KINA – MREKULLI E BOTËS

1
290
Nikë Gashaj

Nikë Gashaj

Republika Popullore e Kinës është vendi më i populluar në botë, me mbi 1.4 miliardë banorë. Territorialisht, është vendi i tretë më i madh në botë, por popullsia është e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë, kështu që në pjesën bregdetare të Kinës jetojnë mbi 80% të popullsisë, dhe pjesa tjetër është e vendosur në Kinën qendrore dhe në Tibetin, ku janë majet më të larta në botë.

Kina është një nga vendet në botë me një civilizim më të gjatë, disa mijëra vjet të vjetër. Natyrisht, kanë ekzistuar dhe shumë civilizime të tjera që janë shumë të vjetra, por në Kinë është një fenomen që ky civilizim jeton ende në një mënyrë të caktuar akoma edhe sot. Kur Neil Armstrong doli në hanë, e vetmja gjë që pa në tokë është Muri i Kinës. Dhe ai është një nga mrekullitë e botës. Sot janë ruajtur mbi 2.000 km të këtij muri dhe dikur ishte rreth 4.000 km i gjatë.

Kur u krye reforma agrare, 500 milion hektarë tokë u shpërdanë, dhe kjo është një nga mrekullitë e botës. Dhe shumë çka tjetër. Vetëm fakti që dëshmon se mbi një miliard e katërqind milion njerëz jetojnë në Kinë, imponon përfundimin se atij vendi i duhet një mënyrë tjetër e jetës, organizimi shoqëror dhe i biznesi, dhe një sistem politik ndryshe nga të tjerët.Sepse ndoshta është një mrekulli më e madhe botërore ajo që Kina arrin t’i ushqejë një miliard e 400 milion banorë, dhe atë kryesisht me forcat e veta.

Kina ka një sistem politik socialist dhe Partia Komuniste është leva kryesore politike e vendit. Në Kinë është e pranishme teza se” funksionimi i institucioneve politike të gjithë sistemit politik të Kinës nuk mund të kuptohet dhe sigurohet pa Partinë Komuniste dhe rolin e saj”. Gjegjësisht, ajo niset nga meritat historike të PKK në udhëheqjen e revolucionit dhe në krijimin e një Kine të re demokratike dhe popullore, ashtu që nga vet fillimi i jetës së Republikës së re, institucioni politik më i rëndësishëm udhëheqës i tërë sistemit politik, është partia komuniste”. Mirëpo, në kuadër të demokratizimit gradual të Kinës Partia Komuniste përfundimisht është përcaktua për një koncept të pluralizmit specifik politik dhe të sistemit shumëpartiak.

Pavarësisht nga të gjitha kufizimet e një koncepti të tillë dhe faktit që Partia Komuniste e Kinës ende i mban të gjitha levat e pushtetit në duar të saj, në Kinë sot, përveç PKK, ka dhe shumë parti të tjera, sikurse janë: Aleanca Demokratike, Komiteti Revolucionar Kuomintanga, Partia Fshatare Kineze, Partia Demokratike e Punëtorëve, Partia e Drejtësisë, Shoqata Kineze për zhvillimin Demokratik Kombëtar, etj.

Megjithëse këto parti janë ende në margjinat e jetës politike të Kinës, pa fuqi të vërtë të ndikimit, vetëm veprimi i tyre i lirë dhe i garantuar me kushtetutë është një hap historik përpara për rrethanat kineze. Kjo është arsyeja pse shumë sot e nënvizojnë këtëspecifikë kineze si një shembull të kompromisit, multipartiak dhe njëpartiak, natyrisht, me epërsinë e kësaj të fundit.

Siç dihet, gjuha kineze e shkruar nuk bazohet në përcaktimin alfabetik të shkrojnave të veçanta në fjali, sikurse janë ato në gjuhët evropiane e të tjera. Atje, secili term shënohet me një imaxh që ka evoluar gjatë historisë, ose një kombinim foto për dy ose tri terma. Kjo quhet alfabeti kinez ideograme. Afabeti ideogramik ka bërë të mundur krijimin e një trashëgimie të përbashkët letrare të gjithë kinezëve dhe ruajtjen e homogjenitetit të tyre kulturor dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët kombëtare.

Që nga fillimi i reformave ekonomike më 1978, ekonomia kineze ka qenë një nga vendet me rritje më të shpejtë në botë, me një përqindje konstante të rritjes vjetore, rreth 9%. Kjo është një përqindje fantastike. Dhe dikur shkonte deri në 18 ose 19% të rritjes në periudha të caktuara.

Në fund të vitit 2010, Kina ka disponuar me rezervat më të mëdha valutore në botë. Dhe nga viti 2014, Kina ka qenë ekonomia më e madhe në botë, përsa i përket barazisë së fuqisë blerëse. Kina është eksportuesi më i madh në botë dhe importuesi i dytë më i madh i mallrave. Pas Revolucionit Kulturor, Kina u bë shpejt një nga fuqitë kryesore teknologjike në botë, duke investuar mbi 100 miliardë për kërkime shkencore.

Republika Popullore e Kinës u krijua më 1949. Ndërsa me kushtetutën e parë më 1954, Kina u shpall një shtet i demokracisë popullore. Aty është bë fjalë për një aleancë punëtorësh dhe fshatarësh me qëllimin themelues, që është ndërtimi i socializmit. Më 1975, u miratua Kushtetuta e dytë kineze, e cila është shumë e shkurtër, me 30 nene. Sipas asaj Kushtetut, Kina u shpall një shtet socialist. Partia komuniste e Kinës u tha se është avangardë e klasës punëtore dhe që është thelbi kryesor i gjithë popullit kinez. Mao Ce Tungu e ka luajtur rolin kryesor.

Kushtetuta e tretë kineze u miratua më 1978, ajo mbetet në parimet themelore të kushtetutës së mëparshme, dhe kjo është theksimi i rolit të madh të Partisë, me një aspiratë të theksuar për zhvillimin e demokracisë socialiste. Kushtetuta tjetër kineze, respektivisht ndryshimet kushtetuese, u miratuan më 1982. Sipas këtyre ndryshimeve kushtetuese, institucionet më të rëndësishme të sistemit politik të Kinës janë: Kongresi Popullor Kombëtar, Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar, Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Shtetit.

Përfundim: mund të konstatohet, se në arritjet e rezultateve të larta pozitive në fushat e ndryshme të shoqërisë dhe shtetit, Kinës nuk i ka pengua rregullimi shtetëror socialist, as Partia Komuniste si forcë kryesore politike. Në lidhje me këtë, njohjet nga shkencat politike njoftojnëpër formulën shkencore të Komunizmit, e cila është: teknika + humanizmi = Komunizmi. Me një fjalë, zhvillimi i forcave prodhuese dhe humanizmi në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Mirëpo, në anën tjetër ky koncept politik nuk është zbatuar në mënyrë konsekuente në praktikë. Për shembull: Bashkimi Sovjetik zhvilloi komponentën e parë, dmth. teknikën dhe forcat prodhuese dhe arriti një shkallë të lartë të zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë, dhe ashtu ai vend komunist u bë superfuqi atomike botërore, por në anën tjetër la pas dore, komponentën e dytë, humanizmin në marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Ne jemi gjithashtu dëshmitar se me shpërbërjen e përgjithshme të ish -RSFJ-së, komunizmi është zëvendësuar me nacionalizmin ekstrem. Gjegjësisht, krimet e luftës dhe gjenocidet masive u kryen në ish-Jugosllavi, dmth. krime kundër njerëzimit. Më tutje, futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, ishte më tepër në kuptim formal, sesa në fakticitet, meqenëse, në të vërtetë një oligarki e njëjtë politike e drejtoi pushtetin për 30 vjet, respektivisht më mirë me thënë se ne kishim sundimin e një njeriu, e që është karakteristikë për regjime politike jodemokratike apo autokratike.

Duke pasur parasysh mungesën e një kulture politike dhe të vetëdijes demokratike në Mal të Zi, është iluzion të flitet akoma për një pluralizëm politik demokratik si një fryt civilizues. Eventualisht, mund të flitet për kuazipluralizëm.

Më në fund, shumë analistë sot mendojnë se nëse Kina vazhdon këtë ritëm të zhvillimit, ajo do të jetë fuqia më e fortë ekonomike në botë, në të ardhmën e afërt. Meqënse, Kina ka një potencial të madh njerëzor dhe natyror, ndërsa zhvillimi shkencor dhe teknologjik ka marrë hov.

Kina po paraqet një model të veçantë të kombinuar: një ekonomi të planifikuar socialiste dhe të tregut që shkon pothuajse krah për krah. Në atë drejtim, Kina ka investuar shumë në shkencë dhe teknologji moderne dhe ka bërë shumë punë me mendjen e saj. Shkenca dhe teknologjia shihen si një gjë e rëndësishme për arritjen e qëllimeve ekonomike dhe politike. Ajo gjithashtu ka bërë hapa të rëndësishëm në liberalizimin ekonomik.

Në përgjithësi, Kina është ende një e panjohur e madhe dhe pyetja është se çfarë do të ndodhë me të vërtetë në atë vend të madh në vitet e ardhshme, cilën rrugë do të ndjekë Kina dhe nëse do të befasojë përsëri botën me zgjidhjet e saj origjinale.

1 KOMENT

  1. Niko,

    Krimet ne sh RSfj nuk jane krye, por i ka krye kombi Serb.

    Kina eshte shtet komunist dmth terrorist dhe i poshter. Me 1978 i kane prodhuar 2 traktora dhe si t’prodhojnë 10 mije traktora …
    Po çfarë mrekullie more komunist i shkavellizuar!!!!!!

Komentet janë mbyllur.