Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim.

0
87
Rrëshqitje dheu në rrugë

Mentor Kikia

Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i përvitshëm: Priten përmbytje, bllokime rrugësh nga gurët dhe dherat që rrëshqasin, bllokime nga bora, nga rrëketë e përrenjve…

Lajmi shoqërohet me komente qeveritare të tipit: Institucionet janë të gjitha në gatishmëri për të përballuar situatën.

E kemi parë sa mirë e kemi përballuar vit pas viti.

Çfarë po ndodh?

Pas 6 muajsh thatësirë, natyra po bën ciklin e saj në pak javë. Uji që ka avulluar në verë do të bjerë, nuk do të qëndrojë në atmosferë. Por reshjet nuk bien të shtrira në kohë, bien me rrebeshe, të përqëndruara. Moti nuk është më ai i 30 viteve me parë. Nuk ka më akull, nuk ka më shi që bie “shtruar” për 3 muaj rresht.

Reshjet bien furishëm dhe shkaktojnë katastrofa. Për pasojë, toka nuk ngopet më me ujë. Po shterojnë edhe ujërat nëntokësore. Sondat duhet shpojnë më thellë për të nxjerrë ujë nga puset. Malet nuk depozitojnë me ujë në formën e borës për ta shkrirë dalë-nga-dalë në pranverë. Lumenjtë janë bërë me agresivë e deti po përpin tokën me shpejtësi…

Klima ka ndryshuar o budallenj. Dhe ne duhet ti përshtatemi, të mbrohemi, ndryshe do të ngordhim.

Ne duhet të ndërtojmë rrugë më të forta, që ti rezistojnë ujërave, jo ura pa themele që ti marrë përroi në “krahë”.
Ne duhet të ndërtojmë argjinatura për tu mbrojtur nga lumjentë e nga deti.

Por çfarë bëjmë ne?

Asgjë. Ne(më ndjeni shumë për fjalën) nuk e rruajmë fare për natyrën. Vazhdojmë të ndërtojmë rrugë shkel e shko, sa për ti nxjerr në TV. Vazhdojmë të mos investojmë në mbrojtje nga erozioni. Vazhdojmë të shpyllëzojmë e të mos mbjellim. Vazhdojmë të shkatërrojmë shtretërit e lumenjve.

Sapo bien reshjet, vërshojnë në rrjetet sociale foto punëtorësh me lopata në duar që heqin gurë nëpër rrugë, me diçiturën: Të gjithë në këmbë për të përballuar situatën.

Sapo fillojnë përmbytjet, vërshojnë fotot e ministrave dhe deputetëve me çizme e mushama, nëpër pellgje me ujë, sërish me diçiturën: Të gjithë në këmbë për t’iu gjendur pranë popullit.

Dhe më pas futen në makinat e ngrohta të numërojnë Liket e postimeve.

Pastaj shfaqen sërish fotot, 5 vetë me nga një lopatë në dorë duke mbjellë një pemë, me diçiturën: Ja dhe një pyll i ri me mijëra pemë, në malin “filan”.

Ndërsa në verë digjemi e përvëlohemi, sepse s’ kemi një helikopter ti hedhim ujë zjarrit.
Klima ka ndryshuar o idjotë!

Thërritini mendjes, kudo të jeni, në qeveri, në opozitë, nëpunës shteti apo në kompani private.

E di që katastrofave nuk kemi ç’i bëjmë as ne, e askush tjetër në botë. Por ndryshe nga shumë popuj të tjerë, ne e ndihmojmë katastorfën të bëhet edhe më e fortë. Ne bëjmë që edhe një rrebesh shiu të shndërrohet në katastrofë. Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi.