Poezi nga libri: JEHONA E ZEMRAVE TONA
Sali Leka
Hapa sytë, u zgjova, u nisa, udhëtova e gjezdisa.
Shqisat e mendjes e të llogjikës i ndeza i kurdisa.
Lezetin e vullnetin e shpirtit i forcova i aftësova.
10 Qershor 2020 shpejtova eca në Prizren shkova.
Aty qëndrova e kujtova besëldhjen shqiptare të Prizrenit.
Edhe në Has, Drenicë e Suharekë arrita e shëtita.
Me betim e iradin u gëzova, u rehatova e brohorita.
Këndova për Jubilehun 142 vjetori i shenuar i paharruar.
10 Qershor 1878 Abdyl Frashëri e Idriz Seferi.
Edhe Sulejman Vokshi, Ramadan Zaskoci e Mic Sokoli.
Formuan qeverinë e kërkuan autonomin të betuar.
I treguan Europës nuk jetojmë të pushtuar as të nënshtruar.
Abdyl Frashëri fisnik jetik në ball të parë.
Kuvendi beslidhjes e zgjodhi bashkryetar.
Por në Prill 1881, 600 mercenarët e Abdullah Pash Drenit.
Bashk me 400 zuzarët e Mehmet otoman beterrit.
Sulmuan qeverin e Abdylit dhe ushtrin e Idriz Seferit.
200 zuzarë barbarë i vranë Ramadan Zazkosi e Mic Sokoli.
Këta zuzarë mëkatarë me tyta mortaje e predha topi.
Kreshniku Ramadan Zaskoci e viganiku Mic Sokoli i thyen si shkopi.
Por erdhën në yrysh e yxhym 20.000 asqerë nga Stambolli.
Jubileu historik i Prizrenit shembulli eposik i shekujve të Alemit.
Prizreni vend i bekuar shum i lashtë në ballkan e zaman.
Fill mbas Adamit kur nisi ta punojë kopshtin e Edenit.
Bashk me Evën e mbolli e vaditi, e krasiti e shkelqeu.
Puna e mbar i uruan, Zeusi Mikaili e Prometeu.
Mir e mbar do të kenë thanë, Asrafili, Xhibrili e Gabrileu.
Jo, jo mirësi e mbarësi nuk kanë bërë.
Foli satani i mashtroi, i ngaterroi i gënjeu.
Adami me Evën u hutuan, u tunduan, u rrëzuan në rërë.
Satani lodhet shumë për të prishur e sakatuar dynjanë.
Satani mendon ditë e natë për hatanë, batërdinë e belanë.
Unë punoj e shkruaj për të mirën, dobinë e njerzimit.
I palodhur tregoj të vërtetën admiroi drejtësinë.
I paportuar këndj për atdheun, kombin e historinë.
Shumë i gëzuar i kenaqur shijoj aromën e shkëlqimit.
Trashëgoj etikën e kulturuar, traditën arbnore shembullore e dalluar.
Satani më ka urryer e më urren i egërsuar i tërbuar.
Me ligësi e tmerr më bllokon rrugën kur shkoj në Prizren.
Unë shkoj e jehoj çdo vit në 10 qershor në Prizren.
Dal në Gjakov , Deçan, Prishtinë, Suharek e Preshevë.
Këndoj në Mitrovice, Gjilan, Kaçanik e në Pejë.
Satani acarohet e si gazhel sekelldiset e sakramen.
Krekuroset, pispelloset jargoset e me thotë:
“Ti Sali poeti nuk ke asgjë në tokë as në botë”.
Unë satanit i pergjigjem e nuk koritem.
Dal e këndoj në Rrugovë, Valbonë e Shkëlzen.
Aty ku buron Drini i bardh freskohem e zbavitem
Në malin e Pashtrikut vrapoj e ngjitem.
Me guxim i thirr prapa kthehu satan!
Më dëgjo mua më do e mos e pa derman.
Jeni zgerrdhec i mangut tutkun e merhum!
Mos bëj bam e bum, po të jap afat e ultimatum.
Shporru pergjithmon mos rri ne ballkan.
Se ti satan ishe e je dushman pagan e hashaman.
Satan i ndyrë i pafytyrë e nuk bëhesh azgan sakllam.
Prizreni, Gjakova, Kushumlia e Presheva ishin të Skenderbeut.
Peja, Mitrovica e Suhareka ishin e janë toka pjellore të atdheut.
As ishin, as janë të tuat kishat e Shën Gjergjit e Shna Ndreut.
Satan ishe e je peribret e mysebet helaq i shtrembëruar.
Edhe do të jesh dredharak për të liga i angazhuar.
Do të jeni akoma keqberësi i stazhionuar, i kamufluar.
Prandaj unë poeti i kombit i atdheut vendos kufij e cak.
Po ta komunikoj keni shumë detyrim, borxh e hak.
Në Prizren e Kaçanik mos të shikoj me sy!
As ta kisha satan xhahil, as ta kam frikën ty!
Do të kap gafil sidebil e të mbyll me dry.
Nuk do të lejoj në asnjë vend me lëvizur, satan, i fëlliqur.
Unë isha e jam trashgimtar i Skenderbeut, strategu luftarak.
I aftësuar me vullnet, i vitalizuar me dinjitet, seder e gjak.
Besimtar i betuar i Shën Gjergjit, bajrak e bardhak.
Po të lajmëroj satam, deri tani si human të kam duruar.
Tani e tutje si vigan kam për të demaskuar i pafriksuar.
Do të demaskoj padrejtësinë tënde mizore e mëkatare.
Keni ndarë keq krahinat e 4 principatave Arbnore Shqiptare
Keni vjedhur pasurinë atdhetare e rrëmbyer historinë kombëtare.
Keni zhgërryer e përlytur fisnikrinë e diturineë njerzore amtare.
Do të demaskoj e damkos satan i qelbëzuar i llumzhuar.
Nuk do të ndaloj as përpara 2000 satanve të djallzuar.
Çdo sekond e minut nuk kam për të pushuar.
Ty satan i ligështuar do të rrethoj e do të parakaloj.
Kurr satan, halabak, as sot, as mot nuk do të lejoj!
Për ta nxin historin e lavdin e atdheut te skenderbeut.
As për ta fshi krenarin e kombit e jehonën e jubilehut.
Njerzit pa krenari e pa jehon bitisen në zhurzhone e skurrone.
Edhe diten ne diell, grenisen rrezohen e behen sharone.
Viti 2020 eshte I mbushur me data historike Jubilare shembullore .
Me lavdi e jehon eposike jetike mbar botërore.
Me këng e poezi iradinike ilminike unë bisedoj e dialogoj.
Edhe me ty satan edhe me ata që janë garrela e garroj.
Juve urreni ata fisnik e teuratik që kujtojn e nuk harrojn.
Nuk i doni ata kreshinkë e vitalviganikë që atdheun e kombin mbrojn.
Se shumë i keni penguar nëpër epoka e shekuj.
Jeni munduar me i eliminuar edhe hasret e dishepuj.
Por kurr shpirtin e iradin e tyre nuk e keni zhdukur.
Zemrën e ilmin e tyre nuk e keni shtangur e strukur.
Kreshnikët e vitalviganikët as në shekullin 22 nuk keni me i mposhtur.
Pa kreshnikë e pa vitalviganikë bota do të ishte e vdekur mortore.
Pa fisnikë e pa teuratikë njerëzimi do të ishte i errësuar i shuar.
Kreshnikët e vitalviganikët ishin e janë mbi çdo padrejtësi e tragjedi mizore.
Largohu satan i përlytur, i ndryshkur, i ndotur i infektuar.
Jeni harbuti dalkauku e pisanjaku i jetës njerëzore.
U afrohesh njerzve si mik ashik e jaran.
Në fakt jeni e do të jeni qafir i jargos e qarraman.
Largohu rezil nga trojet e lashta të ShënKonstandinit.
Që lulzojn e zbardhojn në dy anët e Vjosës, Vardarit e Drinit.
Janë sistemuar 7500 vite përpara Pirros Epirit.
Edhe përpara Mark Krasit e Pal Emilit.
Dy strateg luftarak në malet Apenin.
Mbreti Pirro ne Argos Korin nuk i arrin.
O lum ata që më krenari jetojn e me jehon këndojn.
O lum ata që dëgjojnë fisnikët e vizionarët e kulturuar.
O lum ata që admirojnë guximtarët e sojnikët e betuar
Sali Leka, Cel : 068 38 55 304
SHENIM SPECIAL EKSKLUZIV ME 2 VARGJE POETIKE
O lum ata që i mësojne syhyret e vasinaset e dobishme hyjnore.
O lujm ata që i këndojnë poezit e mahnitshme për epokat triumfatore.
Tiranë, Qershor 2020