KEMI HUMBUR PAQEN BRENDA KOMBIT

0
726

Ushtaraku Sulejman Abazi Neshaj: Kombi që nuk vlerëson rreziqet, jeta dhe historia e tij përherë do të kalojnë në rrugë të përgjakëshme

Nga Revista Drini4 Prill 2018

Rruga në të dy anët e Drinit, duhet të na bashkojë e jo të na përçajë.

Kokërriza me kripë dhe piper.
 Kombi që nuk vlerëson rreziqet që i kanosen nga jashtë dhe brenda, jeta dhe historia e tij përherë do të kalojnë në rrugë të përgjakëshme.
 Në Shqipëri nuk bëhet më fjalë vetëm për veprimin e krimit të organizuar. Mafia politike dhe kriminale në pushtet, ka kapur shtetin për fyti. Kërkohet zgjidhje.

 Rruga drejt Bashkimit Europian është pengu i politikanëve konfliktual, të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ka ardhur koha që populli të shkundë supet.
 Kapitalizmi allashqiptar po vazhdon të përpijë dhe të dhunoj çdo ditë jetë njerëzish. “Thika” e mjerimit, e “temperuar” në gjakun e tyre, po vazhdon të godasë pa mëshirë popullin pas shpine.

 Për taksimin e “Rrugës së Kombit” nga Durrësi në Prishtinë, duhen pyetur durrsakët, tiranasit, kuksianët, prizrenasit, prishtinasit, biles edhe preshevarët, sanxhakasit e deri në Grykë të Rozhajës.

 Vetëm një sistem politik i konsoliduar mund të garantojë rrugën e Shqipërisë dhe Kosovës drejt antarësimit në Bashkimin Europian. Jemi shumë larg standardeve të tij.
 Gjeni mënyrën më të mirë për ta bërë popullin pjesë të zgjidhjeve dhe jo gjenerues të problemeve, që çojnë drejt dhunës, mosbindjes civile dhe anarkisë. Shqipëria është jona.
 Në Kosovë: Si ta kuptoni se ëfarë keni bërë sot me vendimin që keni marrë, mos guxoni më të flisni në emër të Dëshmorëve dhe Luftës Çlirimtare. Populli iu ka dalë borxhit.

 Kosovë e dashur, përgatitu për një raund të vështirë për të ardhmen tënde. Ajo që ka filluar të veprojë në Shqipëri për vendosjen e drejtësisë, do të ndodh edhe aty.
 Mburravecëve dhe egoistëve politikanë: Në sjelljen tuaj ka vetëm narcizëm. Kujdes, po dhunoni me vetëdije psikikën tuaj. “Un-it dhe diktatit i ka dalë kallaji dhe boja.

 Kush vazhdon të braktisë vendin andej nga burojnë lumenjtë tanë, do ta ketë vështirë të rikthehet në vatrat e tij. Andej buron sot rreziku ynë kombëtar.
 Kush emigron andej nga derdhen lumenjtë tanë në det, një ditë do të rikthehet në vatrat e tij stërgjyshore. Andej është dhe buron siguria jonë.

 Psikologu i drejtohet politikanëve, të cilët për 28 vite e thyen Shqipërinë më dysh me përversitetin e tyre në moral dhe në politikë: Nuk më duhet shumë emri yt o i mjerë, por dua të di nga se vuan!
Faleminderit.

*Sulejman Abazi NESHAJ, Tiranë-Vlorë, ushtarak shqiptar i pensionuar.