KOLEGJI “ILIRIA” NË PRISHTINË DHE PRESIDENTI I TIJ, MIXHAIT REÇI NDEROHEN ME ÇMIMIN “JUSTINIANI I MADH”

0
1039

Ky Çmim iu dorëzua nga Konsulli i Përgjthshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Sh. Tij, z. Avni PONARI.

Valdet ERMALI

Këto ditë në Muzeun Historik (salla “Konstandin Shapataraku”) në Tiranë, Akademia Monarkiste Shqiptare organizoi veprimtarinë “Akademia e Çmimeve”, ku u ndanë çmimet “Mbretëresha Teuta”, “Justiniani i Madh”, Konstandini i Madh”, “Niket Dardani” e “Lekë Dukagjini” për personalitete të shkencës, monarkisë, diplomacisë, historisë, politikës, arsimit e kulturës si dhe për institucione të arsimit, etj.

Çmimi “Justiniani i Madh” iu dha Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, me vendimin nr. 17., dt. 17 shkurt 2017, me këtë motivacion: “Ka arritur të jetë një institucion modern, me tradita të larta arsimore kombëtare shqiptare dhe koncepte të vyera bashkëkohore të arsimit e edukimit; duke pasë në qendër të filozofisë e veprimtarisë së tij studentin dhe vetëm studentin; me një imazh e frymë kombëtare dhe perëndimore; me kushte e mundësi të mira, ndërthurje të teorisë me praktikën, etj.; me lartësime të veprimtarisë akademike, rrezaton kontribute e vlera panshqiptare”


Ky Çmim iu dorëzua nga prof. dr. Shefqet HOXHA, Mësues i Popullit.

Me Çmimin “Justinian ii Madh” u nderua dhe prof. dr. Mixhait REÇI, themeluesi e president ii Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, me vendimin nr. 16, dt. 17 shkurt 2017, me këtë motivacionin: “Për kontributet e tij në themelimin e drejtimin e Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë dhe të arsimit universitar shqip në Maqedoni; për frymën e peshën akademike shqiptare e perëndimore në veprimtarinë e tij dhe të universitetit të tij;

Akademia Monarkiste Shqiptare, në veprimtarinë e saj “Akademia e Çmimeve” nderoi edhe Mbretëreshën SUZAN e Shqiptarëve (pas vdekjes) me Çmimin “Mbretëresha Teuta”, z. Avni PONARI – Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri dhe dr. Muhamet MALO me Çmimin “Justiniani i Madh”; Kolonel, dr. Dritan DEMIRAJ – ish ministër i Brendshëm i Shqipërisë; historianin e koleksionistin Shpëtim SALA e monarkistin e legalistin e njohur Daut MEHMETI me Çmimin “Konstandini i Madh”, studiuesin, teologun e shkrimtarin Hasan SELIMI me Çmimin “Lekë DUKAGJINI”; prof. dr. Bajram XHAFA – kryetar i Senatit të Akademisë Monarkiste Shqiptare dhe studiuesin, gazetarin e përkthyesin e njohur Guxim ALIMANI me Çmimin “Niket Dardani”.


Foto 1: – Konsulli i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Sh. Tij, Avni PONARI (në të majtë) duke i dorëzuar Çmimin “Justiniani i Madh” Kolegjit Mbretëror “Iliria”.

Foto 2: – Prof. dr. Shefqet HOXHA, Mësues i Popullit (në të djathtë) duke i dorëzuar Çmimin “Justiniani i Madh” prof. dr. Mixhait REÇIT.

Dërgoi për publikim, Ramiz Lushaj, gazetar