Kjo është ura më unike në botë (FOTO)

0
2661
Øresundsbro

InfoPress, E martë, 03 Maj 2016

Danimarka dhe Suedia ndahen nga një hapësirë e vogël ujore, që njihet si gjiri Øresund. Pavarësisht se në hartë duket si një distancë e shkurtër, ajo është 16 km.

Kohë më parë, danezët dhe suedezët e kalonin këtë distancë me tragete, por vitet e fundit, ajo mund të bëhet me makinë. Kjo falë një ure me të vërtetë unike.

Ajo është një autostradë e mirëfilltë me katër korsi, që nis si urë dhe përfundon si tunel.

Ky lloj ndërtimi është bërë me qëllim që të shmanget bllokimi i uljes së avionëve në aeroportin e Kopenhagenit, që ndodhet aty pranë, dhe për t’u lënë hapësirë anijeve të kalojnë lirshëm në ujërat e gjirit.