Jo heshtje, meditim për votim!

0
328
Florim Zeqa
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 05.10.2019

Qytetarë të dashur të vendit tim, elektorat i respektuar i të gjitha partive politike.

Pas parafushatës tre javore dhe fushatës së zhurmshme e shurdhuese 10 ditore të partive politike, pas premtimeve megalomane të kandidatëve për kryeminstra, radha ju erdhi juve qytetarë dinjitoz të Republikës së Kosovës, që të mendoni mirë para se të votoni.

Elektorat besnik i partive politike, premtimet dhe deklaratat që i keni dëgjuar gjatë fushatës zgjedhore janë pak të besueshme, për shkak të mungesës së sinqeritetit dhe pafuqisë së realizimit të tyre, pra janë vetëm retorikë zgjedhore sa për t’ua grabitur votën e asgjë më shumë.
Politika është art i së mundshmës e cila bazohet në gënjeshtra, mashtrime, marrëzi, urrejtje dhe skizofreni. Gjuha e politikanëve të korruptuar plot gënjeshtra tingëllonë si gramafon i prishur.

Përqasje elektorale

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, me ardhjen e sërishme në pushtet të një klase të korruptuar, qytetet dhe fshatrat e Kosovës rrezikojnë zvoglim enorm të popullatës dhe rritje të numrit të qenëve endacak…

Qytetarët e Kosovës, të lodhur nga varfëria ekstreme dhe denigrimi social, pa asnjë shpresë për ardhmëri, do ta braktisin Kosovën për të mos u kthyer më asnjëherë në “tokën e nemur”, të zaptuar nga krimi i organizuar i bastardëve politik.

Qytetarët janë lodhur nga ky sundim i egër i mafio-oligarkisë politike, në të dyja nivelet e qeverisjes, dhe nuk po mund të durojnë më tejë denigrimin dhe përbuzjen e pushtetarëve.

Janë lodhur aq shumë saqë për çdo ditë dëgjojmë lajme për të rinjët me shpresa të thyera që i “mbushit autobusët” dhe ia mësyjnë Perëndimit për një jetë më të mirë.

Për më keq se kaq, Kosovës është duke i ikur truri dhe shpirti i saj. Janë shpeshtuar rastet e largimit të mjekëve dhe infermierëve, i largimit të kuadrove më të përgatitura në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës, kulturës, sportit,…etj.

Duke e ndjerë rrezikun e ardhjes në pushtet të klasës sa të inkriminuar po aq të rikcikluar politike, vërehet rënje e interesimit për dalje në zgjedhje.

Qytetarët, nuk e kanë as motivin minimal për të dalë në zgjedhje, për ti votuar të njëjtat figurat politike, e lërë më t’u besojnë tutje partive politike dhe liderëve të tejinkriminuar, të cilët për 20 vite rresht asnjëherë nuk u përkujdesen për mirëqënjën e qytetarëve, porqë u kujdesen vetëm për rrëmbimin e pushtetit dhe zhvatjen e shtetit.

Për qytetarët e zhgënjyer në këtë klasë të korruptuar politike, ditët e parafushatës dhe fushatës elektorale, me plot gënjeshtra dhe premtime (mashtrime) ishin sa të gjata po aq të mundimshme.

Sikur të realizoheshin vetëm 10 % e premtimeve elektorale, Kosova do të shndërrohej në parajsë për qytetarët e vendit.

10 ditët e gjata, të “mrekullive” të mëdha

Pas 10 ditëve të gjata të “mrekullive” të mëdha, më 6 tetor “Musketerët” i matin forcat, të nesërmën me 7 tetror i fillojnë pazaret politike për pushtet, do t’i harrojnë tërësisht premtimet e dhëna qytetarëve…

Qytetarët e vendit tim, më 6 tetor e kanë një mundësi të mirë që ta ndëshkojnë me votë këtë klasë kusarësh politikë që po bëjnë pazare me shtetin dhe po luajnë me fatin e qytetarëve.

Kosova është vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionerë i blejnë më së liri votat dhe shesin më së shtrënjti premtimet e tyre.

Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër,..që do të mbetët sërish duke pritur deri në zgjedhjet e radhës pa e shijuar fare aromën e mrekullisë së premtuar.

Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës, mesazhi i këtij shkrimi është i qartë dhe i sinqertë, mos bini pre e premtimeve boshe elektorale të kandidatëve për kryeministra, …vëni gishtin kokës dhe mendoni mirë para se të votoni. Vota e juaj me 6 tetor vlenë pak më shumë se; 20, 50 apo 100 euro, …vota e juaj vlenë më shumë se një vend pune, vota e juaj vlenë më shumë se çdo interes pesonal, vota e juaj e ka vlerën e artë të veriut të vendit, i cili rrezikon të humbet nga procesi negociatorë me Serbinë.

Ata që ju harruan dje kur ju iu dhuruat votën, do t’ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota e juaj më 6 tetor është votë që determinon të ardhmën e shtetit dhe fatin tonë të përbashkët nesër, e në mënyrë të veçantë fatin e veriut të vendit.

Largoni klasën e inkriminuar politike

Qytetarë të vendit tim, është në dorën e juaj që më 6 tetor ta zgjedhni një përbërje të re deputetëve që përfaqësojnë denjësisht interesat e juaja në Parlamentin e Kosovës.

Nga këtu, shfrytëzoj nga rasti, që edhe një herë t’ju bëjë thirrje qytetarëve të vendit, mos votoni sy mbyllur, por hapni sy e vesh, kthjellni mirë mendjen para se të votoni nëse nuk dëshironi të vuani e vajtoni edhe për shumë vite të tjera.

Deri më sot në zjarrin e dashurisë për pushtet në gjysëm shtet janë djegur disa kryeministra, shumë politikan dhe lider partiak, shpresoj që kësaj radhe të delë së paku një kandidatë i vetëm për kryeministër që i shpëton “zjarrit përvëlues…”

Fundi i maskaradave zgjedhore dhe loja e politikanëve me ndjenjat e popullatës së varfër do të marrin fund vetëm me largimin e tërësishëm të kësaj klase politike. Ngase, nëse mbetët edhe vetëm një poltikanë i inkriminuar, do ta dekontaminojë përseri skenën e re politike.

Politikanët e korruptuar janë kudo dhe në të gjitha listat zgjedhore. Elektorati e ka shansin historik që t’i largoi me votë abuzuesit e pushtetit, …që të gjithë ata, në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur edhe me nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në vendin tonë.

Politikanët e inkriminuar, aty ku i ndanë pushteti qendror, i bashkon ai lokal, i bashkojnë bisneset dhe punët e pista në zhvatjen e buxhetit dhe palçkitjen e qytetarëve (mërgimtarëve).

Mundësia më e mirë për arritjen e ndryshimit në skenën parlamentare dhe ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, është vota për kandidatët e rinjë për deputet, të pastër e të padjallëzuar që mbrojnë të drejtat e juaja dhe shtetit të Kosovës e jo të liderëve partiakë dhe oligarkëve politikë.

Përzgjedhjen e këtyre deputetëve mund ta bëni secili nga ju në listat zgjedhore të partive të preferuara nga numri 80-110 dhe anasjelltas. Mbase kjo është e vetmja mundësi për të sjellë ndryshim dhe freski në Parlamentin e Kosovës.

Përderisa popullit i imponohet vota, e nuk lihet i lirë të bëjë zgjedhjen sipas dëshirës dhe bindjeve të veta, vështirë do ndodhë ndryshimi në këtë vend.¨

Zoti e bekoftë votën e lirë të njerëzve të lirë!