruar plagët
Të bëra vazhdimisht nga i njëjti fis,
I një ideologjie aq të largët –
Të shtrydhte ndjenjat – ai pis.

Se si të shpëtoi barka në ato valë,
Miku im i kalitur me kërbaç –
Që ethet në vazhdim të ishin halë
Të shkuarat në tretje, jetë të mirë paq.

(Nga përmbledhja në dorëshkrim “Ikja e ëndrrave”)