KAKADEMIKU

0
573
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Kakademikun e Beogradit dhe “Qafë-Thanës”, e njoh moti kohë, që nga sistemi komunist jugosllav-shqiptar. Edhe Sot, Neokomunist. E, jo atë personazhin Kryengritës të fushave dhe maleve në romanin e autorit të këtij shkrimi piblicistik: “Shtëpia Publike” (2000, 2015), me armë në dorë për Çlirimin e Trojeve Etnike Shqiptare. Atdheut Fishtës, dhe Mëmëdheut të Çajupit. Edhe, atë: Gjatë “ndryshimeve demokratike”: Hapjen e Universitetit Tetovës, një “foshnje e vdekur”, sipas propagandës politike shoveniste antishqiptare të Dhëndrrit Fërçkovski me disa poste partiake politike në Shtetin e “përbashkët”.

E, ky Kakademiku jugosllav, gjithë kohën e jetës tij është marrë me “Lëvizje patriotike”, për “Shqipëri Etnike”. Tubime “kulturore – politike”, në Tetovë e Shkup. Fatkeqësisht, në një Tubim të tillë kam marrë edhe unë pjesë, në të cilin edhe m’u afrua lista e pjesmarrësve për nënshkrim (firmë). E dija, edhe atë se, në atë kohë të rrezikshme shkoje si qeni në rrush, megjithatë më pëlqenin organizimet e këtilla “kulturore” – politike me kryetarët e tyre bashkëpunëtorë të policisë Shtetit “përbashkët”. Nga, njëra anë shpërndanin “fshehtas” armë duke ia shitur popullit shqiptar, e të nesërmen në anën tjetër pas porte, Listën e atyre blerësve e dorëzonin në polici.

Gjatë një takimi “kulruror”, në Tetovë pas afrimit të një liste të tillë të pjesmarrësve, dihet e nënshkruajta edhe Unë si pjasmarrës. Kurrë, nuk do të më shkonte mendja se, ajo listë do të përfundonte të nesërmen në polici. Përçudi, edhe Sot Kakademiku vazhdon me veprimtarinë e tij “kulturore-patriotike”: Shkruan, edhe opinione publicistike me titull shkencor (Dr.), dhe bënë intervista edhe me “veteranë” lufte. Edhe, i publikon në mjetet e informacionit: gazeta të varura e “pavarura” dhe portale elektronike nëpër botë.

Vite më vonë, kur Unë e publikova Librin publicistik-satirik “Trumbetat e Tellallit” (1992), në një “bisedë informative” me njëzetë nënshkrime (firma) si “armik i shtetit përbashkët”, pas disa përcjelljeve policore dhe hetimeve me vite: në Prishtinë, Shkup dhe Paris, mua ma nxorrën mbi tavolinë edhe atë Listën e Kakademikut, që e kisha nënshkruar dora vetë në atë takim “kulturor-artisitk”?!

E pabesueshme, çdo gjë dinin për mua si shkrimtar: në Kërçovë, Shkup, Prishtitnë dhe Paris. Jetën time private familjare. Edhe, shpifjeve, se: Unë, “Çështjen Shqiptare dua ta zgjidh me luftë?!” Përmëkeq, se: “Unë jam ai kryesori i dërguar nga Kosova të veproj në këto anë të Malësisë Shkupit. Dhjetëra mijëra marka i kisha dërguar Partisë Socaliste të Shqipërisë. Disa takime të fshehta kisha pasur në Bullgari”, asaj kohe kur Unë, nuk kisha as pasaportë udhëtimi. Përmëtepër, si dëshmi denoncimi i kisha mbi tavolinë edhe njëzetë nënshkrime (firma) nga “patriotët” e sotshëm kuqezi shqiptar me poste politike të dalldisur e arratisur në mjetet e informacionit dhe Qeveri.

Unë, sipas tyre: “Kisha marrë pjesë edhe në një “Takim Kulturor” në Tetovë. Listë, të cilën si pjesmarrës e kisha nënshkruar dora vetë, dhe ajo të nesërmen: Kishte përfunduar dhe dorëzuar nga Oraganizatori, në polici?! Poashtu, në restornatin “Menada” në Shkup, kisha pi kafe me një “armik të rrezikshëm” nga Kosova, i cili u kishte ikur nga burgu me këmbë të thyer në arrati.” Qesha. Faleminderit, për informatën policore. Vërtetë, nuk e paskam ditur deri më sot, se kisha pi kafe me një “arrmik të rrezikshëm të Shtetit përbashkë”. Por, Unë nuk mund t’u them kalimtarëve të rastit në rastorant, nëse më pyesin: a, është tavolina e lirë, dhe a mund të ulen me mua në sofër.

Dikur, Inspektori doli edhe te qëllimi kryesor policor: Libri, “Trumbetat e Tellallit” (1992). Libër, i cili asaj kohe ngjalli polemika të papara në mjetet e informacionit (“Flaka e vëllazërimit”). I cili edhe ngjalli interesim të madh tek lexuesit, dhe përveç librarive nëpër disa qytete, shitej edhe nga një shitës i gazetave nëpër “Bit-Pazar”, të cilit një “patriot” shkrimtar shqiptar me disa poste politike partiake asaj kohe dhe çmime shtetërore i kishte thënë, se: “Këtë libër e ka finansuar policia”?! A, do t’i shohësh, kush janë ato “burra” mejdani, më pyeti Inspektori?” Jo, iu përgjigja. Nuk dua t’i shoh as me sy, e di se kush janë me emër e mbiemër denoncuesit e Shtetit “përbashkët”. Fati im, që në atë listë denoncimi nuk ishte me emër e mbiemër, asnjë Grua Besnike.

Qesha me Inspektorin, që më mori në pyetje. I them: Unë dua të jem ai “Kryesori”, në të cilin ju dyshoni si “armik i Shtetit të përbashkët”, Çështjen Shqiptare ta zgjidh me luftë! Por fatkeqësisht, sotpërsot, nuk jam ai “Kryesori”. Dhe, as që jam i “dërguar” nga Kosova të veproj në këto anë shqiptare. Aqmëpak, i kam dërguar “dhjetëra mijëra marka Partisë Socialiste, në Shqipëri”. E, as kam pasur “takime të fshehta”, në Bullgari. Dhe, më mos më thirrni në këto “Biseda informative”!

Domethënë, Sigurimi Shtetëror që në atë kohë (1992) kishte informata të sigurta, se: Në vitin 2001 do të kemi konflikte ndëretnike, Luftë. I dinte “armiqtë” e Shtetit të “përbashkët”, “nacionalistët”, “irredentistët” dhe “patriotët” kuqezi. Ashtu, edhe ndodhi: 2001 -shi na trokiti në derë. Rrufjanët e asaj kohe krize lufte “i rrokën” armët. Dje si partizanë të Partisë Politike Komuniste, sot si “komandantë”, opionistë dhe “profesorë” Universitar duke i shëtitur me poste politike, gati të gjitha Partitë Politike Neokomuniste në pushtet.

Inspektori, vazhdoi me rrëfimin: A, e di ti se Librin “Trumbetat e Tellallit” e kemi të përkthyer edhe në gjuhën maqedonase? Dhe, është thikë me dy teha. Po, e di. I njoh edhe ato përkthyesë shqiptar. Vetëmse, ai Libër është fshikullim i Partive Politike dhe disa politikanëve të arratisur e dalldisur pas posteve partiake. Asgjë, nuk ka në atë Libër kundër Shtetit të “përbashkët” dhe Shoqërisë. Njerëzimit. Në rregull, ndërhyri Inspektori: Por, mos harro se, ato Parti Politike, që ti i fshikullon me penë, janë në shërbim tonin si Shtet i “përbashkët”. Qesha, me vete. Edhe, këtë e di moti si shkrimtar.

Asaj kohe, në atë “bisedë informative”, nuk kisha edhe makinë udhëtimi. Mora Veten në duar lyrek, këmbët dhe dola në rrugë për ta pritur autobusin urban. Një makinë, u ndal para këmbëve të mia duke çuar plot pluhur. U hapë dera: Për ku shkon, më pyeti shoferi? Deri në “Bit-Pazar”. Ecë hipë me mua, edhe unë shkoj asaj rruge. Hipa. Tek tashti, e pash se ishte Inspektori i policisë që më mori para pak kohe në “bisedë informative”. Posa, arritëm në “Bit-Pazar”, më pyeti: Ku do të të lë si udhëtar “rasti”? Iu, përgjigjigja, lemë ku të duash ti, në “Bit-Pazar”! Vetëm, mos më dërgo përsëri në polici për “bisedë informative”!

Inspktori, e ndali makinën në mes të “Bit-Pazrit”, dhe përsëri më provokoi: Ato tutë, kur do të të shohin se ti zbret nga makina e policisë, do të mendojnë se ti je bashkëpuntor i yni? Qesha. Dhe, iu përgjigja plumb: Punemadhe. Nuk, ka problem. Ashtu edhe ashtu, ato mendojnë se unë jam bashkëpunëtor i juaji, spiun. Hoxha i Allahut, ka shkuar edhe më larg në mjetet e informacionit: “Kalosh Çeliku, është spiun rus dhe pi “Skopsko”, nën Rrap. Por, këtë e di vetëm Unë si shkrimtar me vite: në shi, breshër, akull dhe borë. Autorë i mbi shtatëdhjetë librave në poezi e prozë. I përkthyer edhe në disa gjuhë botërore, spiun i kujt shteti jam si Shkrimtar shqiptar. Zbrita nga makina e policisë, në “Bit-Pazar” me një faleminderit dhe ditën e mirë duke i thënë Inspektorit të policisë. Ika, dhe u strehova nën Rrap mes Dy shtambave me verë të Mikes.

Dorën, në zemër e kanë mbajtur fjalën si policë, në Shtetin e “përbashkët”. Edhe, pse: Unë, edhe Sot e kësaj dite nuk mund t’u besoj atyre si “vëllezër” të Njerkës. E kryejnë punën e tyre si policë, nga ku edhe marrin rrogë. E, Unë e kryej punën e Shkrimtarit, edhe pa pagesë deri më sot, edhe pas gjithë atyre librave publicistik, ku i kam fshikulluar si “patritotë” në Shtetin e “përbashkët”, kurrë nuk më kanë thirrë në “biseda informative”. As, edhe njeri i gjallë rrugëve, nuk më ka kërkuar kartë indefikimi, në Shkup. Sotpërsot, ende jam gjallë si Shkrimtar shqiptar, në Atdhe. Mëmëdheun e Çajupit.

Dhe, mbeta me një “bisedë informative” në polici. Nuk e di, për Nesër?!…